Bashkësia e paqes shpirtërore
Paqja është kthyer në një të dashur i paarritshëm, për të cilin flitet në çdo hapësirë ku jetojnë njerëz. Në fakt, në këtë mejhane të vuajtjes, njerëzit nuk kanë ditur veçse të ankohen për mungesën e paqes dhe të këndojnë këngë të dedikuara enkas për të. Por ç’e do se të gjitha parehatitë shpirtërore që kanë hedhur shtat në çdo periudhë të historisë, e kanë bërë njerëzimin të kërkojë të periudhën e shkuar, duke e bërë nostalgjik për vuajtjen e shkuar, duke e bërë të largohet drejt “botësh imagjinare”...
Paqja shpirtërore dhe mungesa e saj, deri më sot, faqeza historisë, e cila nuk se ka qenë e patensionuar, thjesht kanë ndryshuar fytyrë, ashtu siç dita me natën i lënë vendin njëra-tjetrës, dhe paqja e vërtetë nuk ka dalë dot në dritë e plotë, duke mos e kapërcyer dot kufirin e ashpër të relativitetit. E si t’ia arrinte, kur ky vend nuk është vendi i paqes së plotë dhe të vërtetë, apo i mungesës së saj; kjo është vetëm rruga për atje. Ata që shohin dhuratat e para gjatë rrugës dhe që i ndezin qirinjtë e aftësive, duke e përdorur vullnetin plotësisht, arrijnë dritën dhe paqen shpirtërore. Në zemrat dhe ndërgjegjjet e tyre një dritë e madhe nis të shndrisë dhe paqja... Ata që nuk e kuptojnë sekretin e të ekzistuarit, që i zhvillojnë ndjesitë e tyrë më të holla shpirtërore drejt ligësisë, duke u shndërruar në skllevër të dëshirave mjerane të tyre, vetëm sa janë zhytur në errësirë, në një errësirë absolute dhe nuk kanë gjetur dot asnjëherë paqe në shpirt.
Ata që besojnë dhe që janë në rrugën e së vërtetës nuk e dinë se ç’mund të jetë mungesa e plotë e paqes shpirtërore. Ata edhe pas tensionit, apo mungesës më të vogël të rehatisë, dallojnë përherë shenjën e një shprese dhe sigurie të re, ndaj edhe i presin me buzëqeshje ngjarjet me të cilat i përball jeta.
Besim dhe shpresa janë kushti parësor i paqes shpirtërore. Kush nuk e ka arritur dot lartësimin e ndërgjegjje, duke mos e ndërtuar dot atje Xhenetin e vet, as që mund të mendohet se mund të jenë në paqe shpirtërore, e po ashtu nuk mund të mendohet që ata që e presin të ardhmen me shpresë dhe ngrenë Parajsa të reja përditë me kënaqësitë e së ardhmes së lumtur të mos kenë paqe në shpirtrat e veta.
Kësodore, të gjitha përpëlitjet tona si popull duhet të jenë për t’ia arritur qëllimit që njeriu ynë të jetë pjesë e një shoqërie të tillë të mirëqenies shpirtërore. Një shoqëri e paqes, që flatron drejt botëve të epërme e kulluar prej të gjitha ndjenjave të ulëta e të mjera... Një shoqëri e paqes shpirtërore, e përbërë nga individë që i kanë ndërgjegjjet të shkrifëta, familje që rrezatojnë veç siguri dhe gëzim dhe një popull që premton veç paqen dhe qetësinë...
Po, sepse paqja shpirtërore nis prej individit, përfton një formë tërësore të vogël me familjen, derisa merr së mbrami trajtat e nevojshme për të qenë mbizotëruese te të gjitha shtresat e shoqërisë.
Andaj, teksa mendojmë për ardhjen e së mirës, së bukurës, shpresës dhe sigurisë, jemi të detyruar që t’ia nisim punës, së pari me individin, e kjo është diçka që nuk duhet ta largojmë kurrë nga qendra e vëmendjes. Sepse, jo vetëm që është ai, individi, që do të formojë familjen, por ai do të jetë edhe shtyllë dhe pjesë e shoqërisë. Një shoqëri e përbërë prej mëkatit nuk ka se çfarë të premtojë, për sa i përket mbarësisë, suksesit, shpresës, apo lumturisë. Të gjitha mbarësitë dhe gëzimet, siguria dhe paqja shpirtërore mblidhen dhe krijojnë rrathë të mirësisë përreth individëve që kanë arritur të konceptojnë fshehtësitë e egos dhe të personalitetit, e që kanë arritur një thellësi në mendim dhe në shpirt. Njëkohësisht, ai individ që është bërë një shtyllë kaq e shëndoshë, ka përftuar në vete edhe identitetin e të qenit një pjesë shumë e mirë e familjes dhe një qytetar i përsosur.
