Kurbet-1

Një ditë kurbeti në shpirt si veri më përshkonte,
Vjeshta këndonte, përdhe gjethe të mjera...
E djeshmja vetmitare ende në gjoks më rënkonte,
Ndjesitë-flamur i brengosur q'e valëvit era...

U përhumba në mërzitjen e thellë të ditëve të vjetra;
Si pasqyrë gjaku ato vende; m'u fanit;
Për hallin tim më erdhi keq; u rrëqetha,
Ndërsa përfytyrimin ma përshkonin ato ditë...

Një kurbet i zymtë në jokse shtrihet në mjerim,
Veriu po i përkëdhel ca si ftohtë lulet;
Atje ku gazmendi ridhte me shushurimë,
Një melodi e mërzitur po i hesht insektet.

Vetmitë si erë zymtësie ne mbështollën veten;
Tash ikën diku tjetër nga herë e herës...
Tymrat që me shekuj mbështollën të vërtëten,
U shkrinë një nga një e i hapën udhë pranverës...

Dhe tash në gjoks ato prapësitë e ndjenjave
Në netët e vetmive të mia-një shok besnik...
Ndërsa etja e gjoksit-si e shkretëtirave;
Vdekje të lehtë paç dhe me besim, o mik...!

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.