T’i mësojmë fëmijët me xhaminë qysh të vegjël

Në periudhën e Profetit, fëmijët, sado të vegjël të qenë, mund të hynin në xhami në çdo kohë. Por sa e hidhur është që, në ditët tona, dërgimin e fëmijëve në xhami e shohim në ku­ndërshtim me etikën e xhamisë! Gjithashtu, sa e hi­dhur është që në çdo xhami mund të gjinden ca pleq të pra­pë që u duken fëmijëve si gogolë që i trembin nga xhamia. Për fat të keq, disa herë, njerëz të moshuar me njohuri fe­tare dhe botëkuptim tepër të ngushtë pandehin se, duke thartuar fytyrën apo ngrysur vetu­llat para fëmijëve, e mbrojnë dinjitetin e xhamisë! Kurse me kë­të qëndrim ata i trembin fëmijët nga xhamia dhe i kundërvihen sunnetit të Profetit (s.a.s.)! Përsa i përket rregullimit të radhëve të faljes në xhami, Profeti këshillon që para të vendosen burrat, pas tyre fëmijët dhe, duke u mbështetur mbi një konsideratë njerëzore, këshillon që, pas fë­mijëve, të vendosen gratë.[1]

Ja, pra, kur veprohet kështu, fëmijët do ta shohin e ndje­jnë kënaqësinë e njerëzve në namaz dhe do t'u shtohet interesimi për ta jetuar besimin dhe fenë. Prandaj jo t'i përzejmë, jo t'u dukemi të ashpër, jo t'i trembim ata, por, në qoftë me vend, t'u japim dhurata dhe t'i afrojmë ndaj na­mazit. Duhet t'ua bëjmë të dashur fëmijëve xhaminë, obo­rrin dhe lulishten e xhamisë dhe ta mbajmë gjallë në ndje­njat e tyre shenjtërinë e faltores. Profeti e mbante në sup të nipin Umame ndërsa drejtonte faljen në xhami; e ulte po­shtë kur përkulej dhe e merrte kur ngrihej![2] Fakti që këtë e bënte i Dërguari i Madh (s.a.s.) që ishte njeriu që ndiqej dhe udhëzuesi i përgjithshëm, ka rëndësi të madhe si model për t'u marrë shembull.

Nuk ka ndodhur kurrë që Profeti (s.a.s.) të thotë ndonjë fjalë të ashpër apo të mbajë ndonjë qëndrim që do të kon­siderohej shkak për t'i nxjerrë fëmijët nga xhamia. Prandaj xhaminë du­het ta bëjmë një kënd të bukur të lagjes dhe shtëpinë, një na­mazgjah, në mënyrë që, sa herë t'i hapë sytë fëmija, të ndodhet përballë me shenja që ia kujtojnë Allahun (xh.xh.), për rrje­dhojë, ta ndjejë jetën brenda një atmosfere hyjnore dhe, me vu­llnet e ndërgjegje të lirë, ta përcaktojë vetë rrugën e të ecë në të! Po qe se e trajtojmë çështjen vetëm në lidhje me namazin, kur fëmija të hyjë në moshën për të falur namaz, po qe se i ati e kap për dore, e ul në një skaj të sexhadesë pranë s'ëmës dhe arrin ta lidhë me zemër pas "altarit" të tij të përjetshëm në për­masat e at­mosferës që e rrethon, ka arritur një sukses shumë të rën­dësishëm, sepse namazi është një gjë shumë e rëndësishme për t'iu drejtuar Allahut!



[1] shih Vehbe Zuhajli, Enciklopedi e të Drejtës Islame, 2/352-353.
[2] Nesai, Sehv, 13; Muvatta, Salat, 85.
Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.