Shoqata e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve: Jemi kundër çdo përpjekjeje që rrezikon demokracinë
Shoqata e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve e dënon rëndë ndërhyrjen e ushtrisë për “grusht-shteti”. Në deklaratën e saj të parë të bërë në Tëitter ShGSh shprehet: “Si Shoqatë e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve ne e dënojmë prerazi përpjekjen e mbrëmshme për “grusht shteti”, por edhe çdo veprimtari që synon të vërë në rrezik demokracinë.”
NA DUKET TEJET E ÇUDITSHME
ShGSh ka lëshuar edhe një tjetër deklaratë në faqen e saj zyrtare në internet në lidhje me përpjekjen për të bërë grusht shteti. Në të theksohej: “I qëndrojmë prerazi kundër çdo sulmi që i drejtohet demokracisë. Është për t’u hidhëruar që demokracia e vendit e tonë, e cila ka kohë që ndihet si e pezulluar në vendin tonë, mori sot edhe një plagë tjetër.
Në sistemet demokratike qeveritë vijnë dhe ikin me zgjedhje, të cilat përcaktohen nga vullneti i popullit. E kundërta as që mund të mendohet. Ngjan të mos ketë më dyshim se kjo orvatje për të organizuar një grusht shteti, e cila na duket “tejet e çuditshme dhe interesante”, ka për t’u ofruar një mundësi të artë të gjithë atyre që duan t’i përftojnë një dimension të ri “gjuetisë së shtrigave” që përjetohet tash e tri vite në vendin tonë.
Sa keq që akuzat e Presidentit Erdogan dhe përfaqësuesve të qeverisë qysh në minutat e para të ngjarjes si gjithnjë se pas kësaj fshihet Lëvizja “Hizmet” na e provojnë këtë shqetësim që kemi.
Ne, si Shoqatë e Gazetarëve dhe Shkrimtarëve, e dënojmë prerazi këtë përpjekje për të rrëzuar shtetin, duke deklaruar edhe njëherë se e kundërshtojmë hapur çdo orvatje që synon të dëmtojë demokracinë në vendin tonë.”
- Publikuar më .