Cilësia mbi gjithçka
Kur'ani, ku rëndësia që i jepet sasisë është e kufizuar, bën këtë sqarim:
"Pa dyshim, Allahu në shumë vende (fusha lufte) dhe në luftën e Hunejnit ju ka ndihmuar juve. Epërsia numerike ju pati bërë t'ju pëlqejë vetja, por nuk pati vlejtur aspak për t'ju shpëtuar nga disfata. Me gjithë gjerësinë e saj, toka ju pati ardhur e ngushtë dhe, më në fund, ju qetë shthurur e kthyer prapë." (Kur'ani, Tevbe, 9/25)
Luftën e Hunejnit Profeti (s.a.s.) e pati zhvilluar pas ngadhnjimit të Mekës. Në fillim, përballë Hevazinit, muslimanët nuk qenë sjellë siç u takonte. Atë ditë për të cilën bën fjalë Kur'ani, ata të bekuar, duke parë vazhdimin e favorit të Allahut për ta, patën menduar: "Para kësaj ushtrie të islamit askush s'mund të qëndrojë!" Por, kur e patën parë veten para shigjetarëve të Hevazinit, nuk patën shpëtuar dot nga një tronditje e përkohshme. Kjo do të thotë se dhe mes njerëzish të bekuar si ta ka që mendojnë kështu si dhe del në shesh se epërsia numerike nuk është aq me rëndësi.
Sigurisht, e rëndësishme është thellësia, pesha e personalitetit, është të jesh i matur. Ndërkaq, meqë ata qenë të afërt të Allahut[1], tronditja e përkohshme atje dhe tërheqja është, sipas tyre, gjynah, mëkat, kurse sipas nesh, jo. Ajo çka kërkohet të theksohet këtu, është se, pavarësisht nga koha dhe vendi, epërsia numerike nuk është me rëndësi. Edhe Kur'ani këtë na tregon. Duke mbajtur parasysh faktin që ky ajet nuk është abroguar dhe konkluzioni i tij nuk e ka humbur aktualitetin, duhet të themi se, pavarësisht nga gjeografia ku ndodhen, muslimanët duhet ta lidhin çdo gjë jo pas epërsisë numerike, por pas marrëdhënies me Allahun, pas cilësisë, pas thellësisë shpirtërore.
Edhe sikur të ndodheni në pakicë e të dobët si bashkësi e Muhammedit, po qe se mund të orientoheni kah Allahu dhe të jetoni gjithmonë me emocionin e tregimit të diçkaje, me ndihmën dhe favorin e Allahut (xh.xh.) pa tjetër do të arrini sukses. Në të kundërt, po qe se tërhiqeni në shtëpitë tuaja dhe e harroni marrëdhënien me Të, Allahu ju ruajttë, sado shumë që të bëheni e sado epërsi numerike që të keni, nuk do të përbëni asnjë vlerë!
[1] Në origjinal: mukarrebin (arab.)
- Publikuar më .