E Drejta
Ai që ka të drejtë, është i gëzuar e i kënaqur edhe në qoftë i mundur; ai që s'ka të drejtë, është i mërzitur e i brengosur edhe në daltë fitues!..
***
E drejta është, në vetvete, e bukur, ashtu edhe ai që ka të drejtë, është i këndshëm. Edhe sikur të bjerë në baltë, ai që ka të drejtë mbetet i pastër; ai që s'ka të drejtë, edhe me erëra të mira sikur të lahet, mbetet i pistë e i ndyrë...
***
Edhe sikur ngjyra dhe forma të ndërrojnë, rrënja nuk ndryshon, edhe sikur titulli e fama të ndërrojnë, personi nuk ndryshon. Këto kanë qenë dhe gjërat që e kanë mashtruar më shumë njeriun: ngjyra, trajta, titulli dhe fama...
***
Ai që e shtyp të dobëtin, është i mundur dhe në qoftë fitues; ai që ka të drejtë, është fitues edhe në qoftë i mundur!
- Publikuar më .