Lutje dhe mesazh ngushëllimi për viktimat e tragjedisë së minierës
M. Fethullah Gylen ka shprehur ngushëllimet dhe u ka shprehur keqardhjen pikëlluese për viktimat e tragjedisë së minierës së Somës gjatë ditës së djeshme.
“Nuk kemi në dorë asgjë veç ta ndiejmë bashkë me ta këtë dhimbje, me sytë të lagur prej lotëve, e duke iu lutur Allahut me përgjërim për ta.” – shprehet mendimtari, duke u lutur për mëshirë për ata që humbën jetën e për shërim për të dëmtuarit.
Ky ishte mesazhi i dërguar prej Fethullah Gylenit:
“Punonin në kushtet më të vështira, ku nuk u dallohej djersa prej gjakut, vetëm e vetëm për të siguruar ushqimin e familjeve të tyre me rrugët më të pastra. Nuk ka fjalë që të mund ta shprehë dhimbjen e tyre prej ndarjes nga njerëzit më të dashur, e aq më pak që të mjaftojë për t’iu fashitur pikëllimin. Nuk kemi në dorë asgjë veç ta ndiejmë bashkë me ta këtë dhimbje, me sytë të lagur prej lotëve, e duke iu lutur Allahut me përgjërim për ta.
I lutem Allahut, që t’i mbështjellë me faljen dhe mëshirën e Tij punëtorët që humbën jetën, t’u japë shërim të plagosurve dhe durim të mirë familjeve të tyre. I shpreh ngushëllimet e mia gjithë popullit tim, me lutjen që të shpëtohen sa më shpejt edhe trupat e pagjetur. Allahu (xh.sh.) na ruajtë prej fatkeqësive të tjera.”
M. Fethullah Gylen
- Publikuar më .