Ndjesite-froni yt
Me mëshirë linde, me të vështira u rrite,
Mbështetje për ne, mbështetja jote Amshimi;
Vendqëndrimi i parë bota, Përtej u ugjite,
Dritë rrezatove, prej Teje dritën njerëzimi.
Në terr jetonin popujt sa pa ardhur Ti,
Me nurin e fytyrës tënde çdo vatër u ndriçua;
Drita që shpërndave, me vlerën e botës nji për nji
U zgjuam nën hijen tënde, shpirti njerëzor u zgjua.
Mëngjesin e çlirimit me gjithsej na shpëtove;
Sa keq për ata që në rrugë u nqujuan;
Me një goditje errësirën me dritë e mbulove,
U fshinë shqetësimet, të katër anët me dritë u mbuluan.
Tenda mbretërore-faq'e dheut, ndjesitë-Froni yt;
Nje mbretëri pate ngrehur që prej Sulejmaint.
Smirë për engjëjt-prej smeraldi fati yt,
Buzëqeshje të dhuronte që nga dita e fillimit.
Besnikëria jote e begatë-një bahçe trëndafilash,
Tani si cullufet e shpushpurisura mbi fytyrë;
Toka Nemrudit i përngjan, epokë faraonësh,
Me dyshime dhe mohime fryn era në të fryrë.
Me lartësimin tënd qiejt ngjyer në flori,
Me fytyrën sterrë tani, perçe-perçe të mbuluar;
Udhëtarët bjer e ngrihu, udhët plot çudi,
Njomështisë së buzëve të tua vera u është etuar.
Pa shih, me një shenjë kijameti në pasqyra e sotmje po flet;
Djialli në qejf, gjyrykut të Ferrit i mëshon;
Në këtë përmbysjë sytë të përlotur, ndjesitë në kasavet;
Ngrehu dhe thirru këtyre: Qëndroni! Se koha shkon...
U bë mjaft kohë që drita ka zbardhur përsëri;
Me shpirtin ndër buzë, në udhën tënde duke përgjuar;
Drita jote shpirtrat i mbushi ende pa ardhur Ti;
Me shpresë plot, me sytë në horizont duke vështruar...
- Publikuar më .