Pretendohet se profetësia e profetit Muhammed u përkiste posaçërisht epokës së vet dhe arabëve. A mund ta ndriçoni këtë çështje?
Ashtu si nuk gjendet as edhe një dokument i vogël, madje as edhe një shenjë për përkatësinë ndaj epokës së vet të profetësisë së Pejgamberit tonë, nuk ekziston as edhe ndonjëfarë argumenti në favor të pretendimit se ai u dërgua vetëm për arabët. Në të kundërt, të gjitha argumentët e pranishme përkojnë në një pikë, në atë se gjatë gjithë jetës së tij të lartë(1) ai deshi ta përhapte Islamin në të katër anët duke përdorur të gjithë forcën dhe potencialin e tij të mundshëm.
Leka i Madh(2) pati aspiruar të triumfonte njerëzimin dhe të ngrinte një shtet në emër të sundimit të botës, Qezari – për llogari të Romës dhe romakëve, Napoleoni – drejt synimit të një perandorie. Kurse Pejgamberi ynë i lartë (s.a.v.) – esenca e vetë Ekzistencës, zotëria i kohës dhe i hapësirës – duke u dhënë parardhësve të tij direktivën e triumfit të botës, e jepte për të hapur bllokimet në rrugët që çonin drejt lumturisë tokësore e shpirtërore, për t'i kthyer vlerën e humbur Birit të Njeriut të krijuar si qenia më e përsosur dhe e nderuar(3), për ta ngritur në lartësinë e synimit të krijimit njeriun e rrokullisur në llumin e poshtërsisë së poshtërsive. Për t'i realizuar këto qëllime si përfaqësues i Allahut që ishte, dhe nën urdhërat e direktivat e Tij, që sa ishte gjallë, e zgjati në të katër anët e botës dorën e tij të bekuar që shpërndante dritë dhe mesazhet e që solli nga i Vërteti, ia parashtroi çdokujt që mundi t'ia komunikonte dhe çdo vendi.
Dhe tani le t'i kalojmë para sysh së bashku disa specifika që prezantojnë profetësinë universale të tij dhe detyrën e tij ekstensive.
1. Duke qenë ende në Mekë, Profeti (s.a.v.) i pat dërguar në Etiopi një pjesë muslimanësh, në sajë të të cilëve prekursorë shumë etiopas gjenin rast të njiheshin me Islamin. Ç'është e vërteta, udhëtimi për në Etiopi i këtyre njerëzve që çonin këtë mesazhin e parë, në pamje dukej si një emigrim, por kthimi në muslimamë i Nexhashiut(4) dhe i mjedisit të tij në sajë të zellit të muslimanëve të atjeshëm, ishte shenja e parë e faktit se Profeti Islam i përkiste mbarë njerëzimit si dhe kjo, po-ja e parë.
2. Në Shekullin e Lumtur(5), kur midis muslimanëve të parë ndodheshin etiopasi Hz. Bilali, nga Anadolli(6) Hz. Suhejbi dhe nga persët Hz. Selmani, të rracave të ndryshme, fakti që këta zinin vend midis atyre që përbënin radhën e parë, qoftë në aspekt të pranisë së nga një përfaqësuesi prej rracash të ndryshme, qoftë në aspekt të dhënies së një satisfaksioni të lartë mbi shumë arabë këtyre joarabëve, është shumë kuptimplotë si tregues i shfaqjes së Islamit me një tërësi konceptuale mbarënjerëzore.
3. Gjatë emigrimit të Profetit (s.a.v.) në Medinën e Ndritshme(7), lajmërimi me sihariq shumë vite para triumfit të Irakut i Syraka b. Malikut që ngarkohej me detyra vijimisht, se do t'i viheshin në dorë byzylykët e sundimtarit të Iranit. Kisra b. Hyrmyz (El Kamil, vëll II/74), ishte një shenjë se mesazhet profetike do të dërgoheshin në Iran si dhe një argument i domosdoshmërisë së këtij evenimenti ashtu që, pak pas Profetit, ky sihariq ishte realizuar, Iraku kishte kaluar fund e krye në dorë të muslimanëve si dhe Syraka kish marrë e kish vënë në dorë byzylykët e Kisrasë.
4. Duke u prehur në banesat e Ummi Haram binti Milhan, bashkëshortes së Ubadë b. Samitit, Profeti (s.a.v.) kish fjetur, kish parë një ëndërr dhe, kur ish zgjuar, kish thënë kështu duke qeshur: M'u suall përpara bashkësia ime. Të ulur në kolltukë si princër, udhëtonin nëpër det. (El Bidaje ven-Nihaje, vëll. VII/152.) Ashtu si edhe në një ndodhi të mëparshme, edhe këtu, bëhej shenjë dhe lajmërohej se mesazhet hyjnore do të përcilleshin në vendet detare, ashtu që edhe ky sihariq i bekuar qe realizuar në periudhën e Pasueve.
