Ti

Në të sheh kush të dashuroi,
Tjetër bukuri i hyn në sy?
Miqësinë tënde kush e fitoi,
Tjetër miqësi i hyn në sy!

Veshët zërin në ta paçin dëgjuar,
Për zëra të tjerë janë shurdhuar;
Në ndjesitë je mbretëruar,
Tjetër mbret s'i hyn në sy!

Sherbet-sheqer ndër buzë pikuar,
Në se emrin tënd përmend pa pushuar;
E në se dashurinë tënde ka shijuar,
Mjaltë e kajmak s'i hyn në sy!

Ndjesitë Ty në të paçin dashur,
Fjalës Tënde n'i gofshin përgjigjuar,
E me vrap në të paçin arritur,
Mall e pasuri s'u hyn në sy!

Për fatkeqët je i vetmi besim,
Të varfërit të pasur janë me Ty,
Kush të kujton Ty me gëzim,
Mjerim e shqetësim s'i hyn në sy!

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.