Domosdoshmeria e Dialogut Nderfetar dhe Nderkulturor per Stabilitetin ne Ballkan
Domosdoshmeria e Dialogut Nderfetar dhe Nderkulturor per Stabilitetin ne Ballkan
Me fillimin e mijëvjeçarit të ri shoqëria botërore dhe për rrjedhojë edhe ajo ballkanike po ndeshet me një sfide të re; atë të globalizimit. Globalizimi natyrshëm është konceptuar edhe si mundësi për përfitim por edhe si kërcënim dhe kjo varet nga specifikat e vendeve te vecanta dhe nga reagimi i vete shoqerive te ketyre vendeve karshi sfides se globalizimit. Kuptohet qe globalizimi prek shume aspekte qe jane ekonomike, politike, ushtarake, kulturore, shoqerore dhe fetare. Por, une do te kufizohem vetem ne aspektin kulturor dhe fetar sepse behet fjale per nje rajon si Ballkani qe eshte shume kompleks nga pikepamja etnike, kulturore dhe fetare.
Ne referatin tim te shkurter une do te perpiqem te bej bashke dhe te shikoj efektin shkak pasoje midis dy ceshtjeve shume sensitive qe jane nga njera ane dialogu nderkulturor dhe nderfetar dhe nga ana tjeter ndikimi i tyre i drejteperdrejte ne stabilitetin e qendrueshem ne rajon duke u bere keshtu perfitues ne procesin e globalizimit. Duke e pare stabilitetin ne rajon te lidhur ngushte me rendesine e dialogut nderkulturor dhe nderfetar une bie dakort me konsideraten se rajoni ka lene mbrapa konfliktet e formesuara nga nacionalizmi ekstrem. Kjo nuk do te thote se nuk ka dhe nuk pranoj mendime te kunderta por mendohet se mbas 11 shtatorit tendecat e reja globale parashtrojne se stabiliteti i rajonit mund te kercenohet nga konfliktet me prapavije fetare apo kulturore.
Ne mbeshtetje te kesaj teze qe sapo ekspozova une do te levize ne fjalen time ne tre pista:
- ne fillim do te parashtroje percaktimin normativ se konfliktet ne ballkan nuk jane formesuar per arsye fetare apo feja nuk ka qene burim paresor konflikti ne rajon dhe do te perpiqem te argumentoj edhe arsyet perkatese
- pra shikohet se do leviz ne histori se pa ditur nga vjen nje rajon eshte e veshtire te projektosh me cilesine e duhur se ku duhet te shkosh. Mbas ketij kendveshtrimi te shkurter historik une do te argumentoje edhe
- rendesine e dialogut nderkulturor dhe nderfetar si domosdoshmeri per stabilitetin e rajonit.
- dhe së fundi do të përfundoj me konkluzionet.
1) Konfliktet ne ballkan nuk jane formesuar per arsye fetare apo feja nuk ka qene burim paresor konflikti
Cilat kane qene shkaqet e konflikteve ne Ballkan?
Ballkani është formuar nga një histori unike. Si asnjë pjesë tjetër e kontinentit ai është sunduar për dy mijëvjeçarë nga një seri perandorish shumë-etnike. Fuqitë e Mëdha të së kaluarës; Romakët, Turqit, Austriakët, Gjermanët, Francezët, Britanikët dhe Rusët, të gjithë së bashku kanë dominuar apo kërkuar të dominojnë këtë rajon. Perandorite multietnike gjeneruan një mozaik te gjere popujsh, gjuhësh, besimesh, dhe kulturash ne rajon. Karakteristika përfshirëse e të gjitha vendeve të Ballkanit është fakti se ato janë shtete pritëse të minoriteteve të mëdha etnike të përqëndruara në kufijtë me shtetet fqinje nga ku edhe këto minoritete kanë ardhur. Pra, Ballkani është vendi ku bashkëjetojnë rreth 20 popuj të cilët flasin gjuhë të shumta dhe praktikojnë tre fe kryesore: katolicizmin, ortodoksizmin dhe islamin.
