Këta njerëz jo vetëm kontribuojnë për Hizmetin, por i kanë kushtuar jetën kësaj lëvizjeje
Prof. Samuel Henry: Një nga gjërat që më pëlqen më së shumti tek lëvizja “Hizmet”, është pikërisht gadishmëria tyre për t’u angazhuar, jo vetëm në dialog, por dhe në shumë iniciativa konkrete. Për këtë arsye, jam një përkrahës dhe mbështetës i paepur i asaj që unë do ta quaja shërbim ndaj shoqërisë dhe shërbimeve që ofrohen si dhe gatishmërinë për të ndihmuar njerëzve të pafatë. Kam takuar shumë sipërmarrës në Turqi, të cilët u janë gjendur pranë shumë njerëzve... Ndihma e tyre ka lumturuar shumë njerëz anëkënd botës. Ata nuk mjaftohen thjesht duke fituar para, sigurisht që fitojnë dhe para, por qëllimi i tyre i vërtetë nuk është të fitojnë para, ata i investojnë fitimet e tyre sërish në komunitetet e tyre. Ai i riinvestojnë këto fitime dhe në komunitetet e të huajve. Ndihmojnë dhe investojnë për njerëz, të cilët nuk i kanë takuar kurrë. Dhe për këtë janë shumë të lumtur”.
Ish-Diplomati, David Newton: “Këto njerëz janë kryesisht sipërmarrës vendas. Disa prej tyre janë emra shumë të njohur, por shumë të tjerë janë sipasmarrës lokale, anëtarë të Dhomave Lokale të Tregtisë, ose anëtarë të shoqatave lokale të sipërmarrësve. Ata zakonisht veprojnë në të njëjtën mënyrë, dhe ne e dimë këtë e bëjnë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kur këta njerëz organizohen në shoqata sipërmarrësish, angazhohen shpesh në aktivitete bamirësie, dhe e ndiejnë me zemër se ata kanë një përgjegjësi për këtë. Pra, ky aspekt i lëvizjes “Hizmet” nuk është është diçka e re dhe i panjohur për ne. Por, dallimi është se në Turqi, njerëzit ftohen për të praktikuar fenë e tyre, për të bërë këtë jo vetëm për bamirësi, pra jo thjesht si bamirësi, por dhe si pjesë e rëndësishme e obligimeve të tyre fetare. Dhe dallimi tjetër, natyrisht janë dhe përmasat e kësaj iniciative në Turqi. Kjo iniciative gjithashtu është shtrirë dhe jashtë Turqisë. Njerëzit nuk japin thjesht para ose diçka materiale, ata në fakt ia kushtuar jetën e tyre kësaj kauze”.
Prof. Helen Ebaugh: “Arsyeja pse njerëzit janë kaq bujarë në donacionet e tyre, veçanërisht njerëzit që janë pjesë e kësaj lëvizjes, besoj është pjesë e angazhimit të tyre në këtë lëvizje. Dhe ajo që unë kam mësuar në hulumtimet e mia në Turqi, është pikërisht fakti se pothuajse që të gjithë, pa përjashtim, kontribuojnë në aktivitetet dhe nismat e Lëvizjes. Ata zakonisht këtë e bëjnë në mënyrë të qetë. Do të dëgjoni vazhdimisht shprehjen: “Dora e djathtë nuk duhet të dijë se çfarë bën e majta”. Por, kjo është mënyra e tyre për të mbështetur Lëvizjen, të cilës ata i janë përkushtuar dhe e konsiderojnë si pjesë të rëndësishme të jetës së tyre. Dhe është interesant fakti që, pavarësisht nga ajo që njerëzit japin, dhe ne si sociologë e dimë shumë mirë këtë, ata japin donacione jo vetëm për të treguar përkushtimin e tyre, por ata gjithashtu i japin jetë angazhimeve të tyre. Kur ju kontribuoni për diçka, atëherë ju jeni të interesuar për të. Prandaj, unë mendoj se ky është një qark dhe kjo është një nga arsyet që i bën këta njerëz që të jenë të përkushtuar ndaj Lëvizjes. Ajo është Lëvizja e tyre. Dhe kam mësuar se, që nga sipërmarrësit më të pasur deri tek punëtorët më të varfër, të gjithë të kontribuojnë me diçka”.
Prof. Richard Webb: "Njerëzit në Lëvizjes “Hizmet” kurrë nuk mburrem me veten e tyre. Ata motivohen nga të tjera gjëra. Ky motivim buron pikërisht nga ideja që ata janë duke bërë diçka që është e mirë në këtë botë dhe nuk presim asnjë shpërblim për të në këtë botë. Ky është dhe përkufizimi i besimit. Ndaj, nuk e kam mësuar prej tij, por nga dikush tjetër që ishte i pranishëm, kur ai u largua që të merrte ushqimin për të na e shërbyer ne, që ai kishte mbështetur me bursa studimi dy vajza të reja, dy bursa të plota studimi në një shkollë. Gjithashtu mësova se biznesi i tij gjatë vitit të kaluar kishte patur rënie, dhe ai nuk kishte mundësi që të financonte bursën e dytë. Dikush mund të justifikohej duke thënë: “Unë nuk mund ta përballoj këtë, por angazhimin tim do ta përmbush kur të kem mundësi”. Por, çfarë bëri ai? Filloi një punë të dytë, që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishte ekuivalente me atë të një menaxheri të turnit të natës në një supermarket si “Winn-Dixie” ose “Wal-Mart”, dhe punoi me orë të zgjatura dhe kurrë nuk e ndërpreu donacionin për bursën e dytë. Dhe në atë kohë ne e takuam, ishte energjik dhe plot gjallëri, dhe pasi na mikëpriti dhe gostiti, u nis në turnin e tij të natës, dhe ne më pas i bëmë një vizitë bashkë me gruan e tij. Një përkushtim të tillë nuk do ta harroj kurrë. Kjo tregon që ka shumë të vërteta që mund të na befasojnë dhe të na frymëzojë që të jemi njerëz më të përkushtuar dhe më të mirë”.
- Publikuar më .