Cilat janë parimet themelore të Lëvizjes Gylen?

Fethullah Gylen

Përgjigja për këtë pyetje nuk mund të jetë e veçuar nga fakti që Fethullah Gylen është një njeri i përkushtuar i fesë. Fethullah Gylen ia ka dedikuar jetën e tij me përkushtim dhe besnikëri, të kuptuarit e principeve të fesë, interpretimin e saj dhe përhapjen e mësimeve të tij fetare me të tjerët. Për të kuptuar se çfarë ai thotë dhe bën, është e domosdoshme që t’i përmbahemi kësaj perspektive. Njerëzit që shmangen nga kjo e vërtetë dhe që kanë gjykime apo arsyetime të gabuara ndaj tij, mundohen të kërkojnë elementë, tek Fethullah Gylen dhe lëvizja e drejtuar prej tij, të cilat në të vërtetë nuk ekzistojnë, duke filluar që nga ambiciet politike deri tek përfitimet materiale. Personi, i cili përpiqet me këmbëngulje që të korrigjojë këto keqkuptime dhe i cili është më i ofenduari prej tyre, është vetë Fethullah Gylen.

Në kushtet kur diskursi dhe veprimet e tij janë vëzhguar nga afër dhe studiuar në një periudhë të gjatë kohore, qartësisht konkluzioni është se Fethullah Gylen ka si qëllim të pajtojë traditën me modernitetin. Sipas tij, një shoqëri e shëndoshë dhe moderne përmban veti kryesore: harmonia e shoqërisë, puna e vështirë dhe produktiviteti. Forca që i bashkon të tria këto veti është fuqia e demokracisë në shoqëri. Pikërisht këto koncepte janë realizuar në formën e investimeve dhe sipërmarrjeve dhe mundësojnë përmirësimin e ekonomisë së tregut. Përveç kësaj, etika dhe solidariteti ndërmjet njerëzve garantojnë stabilitetin shoqëror. Ky tipar i fundit nënkupton që ata që i besojnë njëri-tjetrit dhe i rezistojnë zvetënimit shoqëror, rrisin kapacitetet dhe zhvillimin e tyre në aspekte që kanë të bëjnë me punën, por edhe personalitetin e tyre, gjithashtu rrisin dhe cilësinë e jetës së shoqërisë në tërësi.

Cilësitë themelore të Fethullah Gylenit, e bëjnë atë të ndryshëm nga teologët e tjerë dhe udhëheqësit e opinionit. Por cili është burimi i këtij ndryshimi? Para së gjithash, Fethullah Gylen është ndikuar shumë nga mësimet dhe tradita sufiste. Ky ndikim mund të shihet qartë, jo vetëm në interpretimet e tij fetare, por edhe në stilin e tij të jetesës, përgjithësisht sufiste.

Sjellja e tij e përgjithshme është modestia. Ai nuk e konsideron veten superior ndaj askujt tjetër dhe i përmbahet tolerancës në shkallën më siperiore të mundshme. Mënyra se si këto vlera shfaqen në sjelljen e tij personale, ka të bëjnë me faktin se Fethullah Gylen dëgjon me kujdes të tjerët, para se të flasë. Ai gjithashtu përgjithësisht është një person shumë i ndrojtur dhe i rezervuar. Droja e tij ndonjëherë është keqinterpretuar si fshehtësi. Në sytë e tij ka aq shumë për të mësuar dhe aq shumë mister në botën e tij të brendshme, sa është kjo sjellje që e nxit akoma më shumë respektin dhe admirimin ndaj tij.

Një tjetër atribut i sufizmit është dhe fakti që individi merr mbi vete si përgjegjësi që të jetë një qenie njerëzore e virtytshme dhe e përsosur. Një njeri ideal, ndjen përgjegjësi për shoqërinë, po aq sa ai bën për vetën e tij. Ai dëshiron për të tjerët, atë që dëshiron edhe për veten e tij. Fethullah Gylen e vendos këtë përgjegjësi në qendër të konceptit të tij për fenë. Sipas tij, një mysliman është një qenie sociale dhe në masën e thellësisë së tij shpirtërore, ai lejon që mirëqenia e të tjerëve të jetë një faktor i rëndësishëm në marrjen e vendimeve të tij. Kjo ndjenjë e përkushtimit ndaj të tjerëve, është themeli i të kuptuarit të sjelljes së tij etike.

