Pangopësia

Pangopësia është një ndjenjë rrëmbyese që e bën njeriun t'i duket luani mi. Kush bie në dorë të saj, nuk ka më shpëtim...

***

Pangopësia është një demon që i vë me shpatulla për tokë edhe trimat më të vështirë!..

***

Ai që s'vuan nga pangopësia, me kohë bëhet njëri prej atyre me të cilin njerëzit s'kanë të ngopur...

***

Zilia te ziliqarët, pangopësia te të pangopurit është një skëterrë e përshtatur kësaj bote...

***

Pangopësia është një kular robërie në zverk të njeriut...

***

Nevoja është si një turjelë që shpon ndjenjën e turpit; pa le po ta shtyjë edhe pangopësia...

***

Njeriu jep shpirt në krahët e gjësë pas së cilës është i pasionuar...

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.