Çerdhet familjare që krijojnë familjet e përbëra nga individë të tillë, si personalitete të larta, të bëjnë të kujtosh qoshet e Xhenetit. Në këto vatra të lumturisë, të qenit nënë, baba, apo fëmijë, nuk fillon me lindjen dhe nuk përfundon as me vdekjen. E përtejmja dhe gjithë ç’ka përtej saj janë të stolisura me drita shumëngjyrëshe të kësaj valleje që nuk mbaron kurrë; e zbukuruar me ngjyrat më frymëzuese, që duket sikur përfton skena të reja për çdo çast për individët që bëjnë pjesë në të. Prandaj edhe koha, e cila nuk e ka vjetëruar dot atë ngrehinë të shëndoshë, nuk do të mund t’i zbehë dot respektin dhe dhembshurinë që i lidh ata fort me njëri-tjetrin. Ajo vatër e përjetësisë veç do të vazhdojë. Kjo çerdhe kaq harmonike dhe e shëndetshme është shtylla themelore e një populli që premton të ardhme. Një popull vetëm në saje të virtytit dhe pastërtisë së kësaj shtylle mund ta shprehë ekzistenën e vetë dhe mund të bëhet më i thellë. E atëherë kur e humb këtë parim, e humb krejtësisht gjallërinë e tij. Populli që nuk ekziston brenda familjes e ka humbur vetinë e të qenit popull. Dashuria, respekti, solidariteti dhe ardhja në ndihmë njëri-tjetrit e reflektojnë ekzistencën e respektueshme të një shoqërie përmes familjes dhe një popull i këtillë ngjitet drejt pozitave të dëshmitarit dhe mbrojtësit të paqes dhe mirëqenies shpirtërore në botë, duke u shndërruar në një element të ekuilibrit ndërkombëtar; arrin në pozitat e mbizotërimit mbi gjërat dhe ngjarjet që ndodhin.
Kjo lidhje mes gurëve të strukturës shoqërore, ndjenja e mospritmërisë dhe e të jetuarit për të tjerët në zemra dhe uniteti në edukatën e saj, bën që pjesët të lidhen aq fort me njëra-tjetrën, sa që vuajtja e përjetuar në njërën prej qelizave, bën që në të gjithë organizmin të ndihet një klithmë e thellë vajtimi; e hareja më e vogël në njërën prej pjesëve bën që organet të ndiejnë të gjitha të njëjtin gaz.
Në një shoqëri të këtillë, masa e mban mbi supe shtetin dhe përfaqësuesit e lartë të tij. Poende shteti dhe përfaqësuesit e lartë të tij u shërbejnë popullit të tyre me krenari; një bari mëshirues, njësoj si një baba i dhimbsur, gjen gëzime dhe lumturi veçse në gëzimet dhe paqen shpirtërore të të vegjëlve të vetë, për të cilët kujdeset.
Në kësi shoqërish pronari është përherë në krah të punëtorit; në të ngrënit, të pirit dhe gjithë dëshirat e tija legjitime... si një pjesëtar familjeje, i jep atij të hajë prej asaj me të cilën ushqehet edhe vet, u mundëson edhe atyre që të veshin ato që ai vesh dhe përpiqet që të mos i ngarkojë me punë më shumë nga sa mund të përballojnë. Ndërsa punëtori, edhe ai qëndron pranë punës dhe punëdhënësit; larg prej çdo lloj ndjenje armiqësie ndaj pasurisë dhe pronarit, duke u bërë shembull i mundimit dhe përpjekjes si vlerë. Ai e di se kur është duke bërë më të mirën për një punë, apo përpiqet e stërmundohet me mish e me shpirt për të, e di se në botët e përme dhe pranë më të Drejtit ai është duke u duartrokitur dhe lëvduar për atë që po bën dhe e kryen me dëshirë gjithë ç’është duke kryer.
Shkolla, por edhe të gjitha institucionet e tjera të kësaj shoqërie, e zhvillon edhe më ndjenjën e virtytit; çel dyert për te brezi i dashurisë dhe mirësisë, duke u mësuar njerëzve se si të merren vesh dhe të mirëkuptohen me njëri-tjetrin sipas parimit të dhembshurisë dhe solidaritetit. E mbron atë prej qëllimeve të pamëshirshme, ndjenjave të poshtëruara dhe prej të rënit në pozitat e faqes së zezë të njerëzimit dhe prej çdo lloj poshtërsie tjetër; me pak fjalë, e rrit atë si një brez që di se si t’i respektojë konceptet e shenjta.
Dhe, si përfundim, në një shoqëri të këtillë drejtësia vepron sipas filozofisë së parimit të së drejtës; bëhet përndjekësja e të padrejtit dhe shkelësve dhe mbrojtësi i të pafajshmit dhe viktimave.
Ne, të gjithë si breza, kemi shekuj që presim për këtë bashkësi ideale dhe rrekemi të gjejmë çdo lloj zgjidhjeje që mendojmë se mund të çojë në lindjen e një lindjeje të re. Nuk e dimë se edhe për sa kohë do të rrimë e do të përpiqemi në këtë rrugë.
- Publikuar më .