Trupi-Kafaz

Ndarjet si vel mjegulle më qartësohen çdo sabah,
Sikur ta dija që veç unë rri e mendoj, sikur ta dija, ah!

Kurbet e vetmi, ndjenja valë-valë, hidhërim si helm,
Peshën e ankthit kush e mban? Një, unë dhe një tjetër, ky kalem.

Unë flas, ai shkruan, unë mendoj, ai loton;
Një rrugë e gjatë pa fund, vuajtja vazhdon, shkon...

Por nje ditë çdo gjë mbaron, veç malli s'mbaron!
Në ndarje bashkim ka dhe bashkimin një ndarje e pason.

Të kërkosh pa gjetur dot e të gjesh pa mundur ta prekësh ti:
Çdo ditë, s'di sa herë, vdis e vdis e ngrihu përsëri.

Mendoj nga erdha e kush jam unë, rri e mendoj,
Thellë-thellë kërkoj e prapë andej-këtej diçka kërkoj.

Sikur Atij Ti të mund t'i them, shpirti më vrullon,
Shpirti ndaj Tij në ethe dridhet, fërgëllon...

E më pas, kur zërin e Shpirtradhënësit të dëgjoj,
Do ta braktis diku këtë kafaz e do të shkoj...

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.