Kënga e Akinxhiut
Me xhurdi atllasi veshur, jigit akinxhi,
S'u ktheve më pas, shumë vjet u bënë, s'di se sa;
Në shpirt dhimbje therrëse, sytë nëpër rrugë,
Ne dorë trëndafili i vyshkur fletë-fletë m'u shpërnda.
Kudo që shkova, veç ty të kërkova;
Më thanë tani vjen dhe ëndërrova.
Ditët shkuan, nesër thashë dhe veten ngushëllova;
Me një mijë brenga zemra m'u mbush e m'u tha.
Lësho frerin, pra, ati yt të ngrihet kas,
Lësho se dita jote erdhi, e shkuara mbet pas;
Në horizont pranvera ndihet, kurrë mos harro!
Errësira u fshi e shkoi, çdo ane bukuri i ra!
- Publikuar më .