Prej Teje Gjithçka
Çdo gjë nga Ti, Ti je pasuria,
Imzot, i ktheva sytë nga Ti!
Ti je Filimi, Ti je Përjetësia,
Imzot, i ktheve sytë nga Ti!
Çdo gje që gjeta, tek Ti e gjeta,
Dhe nga falsiteti shpëtova tani;
Rob t'u bëra, në derë t'u mbështeta,
Imzot, i ktheva sytë nga Ti!
Drita jote gjithkah ndrin,
Dritë nuk sheh, kush s'ka sy;
Për të mjerët Ti je shpëtim,
Imzot, i ktheva sytë nga Ti!
Me Ty parajsë kthehet çdo vend,
E mira prej teje, për kë nderimi?
As bën pak mëshirë për robin tënd,
Imzot, i ktheva sytë nga Ti!
Për zemrat besim, për zemrat jetë,
Tek besimtarët vendosmëri;
Halli i dyshuese frikë do të jetë,
Imzot, i ktheva sytë nga Ti!
Me dritën tënde gjithçka sqaron,
I shushaturi argument kërkon e rri
Kur shfaqjen tënde kudo e provon;
Imzot, i ktheva sytë nga Ti!
Gjithësia-liber, materja flet vetë,
Dhe pemët dhe dheu, dhe bari...
Për Ty flasin gjethet fletë-fletë,
Imzot, i ktheva sytë nga Ti!
Drejt dijes tënde u drejtova,
Nga dashuria çdo ditë lotova,
Dhe britmën time ndër maja e fluturova,
Imzot, i ktheva sytë nga Ti!
- Publikuar më .