Introdukte
Kader do të thotë matje, prerje, formësim, trajtësim. Në arabisht, folja paskajore kadera do të thotë caktim, ndarje në pjesë dhe caktimi i një pjese për secilin. Kurse folja e kohës së shkuar kadera do të thotë konkludoi, aksidentoi, ekzekutoi. Atëherë themi se kaderi është "má jukaddirullahu mine'l-kadá ve jahkumu bih", "ajo që Allahu caktoi dhe urdhëroi nga kadaja".[1]
Para se ta trajtojmë çështjen në thellësi, mendojmë se është e dobishme të citojmë disa ajete kur'anore lidhur me kaderin.
"Çelësat e të fshehtës janë pranë Tij. Ai e di se ç'ka në tokë e në det. Nuk ka gjethe që bie, nuk farë të groposur në thellësitë e errta të tokës, nuk ka gjë të njomë e të thatë që të mos jetë në Librin e qartë!" (En'am, 6:59)
"Nuk ka gjë të fshehtë në qiej e në tokë që të mos jetë në Librin e qartë!" (Neml, 27:75)
"Pa dyshim, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shënojmë ç'marrin me vete e ç'lënë pas. Ne e kemi shënuar çdo gjë në një Libër të qartë!" (Jasin, 36:12)
"(O i Dërguar!) Pa dyshim, ky libër i zbuluar për ty është një Kur'an i famshëm që ndodhet në Levhi Mahfudh!" (Buruxh, 85:21-22)
"Dhe thonë: "Nëse jeni fjalëdrejtë, na e tregoni, kur do të ndodhë ky ndëshkim?" Thuaju: "Atë e di vetëm Allahu. Kurse unë jam vetëm një paralajmërues!" (Mulk, 67:25-26)
Në një kuptim, kadaja dhe kaderi janë e njëjta gjë, kurse në një kuptim tjetër, kaderi është paracaktimi (vendimi i paracaktuar) i Allahut, kurse kadaja është ekzekutimi (akti ekzekutiv) i këtij paracaktimi ose vendimi të paracaktuar.
Kaderi është, nga ana e Zotit që zotëron dijen e pafund dhe që i sheh si një pikë të vetme të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen pasi për qenien e tij nuk ka të kaluar, të tashme dhe të ardhme, planizimi dhe programimi i universit me tërë imtësitë e tij, nga mikrobota në mikrobotë, nga molekulat në sistemet e gjer te njeriu në planin e tyre informativ dhe me strukturën e tyre informative, caktimi, përcaktimi, klasifikimi dhe miratimi i tyre sipas planeve dhe projekteve përkatëse dhe, me qëllim për t'i marrë të gjithë këta nga gjendja informative dhe e projektuar për t'i kaluar në gjendjen e vullnetit, dëshirës dhe fuqisë dhe për t'i treguar në shfaqjet e tyre të jashtme trupore në botën e krijimit, përcaktimi dhe miratimi i të gjithë këtyre para se të ndodhin, në një Libër "të qartë"[2].
Libri i qartë është shkrimi (hedhja në shkrim), nga ana e engjëjve të nderuar të Allahut, e materies që sapo ka filluar të zërë vend në vargun e shfaqjes (trupore), në Tabelën e Shkatërrimit dhe në Argumentim në formën e kopjeve të Tabelës së Kujtesës.
Gjithashtu, kaderi është përputhja dhe koherenca mes asaj çka arrin dhe fiton njeriu dhe asaj çka krijon Allahu. Me fjalë të tjera, kur njeriu inicion dhe i futet një pune, Allahu, po deshi, e krijon atë punë. Ja, pra, kaderi është njohja eternale (pafillimisht më parë) nga Allahu me dijen e tij të pafundme e këtyre dy specifikave kryesore si dhe, gjithashtu, përcaktimi dhe miratimi eternal i tyre (para se të ndodhin) nga ana e Tij.
Kaderi nuk mund të mendohet pa vënë në llogari vullnetin dhe arritjen e vetë njeriut.
