Ëndërr Blu
Ngiyra është ngjyrë dielli pa perënduar;
Ylberin gjithë qielli inat e ka;
Perde-perde duke u nxirë errësira amà;(1)
Shëmbëlltyrë e parajsave në ëndrra ëndëruar...
Qenia-nga Krijuesi mezash drite në emetim;
Nga dëshira e bashkimit me të, në zemër halle;
Gjithçka tjetër është përrallë pas përralle...
Vrapo drejt bashkimit, në vrapofsh, pa pushim!
A quhet njeri ai që i shkujdesur fle!
Vendqëndrim i parë për udhëtarët është këtu;
Gjerat vulë e Tij janë: pemët, gurët, dheu gjithashtu;
Po s'e njohe Atë, nga vetvetja turp nuk ke!
Zëre se pushove, largohu që këtu, në u largofsh!
Shih, të presin sy atje përpjetë...
Fytyra të bukura si hëna pesëmbëdhjetë!
Veç rrugën nga Krijuesi në e dallofsh!
[1] Amà: (arabisht në origjinal) Zona etere e përtejme e Qenies ose momenti i parë i pamjes së nebulozave kozmike. Në misticizëm, shprehje e Unitetit të Gjithësisë. (Shën. I autorit.)
- Publikuar më .