Por, secili nga shtetet e Ballkanit ka periudhen e vet të lavdisë, që përputhet me pushtimin maksimal të territorit. Këto zgjerime territori erdhën përmes luftrave apo si shpërblime të fuqive të mëdha dhe kanë ndodhur në periudha të ndryshme historike. Kështu, shqiptaret përjetuan prosperitetin e madh gjatë kohëve romake. Përparimi i sllavëve i preku thellë tokat shqiptare. Maqedonasit njohin dhe kujtojnë si kohët e lavdisë të tyre ato të Filipit II dhe Aleksandrit III (periudha para mesjetare), kur mbretëria Maqedonase u shtri deri në Persi dhe Mesdhe. Bullgarët kanë parë me interes perandorinë e car Asenit II (kohët mesjetare), i cili e shtriu Bullgarinë nga Adriatiku deri në Detin e Zi. Serbët kanë arritur kulmin e lavdisë së tyre gjatë sundimit të car Dushanit (shek.XIV), kur Serbia përfshiu pjesë të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë veriore.
Përmbledhja e mësipërme historike tregon qartë se pjesa më e madhe e kombeve në rajon kanë konkuruar dhe pretenduar një territor të përzier dhe këtu qëndron shkaku qëndror i konflikteve të përhershme. Kështu, lëvizjet dhe konfliktet në rajon janë frymëzuar dhe shkaktuar nga etno-nacionalizmi që derivon nga koncepti etno- territorial.
Sikurse edhe analizuam feja ne vetvete nuk ka qene shkak paresor ne konfliktet e vashdueshme ne Ballkan. Por, edhe pse Ballkani nuk e ka përjetuar asnjëherë llojin e luftrave fetare të zhvilluara në Europën Qëndrore dhe Perëndimore, feja sidoqoftë luajti një rol të konsiderueshem në konfliktet etnike. Tendenca për të identifikuar lidhjet e ngushta fetare me një grup specific etnik dhe liria relative fetare brenda Perandorisë Otomane u kombinuan për t’i bërë kishat lokale si simbole qëndrore të formësimit të nacionalizmit brenda Ballkanit. Kështu, Kisha Latine nuk ishte vetëm një element i rëndësishëm që i bëri kroatët të ndryshëm nga serbët, por edhe një pikë grumbullimi ku formësohej nacionalizmi kroat kundër serbëve. Në të njëjtën mënyrë, Kisha Ortodokse Serbe u bë fokusi i nacionalizmit serb. Po keshtu islamizimi i popullsise shqiptare ishte nje faktor mjaft i rendesishem per t'i shpetuar presionit asimilues. Shqiptaret midis te tjerave perqafuan fene islame edhe per te ruajtur identitetin e tyre kombetar.
2) Domosdoshmeria e dialogut nderkulturor dhe nderfetar si garantues i stabilitetit per te tashmen dhe te ardhmen e rajonit
Rajoni duket se ka lene mbrapa nacionalizmin ekstrem dhe deshira e popujve te ballkanit eshte t’i bashkengjiten Europes. Keshtu, Maqedonia eshte nje hap perpara Shqiperise ne procesin e integrimit Europian ndersa Shqiperia nje vit me pare nenshkroi MSA. Serbia po keshtu ka shprehur vullnetin per anetarsim ne BE. Pra, qytetaret ne Ballkan duket se kane deshire te jetojne ne paqe dhe nga ketu buron rendesia e dialogut nderfetar dhe nderkulturor per ta mbajtur rajonin larg konflikteve me prapavije fetare qe mund te ekspozohen.
