Dhuntia dhe Vetëdia e Dhuntisë
Ka dhunti të panumërta të Zotit për njerëzit; më e madhja prej tyre është dhuntia për të qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e këtyre dhuntive...
***
Shëndeti është një dhunti atllasi në shpinë të njerëzve të shëndoshë, e tillë që vetëm të sëmurët ia dinë vlerën...
***
Dhuntia më e madhe e Zotit për njerëzit është besimi, kurse falenderimi i kësaj dhuntie të madhe është moskundërshtimi i Tij!..
***
Përgjigjja për çdo dhunti duke falenderuar me të njëjtën monedhë, është shprehje e dashurisë për vlerën!..
***
Jetesa në shumë raste e injorantit në mirëqenie e lumturi, kurse e të diturit dhe e të urtit në varfëri tregon se dhuntitë vijnë në botë jo sipas vlerës së personit...
***
Eshtë e rëndësishme të dihet jo çmimi i gjësë, por vlera e saj...
***
Bamirësitë e Allahut janë në masën e madhështisë së Vet, kurse kërkesa për falenderim, sipas vendit të atij që i është bërë bamirësia.
***
Dhuntia që e largon njeriun nga Allahu, është fatkeqësia më e madhe!
- Publikuar më .