"Për shfarosjen e terrorizmit duhen më shumë zëra si ai i Gylenit"
Shkrimi i Fethullah Gylenit, botuar në prestigjiozen “Le Monde” gjen mbështetje të gjerë nga elita franceze
Shkrimi i mendimtarit dhe dijetarit mysliman, i botuar më datë 17 dhjetor në prestigjiozen franceze “Le Monde” ka shkaktuar një jehonë të gjerë në Francë, duke tërhequr mbështetjen e elitës franceze, të cilët shprehen se zëra të tillë përbëjnë një kontribut shumë i rëndësishëm për shpërbërjen e terrorizmit. Artikulli i mendimtarit dhe dijetarit Fethullah Gylen me titull “Myslimanë, duhet të rishikojmë në mënyrë kritike të kuptuarin tonë të Islamit”, që u botua për herë të parë në një media franceze, ka tërhequr vëmendje të veçantë nga elita dhe publiku në Francë; vend në të cilin jetojnë më shumë se 6 milionë myslimanë.
Teologë dhe figura të rëndësishme të jetës publike dhe lexues të shumtë në Francë kanë komentuar artikullin e botuar në seksionin e analizave dhe editorialeve në të përditshmen “Le Monde”, e cila ka një tirazh ditor që i kalon 320 mijë kopjet dhe mbi 98 milionë lexues në muaj në variantin e saj on-line.
Profesori i Fakultetit të Shkencace Teologjike në Universitetin e Strasburgut, Gerard Siegëart, duke komentuar artikullin e mendimtarit Gylen, ku ai u bën thirrje myslimanëve ta kundërshtojnë pa asnjë ekuivok dhe në mënyrë të prerë terrorizmin dhe çdo formë të tij, si dhe i fton ata që të heqin dorë, të refuzojnë dhe të shmangin çdo qasje përmes teorive të konspiracionit dhe t'i analizojnë me kthjelltësi problematikat reale, shprehet se shkrimi është një analizë dhe një kontribut shumë i rëndësishëm. “Është një analizë tejet e rëndësishme dhe shumë me vend, parë në dy këndvështrime të rëndësishme siç është kundërshtimi në mënyrë të prerë dhe pa asnjë ekuivok i të gjitha formave të ekstremizmit që i atribuohen pa të drejtë Islamit bazuar në argumenta fetarë, si dhe në aspektin që ka të bëjë me rishikimin dhe interpretimin e parimeve dhe mësimeve të vërteta të Kuranit”, -nënvizoi Prof. Siegëart.
“Ky artikull është një kontribut vërtetë shumë pozitiv për zhvillimin dhe progresin e myslimanëve në shoqëritë demokratike dhe një ndihmëse shumë e rëndësishme për integrimin e myslimanëve në vendin tonë, i cili ka një përbërje multifetare dhe laike. Ky qëndrim mundëson që Islami të shikohet nga të tjerët nga jashtë me respekt dhe jep imazhin e dëshirës dhe vullnetit të të qenit i hapur që të tjerët të dialogojnë me të. Mbështetja ndaj atyre që e jetojnë Islamin në të gjitha dimensionet e tij, me përkushtim dhe në mënyrë kuptimplote, si nga ana shpirtërore dhe ajo materiale, tregon qartë se Islami është një fe shumë e pasur, të cilat do të jenë të dobishme për shoqërinë. Dua të nënvizoj faktin, se botimi i një qasjeje dhe një mendimi të tillë në një gazetë të madhe si “Le Monde” është shumë i rëndësishëm për të arritur një audiencë shumë të gjerë dhe elitare”, - theksoi më tej Siegëart.
Ndërsa zv. Presidenti i Akademisë Ndërkombëtare të Shkencave Fetare, Herve Legrand, u shpreh kësisoj:“I jemi shumë mirënjohës Gylenit për këtë kontribut shumë të vyer. Prej shumë vitesh, ai dhe ndjekësit e tij, qysh prej fillimeve të tij, kanë faktuar dhe na kanë treguar në mënyrë të qartë, se ndryshe nga sa pasqyrohet në media, Islami nuk është një fe e dhunës.”
Një nga studiuesit dhe aktivistët e angazhuar në çështjen e dialogut ndërfetar, Jean Robert Gauthey, falënderoi mendimtarin dhe dijetarin mysliman Fethullah Gylen për shkrimin e botuar në prestigjiozen “Le Monde”. “Falënderoj të nderuarin Fethullah Gylen për këtë qasje dhe mendim të tijin. Zëra të tillë duhet të dëgjohen më shpesh dhe më shumë, dhe personalisht mendoj se janë shumë të rëndësishëm për shfarosjen e terroristëve dhe terrorit. Fatkeqësisht dëgjojmë më shumë sociologë, psikologë dhe ekspertë të tjerë”, -u shpreh Jean Robert Gauthey.
Shkrimi i mendimtarit dhe dijetarit mysliman Fethullah Gylen gjithashtu ka patur një jehonë të gjerë edhe në rrjetet sociale, ku është shpërndarë nga dhjetëramijëra persona, ndërsa është komentuar tejet gjerësisht edhe variantet elektronike të gazetës “Le Monde”. Disa nga komentet e lexuesve të gazetës “Le Monde” janë si më poshtë”
Jean Jacques: “Një qasje shumë vizionare dhe mendjehapur. Nuk është aspak çudi fakti që ky personalitet dhe pasuesit e tij të jenë sulmuar nga qeveritë e ndryshme në vendin e tyre”.
Joel Becquet: “Më në fund pamë një qasje që i fton myslimanët që të bëjnë një analizë të brendshme dhe një shpresë për një mjedis dialogues, si dhe një shpresë për të ardhmen e njerëzimit. I nderuar Fethullah Gylen, zëri juaj duhet të dëgjohet akoma më shumë. E kam dëgjuar dhe më parë emrin tuaj. Por, e kam dëgjuar të përmendet vetëm në lajmet që flasin për rritjen e autoritarizmit të Erdoganit dhe që ai ju ka vënë në shënjestër. Në fakt, mendoj se nuk është diçka e keqe, pasi kjo shërbën për të kuptuar qartë dallimet që ekzistojnë mes jush.
Zayd Benahmed: Në Francë jetojnë miliona myslimanë. Botëkuptimi që Gylen ka për Islamin, duhet të jetë botëkuptimi i Islamit dhe myslimanëve që jetojnë në Europë. Për të penguar zgjerimin dhe ndikimin e selefive, botëkuptimi dhe qasja e Gylenit për Islamin duhet të përhapet edhe në vendet e Afrikës Veriore.
- Publikuar më .