Altruizmi Ose Vetmohimi
Kontributi i secilit është sipas vlerës së vendit që ka. Ai që mendon vetëm veten, ose s'është njeri, ose është një krijesë e metë. Rruga që shkon te njerëzorja e vërtetë, kalon nëpër mendimin për të tjerët gjer te mohimi i vetes për ta nëse paraqitet e nevojshme!
***
Njeriu duhet të jetë përballë turpeve të veta hetues, kurse përballë të metave të të tjerëve, avokatmbrojtës i tyre.
***
Njeri i pjekur dhe mik i vërtetë është ai që si në të dalë nga ferri, ashtu edhe në të hyrë në parajsë, di të të lëshojë rrugë duke të thënë: "Urdhëro, kalo!"
***
Njeriu i vërtetë, pavarësisht nga kushtet, duke mjelur e mbushur kovën e vet, nuk i le zbrazët as kovat e të tjerëve...
***
Ti hidh farën e shko, kush të korrë, le të korrë!..
- Publikuar më .