Sekuestrimi i ‘Zaman’ i pajustifikueshëm dhe antidemokratik

Opinioni i “The Guardian” mbi masat e ashpra të autoriteteve turke ndaj medias: I pajustifikueshëm dhe antidemokratik

Turqia tashmë është nën mëshirën e një njeriu me një temperament të keq. Përgjigja e Presidentit Rexhep Tajjip Erdogan ndaj çdo sfide apo kritike apo kritike që i bëhet atij, prej kohësh ka qenë shumë e ashpër, por tashmë është shndërruar në një reagim të papërmbajtshëm dhe mbi të gjitha hakmarrës. Viktima e fundit e zemërimit të tij është gazeta tirazhin më të madh në vend, “Zaman”, e cila javën e kaluar u sekuestrua dhe kaloi nën administrimin e autoriteteve turke, qartazi nën kërcënimin e armëve.

Ndaj protestuesve që përpiqeshin të parandalonin hyrjen e policisë në ambientet e gazetës, u përdor gaz lotsjellës dhe dhunë, kryeredaktori dhe shumë gazetarë me përvojë u pushuan nga puna nga “administratorët” e caktuar nga gjykata dhe sipas stafit shkrimet editoriale janë bllokuar dhe më pas mund të jenë fshirë plotësisht.

Mëngjesin e të shtunës, gazeta “Zaman” në numrin e fundit të shtypur përpara para ekzekutimit të vendimit të gjykatës, kundërshtoi hapur vendimin për sekustrimin dhe caktimin e një administratori shtetëror për menaxhimin e gazetës. Ndërkohë numri i të dielës, i pari nën kontrollin e administratorëve të deleguar, ishte i mbushur me artikuj pro-qeveritarë, të cilët i bënin jehonë punës së qeverisë.

Është ende e paqartë specifikisht se çfarë shkeljeje apo veprimi antiligjor mund të ketë kryer gazeta “Zaman”, ndërkohë që është shumë e qartë se përse z. Erdogan e konsideronte atë përgjithësisht si të dënueshme. Me kalimin e kohës, gazeta “Zaman” mori një pozicion të moderuar islamik, i cili në fakt nuk ishte shumë i ndryshëm nga ai i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim [AKP] të z. Erdogan dhe punësoi analistë dhe gazetarë me pikëpamje të ndryshme politike, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ishin në listën e të preferuarve të qeverisë. Por ajo mbështet lëvizjen me ndikim “Hizmet”, një lëvizje e frymëzuar nga Fethullah Gulen, një klerik dhe mendimtar në moshë të thyer, i cili prej vitesh jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Hizmeti” i është shmangur një roli dhe ndikimi të drejtpërdrejtë politik, duke preferuar të veprojë nëpërmjet mbështetësve të përkushtuar me profesione të ndryshme, si policë dhe arsimtarë dhe për vite të tëra ishte në një aleancë të ngushtë, por të matur me Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim [AKP]. Por kjo marrëdhënie mori fund në vitin 2013, pasi dolën në pah dallimet mes tyre kryesisht për politikat e qeverisë ndaj kurdëve, Izraelit dhe Iranit dhe propozimeve për mbylljen e shkollave të kontrolluara nga lëvizja “Gylen”. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka punuar për largimin e mbështetësve të Gylenit nga pozitat vendimmarrëse pranë pushtetit dhe ka nisur një proces gjyqësor në mungesë ndaj z. Gylen, duke e akuzuar atë për komplot për përmbysjen e qeverisë.

Sekuestrimi dhe marrja nën kontroll e gazetës “Zaman”, e shoqëruar dhe me arrestimin e katër anëtarëve të Bordit Drejtues të “Boydak”, një korporatë e njohur si mbështetëse e lëvizjes “Hizmet”, mund të shihet dhe si faza e fundit e kësaj fushate. Rasti në fjalë nuk është thjesht një përplasje mes demokratëve të pagabueshëm kundrejt forcave të errëta anti-demokratike. Të dyja palët, lëvizja “Hizmet” dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, në të kaluarën kanë bashkëvepruar në mënyra jo dhe aq demokratike, sidomos në rastin kur të dyja palët bashëpunuan për të diskredituar forcat e armatosura të Turqisë. Gjeneralët janë akuzuar, me prova të cilat mund të kenë qenë të fabrikuara, për komplot për rrënimin e shtetit. Ushtarakët kërkuan rigjykim të çështjes dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila dikur publikonte materiale mbi mënyrën se si ushtria ishte zhveshur nga kopetencat e saj shumë të gjera, më vonë deri në një farë mase ofroi një mbështetje ndaj tyre.

Nëse çështja “Zaman” do të ishte një rast i izoluar i abuzimit ndaj mediave në Turi, padyshim që mund të shihej si pjesë e luftës së ashpër ndërmjet Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim [AKP] dhe lëvizjes “Hizmet”. Në fakt, situata aktuale është shumë larg këtij realiteti. Gazetarë të mediave dhe bindjeve të ndryshme vazhdimisht janë frikësuar përmes veprimeve ligjore dhe në disa raste janë arrestuar. Botuesit dhe pronarët e mediave vazhdimisht kanë qenë nën kërcënimin dhe presionin ekstrem të autoriteteve për largimin nga puna të gazetarëve dhe opinionistë të padashirueshëm nga qeveria. Disa prej mediave janë blerë biznesmenë të afërt me qeverinë. Kryeredaktori i të përditshmes opozitare “Cumhuriyet” dhe përgjegjësi i redaksisë së kësaj gazete në Ankara u akuzuan për spiunazh, pasi gazeta botoi një artikull, sipas të cilit qeveria kishte mbështetur me armatime rebelët ekstremistë në Siri. Kur Gjykata Kushtetuese urdhëroi lirimin dhe gjykimin e tyre në gjendje të lirë, z. Edogan me një mospërfillje tipike ndaj sistemit ligjor deklaroi: “Unë nuk e pajtohem më këtë vendim dhe nuk e respektoj atë”.

Në të vërtetë, i vetmi vendim që z. Erdogan respekton dhe që në fakt pajtohet me të është qëndrimi i tij. Është e vërtetë që problemet me të cilat përballet sot Turqia janë të shumtë. Turqia po përballet me një numër të madh refugjatësh për shkak të luftës në Siri, situata dhe rritja ekonomike nuk është më në nivelet e dëshiruara dhe tensionet e një politike të jashtme kontradiktore që kanë për qëllim rrëzimin e qeverisë së Asadit në Damask, pa fuqizuar kurdët e Sirisë, tashmë janë mëse evidente.

Por personaliteti i zotit Erdogan nuk është i përshtatshëm për situata të tilla vështirësish dhe fatkeqësish. Përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i ligjit për të shndërruar në një vepër penale kritikat dhe fyerjet ndaj Presidentit, në fakt e ka bërë atë më të ndjeshëm ndaj këtyre kritikave. Që nga gushti i vitit 2014, janë rregjistruar rreth 1845 raste të proceseve gjyqësore ndaj qytetarëve turq me pretendimin se ata kanë fyer presidentin e tyre. Shumë pak prej tyre kanë marrë dënime të rënda, por duket qartë se qëllimi kryesor i këtyre proceseve është frikësimi i tyre. Pavarësisht qëndrimeve të tij ndaj mediave dhe gjykatave, apo dhe ndaj publikut, mesazhi i z. Erdogan është i qartë dhe i njëjti: Do të ketë pasoja për këdo që më kritikon mua. Kjo nuk është aspak politikë e matur dhe sigurisht aspak demokratike.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.