Tre elemente spikatës në karakterin e Gylenit
I ardhur në këtë botë në një familje besimtare, me ndjenja e mendje të zhvilluar, karakteri i Gylenit mori trajtë së pari nën kujdesin e nënës së babait, zonjës Munise, pastaj nën ndikimin e prindërve e jashtë familjes, të Muhamed Lutfi Efendi Alvarliut. Në karakterin e Gylenit, të formuar nën këto ndikime të thella e të ushqyer me një formim ndërgjegjësor të veçantë, dolën në pah së pari tre elemente. I pari është një besim i thellë, i përjetuar me gjithë zemër dhe lidhja e jashtëzakonshme me të, i cili dallohet edhe në pjesëtarët e tjerë të familjes; i dyti, një dashuri e lidhje e jashtëzakonshme si e tij, ashtu edhe e familjes, me çdo krijesë, duke filluar me Profetin e shokët e tij; së treti, një vuajtje e shoqëruar me dhimbje, lotë, përmallje. Edhe varfëria e familjes dhe vuajtjet e dhimbjet e saj gjatë luftërave botërore, edhe vegjëlia e Gylenit, gjatë së cilës ai përjeton shumë dhimbje, -i vdesin gjyshi e gjyshja brenda një ore, pastaj i vdesin disa nga vëllezërit e motrat, pastaj humb mësuesin e tij të çmuar, Muhamed Lutfi Efendi Alvarliun-, më vonë gjendja e mjerë e botës islame, fatkeqësitë që përjeton populli turk shekujt e fundit, njëra pas tjetrës, janë veç disa nga faktorët që e ushqejnë vazhdimisht vuajtjen e tij.
- Publikuar më .