Ankth

Ankth, në mesin e natës si gong më rreh,
Tan! Tan! Dhe zemrën ma hedh përpjetë...
Të vjetrat vegime që fundin asnjerës s'us sheh,
Si varg i këputur perlash shpërndahen vetë.

Ankth, o miku i çasteve në vetmi rënë,
Një zemërim ma shtyp shpirtin, kokën prush të nxehtë.
Them të rënkoj... por s'më rënkon dot gjoks'i zënë;
E digju e mos e nxirr, e vështirë është, ç'është e drejtë...

Një varg frymëzimesh e shqetësimesh natën ke,
Në prehër të mendjes të prera lindjesh heq...
N'sa truri i pashqetësuar mirazhe sheh.
Sëmbimi jo, sëmbim të mos heqësh është më keq...

Ej, ti ankth! E kuptova më në fund ç'është përfundimi:
filli i çdo gjëje nis te ti!
E për ata që shkojnë drejt së vërtetës shkak bashkimi
je e bëhesh ti!

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.