Prindër dhe fëmijë

Kur e shohim këtë çështje nën dritën e teksteve të shenj­ta,[1] shohim se Kur'ani dëshiron që personat që Allahu i do, do t'i dojë e do të jetë i kënaqur me ta, të jenë shumë. Në të vërtetë, edhe të gjithë profetët, të urtët dhe njerëzit e tjerë të pëlqyer kanë dëshiruar shtimin e brezave të pastër dhe kanë zhvilluar sisteme në këtë drejtim.

Lutjen dhe përgjërimin me ndjenjat më të sinqerta të profetit Zekeria drejtuar Allahut, Kur'ani e përshkruan kë­shtu në suren Al-i Imran:

"Aty Zekeria iu lut Zotit: "Zoti im, më fal mua një pasar­dhës të pastër! Pa dyshim, Ti e dëgjon lutjen ashtu siç du­het!" (Kur'a­ni, Al-i Imran, 3/38)

Po ta vëmë re me kujdes, profeti Zekeria nuk kërkoi ve­tëm një pasardhës çfarëdo, por "të pastër"! Ai donte të tho­shte: "Më fal një pasardhës të pastër që ta bëjë Allahun të kënaqur, Pro­fetin, me pëlqim, të atin, të lumtur e që të bë­het një element i rëndësishëm mes shoqërisë!" Edhe Hz. Ib­rahimi me të birin, Hz. Ismailin, kur po ndërtonin Qaben, i luteshin Zotit kështu:

"Zoti ynë! Na bëj ne nga ata që të binden Ty! Nxirr prej brezit tonë një bashkësi të bindur ndaj Teje, …., na trego sesi duhet të të falemi Ty dhe na i prano pendimet se vetëm Ti je pranues i pendimeve dhe mëshirues i madh!" (Kur'ani, Bakara, 2/128)

Pastaj, fakti që ndër pasardhësit e tyre, krahas shumë pro­fe­tëve e qindra prijësve shpirtërorë, doli faqja e bardhë e njerë­zimit, Hz. Muhammedi (s.a.s.), është shprehje e prani­mit të kësaj lutjeje të rëndësishme. Në mënyrë të veçantë, të gjithë njerëzit e shquar të ummetit, bashkësisë islame, gjithë po kështu janë lutur dhe kanë kërkuar nga Allahu breza pa­sardhësish të pastër e të mirë.

"(Dhe ata robtë) thonë: "Zoti ynë, falna ne bashkëshorte që të na i ndriçojnë sytë dhe bëna ne prijës të të devot­shmëve!" (Kur'ani, Furkan, 25/74)

Si këta, edhe në tekste të tjera të shenjta mund të vërehet se kërkohen breza të pastër si fryte të krijimit të familjes. Po, në të gjitha këto lutje është tërhequr vëmendja mbi breza të pas­tër, të pafajshëm, të pamëkatë, besimtarë e të bindur. Atëherë, çështja nuk qëndron te sasia e personave që do të dalin dhe rriten në shtëpitë tona, por thellësia e tyre cilësore si dhe pra­nueshmëria e tyre në lartësinë e Allahut. Arritja e kësaj pranueshmërie duhet të ketë rrugë dhe metoda të caktuara.

Dhe tani dëshirojmë të hedhim një vështrim të shkurtër mbi disa prej tyre.



[1] Në origjinal, nass (arab.), dogma, tekstet e shenjta që përbëjnë dog­mën, si Kur'ani dhe hadithet, porositë profetike.
Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.