Fethullah Gylen shpreh ngushëllimet për viktimat e sulmeve terroriste në Paris
I dënoj ashpërsisht sulmet terroriste ndaj revistës frënge "Charlie Hebdo" dhe ato në periferi të Parisit.
Këto akte revoltuese terrorizmi janë të mjerueshme, pasi nuk i shërbejnë asgjëje tjetër veçse nxitjes së shkatërrimit, dhimbjes, mllefit dhe urrejtjes. E përsëris dënimin tim ndaj çdo lloj forme terrori pavarësisht se kush janë nxitësit apo shkaqet e vëna në pah.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, të afërmve të tyre dhe mbarë popullit të Francës.
Me këtë rast, nuk dua të anashkaloj pa ngushëlluar dhe pa u lutur edhe për shpirtrat dhe të afërmit e të gjitha sulmeve terroriste të kohëve të fundit, në Turqi, Nigeri, Jemen, Pakistan, Irak, Siri dhe Liban. Mendoj se prej të gjithë liderëve të botës pritet që të tregojnë të njëjtën ndjeshmëri për çdo jetë njerëzore të humbur në të tilla tragjedi të papërshkrueshme, pavarësisht se në ç'vend ndodhin.
Lus Zotin që ta udhëzojë njerëzimin drejt një bote të paqes!
M. Fethullah Gylen
- Publikuar më .