5. Një radhë, duke u thënë Pasuesve Egjipti do të triumfohet pas meje. Bëhuni dobiprurës për popullin e Egjiptit dhe silluni butë me ta, sepse midis jush dhe atyre ka edhe një farefisni, edhe një detyrim (Taberi, vëll.IV/228), lajmëronte se drita e Islamit do të arrinte Egjiptin që në kohën e Pasuesve dhe kërkonte mbrojtjen e farefisnisë së vërtetuar me anë të nënës sonë Marie.
6. Para ngjarjes së Hendekut, ndërsa përreth Medines hapeshin hendeqe, Profeti personalisht kish hyrë midis Pasueve, kish punuar me kazmë e lopatë dhe, në këtë mes, kish dhënë sihariqin se do të triumfohej Sire-ja, se do të shembeshin shtyllat e Kisrasë dhe se Damasku do të kalonte në duar të muslimanëve.
E tani, pas këtyre argumenteve, a mund të pretendohet se profetësia e tij u përket posaçërisht arabëve dhe enkas për epokën e vet? Apo duke i kujtuar Hiren, Kisranë, Bagdatin brenda Gadishullit Arabik, do t'u themi arabë hirasve, iranasve dhe bagdadasve?
Mbetet të themi se është e mundur që të përmendim edhe shumë ajete dhe hadithe kushtuar detyrës së tij universale dhe kauzës së tij mbarënjerëzore.
Tani le të shënojmë disa prej tyre duke i marrë si modele.
1. Në një porosinë e tyre të nderuar(8), Profeti thoshte: Çdo Profet është dërguar si profet i bashkësisë së vet. Unë jam dërguar për gjithënjerëzimin. (Në një tjetër porosi është në formën… "për të zinj e për të bardhë). Kurse Taberiu(9) e përcjell këtë porosi duke e interprtuar në mënyrë më të plotë": Unë u dërgova për çdo njeri edhe si pejgamber, edhe si mëshirë. Çojeni në vend e plotësojeni detyrën time! Mëshira e Allahut qoftë mbi ju! (Taberiu, vëll. II/625).
2. Kur i kish ardhur ambasdori i Kisras, pejgamberi (s.a.v.) i kishte thënë: Në të ardhmen feja ime dhe pushteti i fesë sime do të ngjiten në fronin e Kisras. Me këtë thënie ai tërhiqte vemendjen se, ashtu siç detyra e tij do të përfshinte Iranin e Turanin, ajo ishte për të ndriçuar gjithë botën.
3. Shekuj më parë se Anadolli dhe Stambolli të kalonin në dorë të muslimanëve, ai lajmëronte që një ditë armata triumfatore do të trokisnin në portat e Europës, i jepte guxim fitores së sigurtë(10) dhe, duke duartrokitur ushtarët fitimtarë dhe komandantin fitimtar, thoshte: Sigurisht Kostandinopoli do të triumfohet! Ç'komandant-komandanti fitimtar e ç'ushtarë-ushtarët fitimtarë! Me këto fjalë ai u tregonte Pasuesve të vet të katër anët e botës.
Kurse pohimet e Kur'anit lidhur me këtë temë janë shembull:
1. Në kaptinën Sad, me ajetin Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët (Kur'ani., Sâd:87), tërhiqet vemendja se Pejgamberi ynë është dërguar me detyrë për të paralajmëruar gjithë njerëzimin.
2. Në kaptinën Jasin thuhet: Për t'ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e me zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët (Kur'ani, Jasin70) Ky është një ferman krejt i qartë për profetësinë e tij, për faktin se ajo përmbledh çdo njeri apo xhind të gjallë dhe se vënia në diskutim i saj, në çfarëdo forme qoftë, do të trajtohet si mosmirënjohje dhe blasfemi.
3. Ja dhe ajeti i kaptinës Sebe: Ne nuk i dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënes dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njërëzve nuk e dinë. (Kur'ani, Sebe:28)
4. Kurse në kaptinën Araf, ajetet që mund të përmblidhen në formën Thuaj: "O jerëz, unë jam i dërguari i Allahut, zotëruesit të qiejve e të tokës, për të gjithë ju… (Kur'ani, Araf:158)(11) pohojnë fare hapur se ai është pejgamber i gjithë njerëzimit, se u është dërguar nag Zoti të gjithë njerëzve. E ndërsa puna qëndron kështu, të ngrihesh e ta shtrëngosh brenda një kornize të ngushtë vendi e kohe profetësinë e tij pa u mbështetur në asnjë gjë serioze, ta tregosh atë si të posaçëm vetëm për epokën e vet, janë pretendime kuptimin e të cilave është mjaft zor ta marrësh vesh.
