Kurbet-2
Kurbet brenda në kurbet,
Digjem-mpihem, s'jam i getë
Një mall brenda mallit vetë,
Dhe u mbusha, dhe u thava.
Se ç'fat-akull qenkam unë,
Po vërtitem veç pa punë;
Dhe pas verës shirat zunë,
Jeshilova, u përthava.
Si djerrinë u përcëllova,
Porsi re u grumbullova;
Pika-pika u lëshova,
Si liqen tokën mbulova.
Erdh pranvera luleve,
Fluturat petaleve;
Plaqt' shëtisin rrugëve,
Unë ulur seç u lodha.
- Publikuar më .