Mbas 11 shtatorit flitet per perplasje kulturash dhe civilizimesh dhe kuptohet qe mungesa e dialogut pashmangerisht do te prodhoje perplasje kulturash. Kjo sepse perplasja e civilizimeve eshte produkt i mendesise se kultura e nje grupi shoqeror eshte superiore karshi grupit tjeter. Dhe natyrshem kjo ndjenje superioriteti te ndersjellte lind nga vakumi qe krijohet nga mungesa e dialogut. Dialogu nderkulturor apo nderfetar nenkupton nje process, nje seri aktivitetesh qe perseriten per te krijuar sherbime qe per rastin tone keto sherbime nenkuptojne nje shoqeri ballkanike me shume te sigurte, me shume te stabilizuar dhe me shume te integruar. Infrastruktura e ketij procesi perfshin vete institucionet e besimeve fetare, shoqerine civile, intelektualet, median te cilat nepermjet perpjekjeve te perbashketa promovojne nje mirekuptim reciprok te diferencave qe ekzistojne midis feve dhe kulturave te ndryshme dhe duke bere keshtu rrisin edhe vete kulturen e dialogut ne shoqeri. Shoqata Prizmi eshte nje shembull konkret per rolin e saj aktiv ne promovimin e vlerave te perbashketa pozitive qe kane tre besimet kryesore fetare qe funksionojne ne Shqiperi. Po keshtu ne Bosnje, funksionon Keshill Nderfetar i cili perfshin kater drejtuesit e besimeve kryesore fetare ne kete vend. Aktiviteti kryesor i ketij keshilli eshte dialogu nderfetar si nje instrument paresor per te shmangur konfliktet dhe tensionet sociale qe mund te lindin nga paragjykimet per fete dhe kulturat respektive. Dialogu i vashdueshem dhe respekti per vlerat qe kane fe apo kultura te ndryshme krijon mirebesimin reciprok dhe eshte menyra me e mire per te larguar paragjykimet qe ekzistojne per fe apo kultura te ndryshme. Diferencat midis feve dhe kulturave te ndryshme nepermjet institucionalizimit te dialogut shihen si advantazhe per te rritur bashkepunimin me perfitim reciprok dhe jo per te provokuar konflikte. Qellimi i perbashket eshte qe te mesojme per te jetuar ne harmoni me diferencat dhe kjo mund te realizohet vetem nepermjet dialogut nderfetar dhe nderkulturor.
Konkluzion
Roli i kulturave dhe feve te ndryshme per forcimin e dialogut dhe bashkepunimin midis individeve dhe kombeve ne rajonin tone merr nje rendesi edhe me te madhe ne kontekstin e sotem. Bota po ndesh terrorizmin si nje kercenim global i cili ne jo pak raste lidhet me ekstremizmin fetar. Shkaku i terrorizmit nuk eshte besimi fetar por interpretimi ne menyre te gabuar i fese. Keshtu dialogu nderfetar dhe nderkulturor kerkon angazhimin e shoqerise civile, liderve fetare, qeverive respektive dhe intelektualeve ne nje pune intesive dhe shume te kerkuar per te ndaluar influencen shkaterruese dhe destabilizuese te ekstremisteve. Kjo kerkon edhe me shume ndihme nderkombetare per organizimin e seminareve, konferencave dhe studimeve qe i perkushtohen dialogut nderfetar dhe nderkulturor. Per me teper, perpjekjet per te ngritur rrjete bashkepunuese midis teologeve, klerikeve dhe gazetareve duhet te intesifikohen ne te ardhmen. Kjo do te çonte edhe ne publikimin e revistave nderfetare dhe materialeve te tjera te perbashketa. Keto publikime do te ishin edhe reklama me e mire e dialogut nderfetar dhe nderkulturor qe eshte zhvilluar dhe eshte duke u zhvilluar ne rajon.
Mbas një periudhe konfliktesh dhe ndarjesh Ballkani duket i motivuar dhe i angazhuar drejt dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar duke ekspozuar kështu se ka arritur të kuptojë se çelësi i zgjidhjes se situatave delikate që mund të ekspozojë e ardhmja qëndron në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal. Treguesi me i mire i maturisë se shoqërive tona është fakti se për një periudhë të shkurtër Ballkani po transformohet nga një konsumator i madh i sigurisë në një rajon që po ndihmon në vendosjen e paqes dhe stabilitetit kudo në botë.
Kumtesë e mbajtur në simpoziumin "Domosdoshmëria e Dialogut Ndërfetar e Ndërkulturor për Paqen Botërore", Maj 2007, Tiranë oraganizuar nga Komunitetit Mysliman i Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Shtëpia Botuese PRIZMI, Instituti i Kontakteve Kulturore dhe Instituti për Mirëkuptim dhe Dialog.
Dr. Ferdinand Xhaferaj ishte një nga organizatorët e këtij simpoziumi në cilësinë e Drejtorit të Institutit për Mirëkuptim dhe Dialog.
- Publikuar më .