Përveç kësaj, në Kur'anin e Madhnueshëm është tërhequr vemendja për diferencimet midis pejgamberëve banorë dhe të tjerëve, duke treguar hapur për përfaqësimin e posaçëm të pejgamberëve të dërguar si të tillë vetëm për bashkësitë në gjirin e të cilave ata jetojnë. Për shembull, për Hz. Nuh (a.s.): Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i vet e ai tha: Kam frikë për dënimin tuaj në një ditë të madhe! (Kur'ani, Araf:59). Po ashtu për Hz. Hudin (a.s.): Edhe te populli Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin e ai tha: "O populli im. Adhurojeni (një Zot) Allahun, ju nuk keni Zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?! (Kur'ani, Araf:65). Si ky, lidhur edhe me Hz. Salihun: Edhe te (populli) Themud u dërguam vëllain e tyre, Salihun e ai u tha: O populli im, besonie Allahun (një), nuk keni zot tjetër pos Tij… (Kur'ani, Araf:73) Të njëjtat gjëra urdhërohen edhe për Hz. Lutin në ajetin e 80-të dhe Hz. Shuaibin në ajetin e 85-të të së njëjtës kaptin; madje në Kur'anin e Madhnueshëm në çdo vend ku flitet për këta pejgamber, njekohësisht edhe tërhiqet vëmendja për faktin se këta janë dërguar posaçërisht për popujt dhe bashkësitë e tyre gjë e cila tregon se Kur'ani i Mdhnueshëm, duke mos absolutizuar dhe lënë invazive çeshtjen në fjalë, i ndriçon specifikat se kush është pejgamber botëror e kush jo; kush është dërguar si i ngarkuar për t'i treguar udhën popullit e fisit të vet, kush është veshur me funksione për të ndriçuar gjithë njerëzimin.
Në të vërtetë, profetësia e tij, që nga dita kur u dërgua si Profet, ishte dërguar në të katër anët e botës dhe kishte gjetur një pranim të ngrohtë(12); mesazhet që kishte ofruar, kishin ushtruar ndikim në një hapësirë të gjerë nga Merakishi në Maveraunnehir(13) dhe i kishin dhënë jetë; ligjet që solli nga Allahu i predikoi, u përvetësuan për shekuj të tërë nga shumë shtete Islame si dhe u vunë në praktikë; parimet që ia komunikoi njerëzimit, u ndërthurën me jetën, i prinë mendimit, iu bënë udhërrëfyes diturive dhe nxitës gjykimit dhe hulumtimit, sidomos, përkundër presioneve të shumta të armiqve të Islamit qysh shekuj më parë, përkundër dhunës dhe shkatërrimeve të tyre, prania e parimeve që solli ai, ende e freskët kudo, e re që kërkohet, mendimi unik i mijëra shkencëtarëve dhe mendimtarëve të ditëve tona se triumfi përsëpari i njerëzimit do të mund të realizohet vetëm me shpirtin dhe parimet që solli ai, të gjitha këto janë në vlerën e mijëra argumenteve në favor të profetësisë së tij gjithëbotërore, universale(14).
Si përfundim, në letrat që dërgoi ai në të katër anët e botës me qëllim për të njoftuar profetësitë e tij – siç bëjnë të ditur gjithë librat autoritarë të hadithit dhe ata biografikë- nga Perandori romak Heraklios te mbreti egjiptian Mukavkis, nga Kisrai i Iranit te mbreti i Eutopisë, nga dita e parë kur i ftoi ata në fenë e së Vërtetës e gjer në shek tonë, ai vazhdimisht e pat bërë të njohur veten si një profet botëror si dhe pranimi i ngrohtë i parimeve fetare që solli, nga ana e një pjese të madhe të njerëzimit ashtu e patën vërtetuar atë. Atëher, prodhimi i dyshimeve të reja për një çeshtje të tillë që s'jep mundësi për të kundërtën, s'mund të jetë veçse një vepër urrejtjeje, marazi dhe zilie.
1) Në origjinal: hajat-i senije (osm.)
2) Në origjinal: Iskender
3) Eshref-i mahluk (osm.) Shekulli i Lumtur,koha kur hjetoi Profeti Muhammed (s.a.v.)
4) Nexhashi: Sundimtar i Etiopisë në kohën e Profetit
5) Në origjinal: Asr-i saadet (osm.)
6) Në origjinal: Rum dijarindan (turq.) Shekulli i Lumtur, koha kur jetoi Profeti Muhammed (s.a.v.)
7) Në origjinal: Medine-iMynevvere (osm.)
8) Në origjinal:Hadith-i sherif (arab.)
9) Taberiu: shih shënimin te artikulle për AIDS-in
10) Në origjinal: feth-i mubin (arab)
11) Interperetim i vetë autorit
12) Në origjinal: husn-u kabul (arab.)
13) Merakish dhe Maveraunnehir. Marok/Zona ndërmjet lumenjve Amudarja dhe Scridarja në Uzbekistan.
14) Në origjinal evrensel (turq)
- Publikuar më .