Durimi
Durimi është si një bar që i pushon dhimbjet: edhe të djeg, edhe të kuron...
***
Çdo shqetësim është i mbarsur me një lehtësim, vetëm se duhet bërë durim në barrë...
***
Suksesi, nga njëra anë dhe durimi me qëndresën, nga ana tjetër, janë binjakë edhe nëse kanë pamje të ndryshme!
***
Detet formohen prej pikash dhe askush nuk ka fuqi ta rrudhë kohën kur pika shndërrohet në det!..
***
Maturia është rruga më ideale e realizimit të dëshirës.
***
Gabimi është gjëja që gjendet më tepër në përbërjen e ngutjes.
***
Rruga për t'u ngjitur në maja nis nga lugina... Sigurisht, për ata që bëjnë durim...
***
Nëse ka një gjë që ta ketë fillimin të hidhur e fundin, mjaltë, ajo është durimi...
***
Emri i qëndrimit pozitiv para ndodhive është durim. Prandaj njerëzit e Zotit e kanë quajtur të justifikuar kërkimin e durimit pa i ardhur koha!..
- Publikuar më .