“Është e shëmtuar të merresh me shkollat turke jashtë vendit”
Dy vëllezërit algjerianë të përfshirë në sulmet terroriste kundër gazetës “Charlie Hebdo”, nëse do të kishin patur fatin të ishin njohur dhe të ishin arsimuar në shkollat e Lëvizjes për Shërbim, të jeni të sigurtë se në asnjë rrethanë nuk do të kishin zgjedhur rrugën e dhunës dhe terrorit, e nuk do të kishin kishin rënë kurrsesi pre e elementëve dhe grupeve terroriste.
Një nga problemet më të mëdha në hapësirën gjeografike të vendeve myslimane, është pikërisht fakti që sistemi arsimor në këto vende ka mbetur në dorë të “mullahëve” dhe ç’është më e keqja, ky sistem, në mënyrë të përsëritur, mbështet lëvizjet që kanë në thelb dhunën dhe urrejtjen. Nga Pakistani, Afganistani dhe në shumë vende të tjera, këta fëmijë që rriten dhe edukohen duke mos u dhënë mundësi të përdorin mendjen, në thelb janë pikërisht njerëzit që duan këta përfaqësues fetarë. Kjo bën që të rriten individë, të cilët nuk vënë në dyshim asgjë që u thuhet apo kërkohet, dhe që janë të gatshëm të ndërmarrin çdo veprim.
Nisma e ndërmarrë nga mendimtari Fethullah Gylen ka bërë të mundur që në një hapësirë gjeografike shumë të gjerë, e cila përfshin të gjitha kontinentet deri dhe Lindjen e Largët, të hapen shkolla, dhe këto institucione arsimore janë të gjitha në administrimin dhe financimin e kësaj lëvizjeje. Këto institucione arsimore në asnjë rast nuk janë barrë për financat e shtetit turk. Të gjitha këto shkolla janë hapur me donacionet e individëve, të cilët janë pjesëtarë dhe mbështetës të Lëvizjes për Shërbim. Pasi nisin funksionimin e tyre, pas një periudhe të caktuar kohe këto institicione arsimore arrijnë të vetëfinancohen.
Edhe gjatë periudhës së ‘grushtit të shtetit të 28 shkurtit’, regjimi provizor i kryesuar nga ushtarakët ua vuri syrin dhe nisën përpjekjet e tyre për t’i mbyllur këto institucione arsimore. Më pas arritën të kuptonin gabimin që po bënin dhe hoqën dorë nga dëshira për t’i mbyllur.
Tani së fundmi, Presidenti i Republikës, Rexhep Tajjip Erdogan dhe kryeministri Davutoglu kanë nisur përpjekjet e tyre dhe janë mobilizuar për të kërkuar mbylljen e këtyre shkollave. Është një qëndrim i gabuar, i shëmtuar dhe njëkohësisht dhe një qëndrim i turpshëm. Është një veprim i cili dobëson shoqërinë civile dhe rrit forcën e shtetit. Një nga faktorët kryesorë që i mban larg këto vende ku janë hapur këto institucione arsimore nga vlerat e demokracisë, është pikërisht plogështia ose mungesa e këtyre institucioneve të shoqërisë civile.
Shtetit turk, ende nuk ka mundur që të garantojë dhe ofrojë plotësisht shërbimin e arsimit në hapësirën gjeografike të vet. Megjithë trumbetimet dhe zhurmën e madhe në lançimin e fushatës për dixhitalizimin e sistemit arsimor me tableta, është shndërruar në një system ‘shkruaj e fshi’ dhe sa më shumë kohë kalon, ky sistem ka nisur të shfaqë shenjat e një sistemi arsimor të ngjashëm me medresetë e shekullit të kaluar.
Shkollat e lëvizjes për shërbim janë një markë ndërkombëtare
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e shikon Lëvizjen për Shërbim si një lëvizje e shoqërisë civile, të cilëve u duhet shtypur koka kudo që të jetë të pranishëm. Sigurisht që ky nuk është një qëndrim vetëm ndaj Lëvizjes për Shërbim. Njëkohësisht kjo parti mban të njëjtin qëndrim ndaj të gjitha shoqatave të ndryshme, arkitektëve dhe inxhinierëve, si dhe ndaj shoqatës së bizneseve TUSAID. Dhe duket qartë që këtë e bën me qëllimin e vetëm që askush të mos vërë në dyshim apo të kundërshtojë vendimet e tyre, por të duartrokasë shpalljet dhe reklamat që shkruhen në gazeta nga vetë ata.
Gabimi është ky; asnjë shtet nëse nuk është në kushte të kapitullimit të ngjashme me atë të fundit të Perandorisë Osmane, nuk ka dëshirë dhe nuk do që të lejojë që një vend i huaj të hapë shkolla në territorin e tyre. Shteti dhe shoqëria civile janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Në fakt, nëse ata i hedhin një sy nivelit të cilësisë së sistemit arsimor në vendin tonë, kjo do të ishte një tjetër faktor i ri dhe jo pak i rëndësishëm në listën e arsyeve për moslejimin e një nisme të tillë.
Shkollat e hapura nga Lëvizja për Shërbim në të katër anët e botës, falë cilësisë së shërbimit arsimor-edukativ që ofrohet, kurrikulave laike dhe respektimit me rigorizitet të legjislacionit dhe rregullave të vendeve respektive kanë arritur një rezultat të jashtëzakonshëm dhe janë shndërruar në një markë ndërkombëtare. Shpresoj që brenda Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim do të ketë individë të ndërgjegjshëm, të cilët do të gjejnë kurajon të mbajnë një qëndrim të hapur ndaj këtij gabimi.
Ergun Babahan, Autori është analist në gazetën turke “Millet”
- Publikuar më .