Një kriter në adhurimin e Zotit: Të shohësh veten si më të ulëtën e krijesave
Për Fethullah Gylenin, adhurimi i Zotit vjen para gjithçkaje. Rregullorja e fundit dhe më e përsosur e këtij adhurimi është Islami, kështuqë edhe ai është shumë i përpiktë me Islamin. Megjithëse nuk e ka lënë asnjëherë namazin, që në atë moshë të vogël, kur lexon për herë të parë gjithë Kuranin, megjithëse nuk ka kaluar thuajse asnjë natë pa u ngritur nga shtrati për t’u falur, ai beson se prapëseprapë nuk është një rob i mirë ndaj Zotit. Me thellimin e njohjes së Zotit, njeriu nis ta shohë veten edhe më të vogël, edhe më të ulët mes krijesave të tjera, edhe më mëkatar. Kështu edhe Gyleni e sheh veten si më të ulëtin e krijesave e më mëkatarin mes njerëzve.
- Publikuar më .