E Madhe Brengë
Djersë e gjak jetove, ja ç'të doli llogaria,
T'u humb miqësia...
Sa zemra copëtoi, ah, ky zari yt,
Flakë-zjarr mendimi yt...
Si magmë vloje, por në ditë i vetëm bmete,
Vojtja jote perde-perde.
Me helm-ndarje iku e shkoi mendimi yt,
I frikshëm vendimi yt.
Gjersa dritat-shi të mbysin errësirat, kohë do të dojë,
Kjo grindje do të vazdojë…
Prijësi yt ish bërë dashuria, ideal-përkëdheljet dashurore,
E vrullshme dehja jote prore…
Me ofe u përsolle në djerrina, djerrina u bënë shumë anë, shumë,
Livadh, mal dhe lumë…
Pranverë pate premtuar, pa i dhënë pranverës zgjim
Dhe kombit shpresim…
Vdiqe shkove një natë, mëngjesi ende s'ish ndriçuar,
Gjeli i bardhë duke kënduar…
Mendjen shumë e pate vrarë, por në fund te Dashnori sose,
Ndjenjat i varrose…
- Publikuar më .