Trëndafili i Ndjesive të Mia
Çdo shpirt që Ty të do, i madh është, ja Resulallah!(1)
Ndjenjat dhe sytë të mbushur plot i ka, ja Resulallah!
Nga drita e bukurisë Tënde dhe molekula gëzim ka,
Roje e panderë në derën Tënde është, ja Resulallah!
Kush vjen pranë Teje, për të mirësi më të madhe s'ka,
Vendi Yt me mirësi i mbushur plot, ja Resulallah!
Me sytë e ndjenjave veç një herë kush të pa;
Një krah i shpirtrave u bë pastaj, ja Resulallah!
Në klimën Tënde zogj krahartë fluturojnë pa pra,
Klima jote-rruga e zogjve është, ja Resulallah!
Atje horizontet si lartësi Parajse, me bukuri të ra',
Bukuria jote-tyli i horizonteve është, ja Resulallah!
Të vijë pranë Teje-shpirti besimtar një ëndërr ka,
Kush s'të njeh Ty, i vdekur është, ja Resulallah!
Bashkimi me Ty, ëndrra e këtij robi të çuditshëm,
Trëndafili i ndjesive të mia është, ja Resulallah!
[1] Resulallah: i Dërguari i Allahut. (Eshtë ruajtur fjala arabe e pazëvendësueshme poetikisht në shqip)
- Publikuar më .