Kujdesi dhe Maturia
Edhe sikur të të ngjisin qiejve, mos harro se toka është më e sigurtë. Kush bie nga avioni, copëtohet, kurse ai që i ka këmbët në tokë, mbetet ashtu siç është!
***
Kurrë nuk duhet të heqim dorë prej maturisë sepse nga ajo lindin mendime të shëndosha. Në të kundërt, hapen plagë që mbyllen me vështirësi dhe krijohen të thyera që duan shumë kohë e mund për t'u ngjitur. Sjellja e përshtatshme pasi të bëhet e keqja, as mundet t'i mbyllë ato plagë, as mund t'i ngjisë ato thyerje...
- Publikuar më .