Jetesa e planizuar dhe e principializuar

Eshtë shumë me rëndësi që, qysh në krye, të mund ta sho­him dhe vlerësojmë jetën tonë si një katalog principesh dhe ta jetojmë atë si të tillë. Po, të mund të themi: "Këtë vit e kam bërë plan kështu, vitin tjetër, kështu, vitin më pas, kështu", etj. Kur të mund të themi kështu, do të për­ballemi vazhdimisht me një së­rë të njohurash të proje­k­tuara e të planizuara, do të vendosim me lehtësi dhe kurr­sesi s'do të biem në hutim. Por po të mos kemi një sërë principesh dhe planesh për të ardhmen, duhet të bëhemi gati që qysh nesër, të hutuar, të zvarrisemi nëpër një gru­mbull të panjohurash. Mendoni sikur ky grumbull të pa­njo­hurash t'ju bjerë menjëherë përsipër. Ka shumë mun­dësi që do t'u bini gjunjëve me pëllëmbë e do të rënkoni me dëshpërim. Kurse për të gjitha këto duhet të keni ven­dosur ende pa dalë në shesh.

Tani, duke dalë mbi sipërfaqen e të gjitha këtyre gjëra­ve, le t'i hedhim një vështrim gjendjes së botës islame prej një miliard e gjysëm. Dhe shohim se janë kah digjen bash­kë në të njëjtin oxhak dhe në të njëjtin zjarr me flakët gjer në qiell edhe ati, edhe biri dhe se të dy e shohin njëri-tjetrin në indiferentizëm dhe moskokëçarje të plotë. Ndërsa një komb apo disa kombe janë kah zhyten, me sytë çelë e duke e parë njëri-tjetrin, në të njëjtin llum, ata që vijnë nga pas, krejt si një turmë e verbër, ja­në kah zhyten, pa parë majtas e djathtas, po aty dhe janë kah ecin drejt mjerimit duke mbetur në mendjet si një kujtim i padëshiruar...

Me atë shprehjen e tij lakonike, Profeti ynë (s.a.s.) na tërheq vëmendjen dhe na paralajmëron kështu: "Do t'u ngjiteni nga pas paraardhësve tuaj duke i ndjekur ata hap pas hapi..." [1]

Nga kjo shprehje e tij mund të nxjerrim paralajmërimin: "Me­rr­ni mësim, kini kujdes, ecni sikur të ecnit në truall të mi­nuar dhe tregohuni gjithmonë të matur me frikën se çdo çast mund të përballeni me një shpërthim!"

Le t'i nënvizojmë këto vargje prekëse të të ndjerit M. Akif në përshkrimin e botës islame:

Cipa është zhveshur e ka rënë: kudo një pafytyrësi e tillë...
Ç'fytyra të shëmtuara mbuloka një perde e hollë!
S'ka besë, fjalë të dhënë, amaneti-fjalë pa rëndësi;
Gënjeshtra shkon; tradhtia, duhet; të drejtën s'e njeh njeri.
Zemrat, pa mëshirë; ndjenjat, të ulta; qëllimet, të përvëlojnë;
Kuptimi i dalë nga vështrimet të tjerët i nënvleftëson.
Trutë rrëqethen, o Zot, ç'përmbysje e frikshme ka ngjarë:
As fe ka mbetur, as besim; besimi bërë dhé; feja, gërmadhë!
Krenaritë le të vlojnë, ndërgjegjet të ngecin në belbësi...
Ndërsa ky rrënim moral përparon, s'mbetet pavarësi!

Jo vetëm në një vend, kudo grindje dhe rrënim moral, aq sa edhe ata që janë të shqetësuar prej kësaj, madje, nën ndikimin radioaktiv të tij, të pandjeshëm, duket sikur s'dinë asgjë!


[1] Buhari, I'tisam, 14; Enbija, 50; Muslim, Ilm, 6.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.