Mësimet e Fethullah Gylen kanë gjithashtu një ndjenjë të kudogjendur dashurie kombëtare. Ai i këshillon pasuesit e tij që përpiqen për të forcuar pozitat e kombit e tyre, të jenë të hapur ndaj njerëzve të tjerë dhe të përqafojnë familjen e madhe të njerëzimit. Fethullah Gylen propozon tri deviza shpirtërore në këtë çështje: modestinë, tolerancën, dhe vetëpërkushtimin për njerëzimin.

Nuk është rastësore që osmanët u përhapën dhe u zgjeruan në një territor të madh, përqafuan shumë kultura dhe fe të ndryshme, dhe treguan se ishin në gjendje të ruajnë paqen e brendshme sociale të këtyre territoreve. Fakti që nuk ka patur diskriminim ndaj grupeve të ndryshme në territoret e zotëruara prej tyre, ka luajtuar një rol shumë të rëndësishëm në këtë arritje. Më shumë mundësi, Lëvizja Gylen me shkollat e saj të shumta, të përhapura në mbarë botën, ka marrë shumë mësime nga përvoja e osmanëve. Ndjekësit e Lëvizjes Gylen i referohen kësaj si një "vijë e Rumiut dhe Jasaviut”, dashurisë pa kushte, dhe e shohin këtë perspektivë si një dhuratë të turqve për botën.

Nismat e lëvizjes bazohen në marrëdhëniet dhe dialogun si rruga e duhur për të zhvilluar brendësinë e spektrit të plotë të qarqeve kulturore. Kjo dinamikë e dialogut ndërmjet besimeve fetare dhe qytetërimeve është thelbësore. Lëvizja Gylen i kushton rëndësi të madhe dhe i qëndron besnike kësaj perspektive. Kjo është thelbësore në principet dhe ajo që Fethullah Gylen beson, dhe ndjekësit e tij ndajnë të njëjtin opionin.

Sipas Fethullah Gylen, në thelbin e të gjitha feve hyjnore qëndron shpresa e arritjes së të vërtetës absolute. Në Lëvizjen Gylen, kjo qasje është më shumë se një premtim abstrakt. Në të gjithë veprimtarinë dhe nismat marra prej kësaj lëvizjeje qëllimi kryesor është transformimi i këtij ideali në një program aktiv.

Për këtë arsye, sa më shumë sakrificë dhe altruizëm ka në besimin dhe botëkuptimin e Fethullah Gylenit, aq më shumë vërehet sakrifica dhe altruizmi në këtë lëvizje. Ndjeshmëria është një nga parimet më të rëndësishme të filozofisë së Fethullah Gylen dhe kjo pranohet dhe nga pasuesit e tij. Aftësia për të përqafuar të tjerët pa dallim, e bën individin që të jetë më afër Zotit dhe njëkohësisht e bën atë që të jetë më afër idealit njerëzor. Ndaj, kjo thirrje është një detyrë që feja imponon ndaj tij. Kjo është ajo që Fethullah Gylen i referohet si "tensioni metafizik" ose "vigjilenca shpirtërore". Ndërsa individi veprimet e tij i ka të bazuara në këtë tension, ai mund t’i afrohet idealit njerëzor. Afërsia me idealin, zvogëlon këtë tension dhe individi riprodhon veten si një person të përsosur në këtë proces.

Nëse ndjeshmëria nuk do të ishte parimi themelor i lëvizjes, anëtarët e saj nuk do të ishin të gatshëm apo të aftë të përçonin mesazhin e tyre në cepat më të largët të botës. Ata nuk do të ishin në gjendje të komunikonin me njerëz, kombësia, etnia dhe feja e të cilëve janë të ndryshme nga ajo e tyre. Sakrifica të tilla gjenden vetëm në një besim të fortë dhe të shëndoshë. Fethullah Gylen e di shumë mirë këtë dhe e përdor interpretimin e tij fetar për të nxitur një mendësi që prodhon një sinergji të punës sociale dhe zhvillimit shpirtëror.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.