Përgjërim

Fjalë të dashuruarish kam, mëshiromë, o Zot!
Hapma derën mëkatarit dhe ndihmomë, o Zot!

Në shoqërimin Tënd jam pa prà, mos më përze;
U vërtita mjaft si endacak, mos më le, o Zot!

Me vite në portën e këneqësisë Tënde ndejta e rënkova,
Me ah-e dhe klithma vetminë e kalova, o Zot!

De pse përçart në revoltë çdo kohë e kalova,
Prapë për këtë të pashpresë kënaqësi kërkova, o Zot!

Me revoltën time sa malet në portën Tënde përfundova,
Me lak në gafë, i pashpresë u ktheva, o Zot!

Mos më digj si të huaj, të digjem në vatrën Tënde dua,
Në ashk i përvëluar, i vrarë nga shiqjetat e ashkut, dua, o Zot!

Ndihi shërbëtorit tënd, nga shansi i vajtimeve të shpëtoj,
Me një mijë ngazëllime asaj bukurie të fshehtë pranë t'i shkoj, o Zot!

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.