Në gjithësi sundojnë në mënyrë evidente kaderi, plani, programi, masa dhe ekuilibri. "Allahu e di se ç'bart çdo femër dhe se ç'ka në mitra. Çdo gjë është pranë tij në një masë të caktuar." (Ra'd: 13:8) "E shtruam tokën, ngulëm mbi të male të sigurtë dhe nxorëm atje gjëra të përshtatshme e të matura." (Hixhr, 15:19) "E ngriti qiellin dhe vuri ballancën." (Rahman, 55:7)
Në gjithësi sundon një kader aq i gjerë dhe gjithëpërfshirës, saqë asgjë nuk mund të përfytyrohet jashtë tij. Allahu që e ka krijuar gjithësinë, nga plasja e farës në pranverë, nga lindja e njeriut në lindjen e galaktikave, në çdo gjë, me diturinë e tij përfshirëse, ka përcaktuar një plan dhe program dhe ka vënë një kader të tillë që, dje e sot, dijetarë, shkencëtarë dhe studiues nga të katër anët e botës, me mijra veprat e tyre përpiqen të bëhen interpretues të këtij rregulli, të kësaj harmonie e të këtij vendimi. Fakti që edhe marksistët, madje, i pranojnë disiplinat e përgjithshme me emërtime të ndryshme, si determinizëm, ka shumë rëndësi përsa i përket pranimit nga kushdo, mik e armik, besimtar e mosbesimtar, se në gjithësi ekziston një plan dhe kader. Ajo çka mendojmë ne nuk mund të jetë kurrë një determinizëm siç e mendojnë marksistët. Ne vetëm deshim ta prekim çështjen nga këndvështrimi i kaderit qoftë edhe në një kuptim tjetër. Ç'është e vërteta, edhe një pjesë autorësh islamë si Ibni Halduni duken si përkrahës të një lloj determinizmi dhe, si në mendimin perëndimor të kohëve të fundit, për shembull në historizëm, e përfshijnë këtë determinizëm edhe në jetën e shoqërisë, por ne, brenda mendimit sunnít[3], e lidhim këtë me kushte të caktuara dhe e shprehim me "ndoshta". Brenda këtyre përmasave, ne besojmë se në çdo gjë, ku përfshihet edhe vullneti i njeriut, sundon një kader i përgjithshëm. Sigurisht, ndërsa kur duam të ndërtojmë një orë apo ndërtesë, ne në fillim përgatisim projektin e saj të imtë duke vendosur që në letër për çdo detaj dhe raportet e tij me detajet e tjera. Atëherë, a mund të mendohet që mes këtyre sistemeve marramendëse, brenda botës së atomeve dhe në marrëdhëniet mes njerëzve të mos ketë një plan dhe program të caktuar? Ndërsa një apo shumë sisteme me një të mijtën e rregullsisë dhe ekuilibrit të kësaj bote materiale që drejtohet pa ndodhur në të as shmangia, çrregullimi apo përplasja më e vogël, nuk mund të drejtohen as me kompjutera gjigandë, a ka mundësi të mendohen gjithë këto universe me madhësi dhe shkëlqim marramendës pa plan e pa program?
Farat janë arkëza të ngarkuara me kader. E gjithë jeta që ka për të kaluar në të ardhmen pema është regjistruar te fara me të gjitha etapat dhe imtësitë e saj. Shumë fara që, për nga struktura duken të njëjta dhe përbëhen nga të njëjtët elementë të thjeshtë, kur bien në tokë, prej tyre dalin lule të shumëllojshme, bimë dhe drurë të një mijë llojeve. Çdo farë merr formën dhe trajtën informative dhe të entitetit të caktuar nga kaderi për të ose brenda përmasave të bëra kader (të paracaktuara) për të dhe del mbi tokë duke iu shfaqur syve vëzhgues me formën, trajtën dhe rrobën e vet të posaçme. Edhe sikur mijra rrobaqepës të përpiqen për vite me radhë për t'i bërë një veshje të tillë vetëm një peme, jo mijrave, nuk do t'ia arrinin dot. Kurse qindra-mijra pemë ndoshta prej qindra-mijra vitesh janë kah veshin e zhveshin njëra pas tjetrës rroba të prera e të qepura pas asnjë gabim si të ishin të porositura për trupin e secilës më vete. Dhe, duke e bërë këtë, mos janë ato vetë apo është një vendosës i lartë që u jep atyre atë formë, atë trajtë, atë kader?
Si rrjedhojë e kushtëzimit ndaj një kaderi dhe programi të caktuar, spermatozoidi kurrë nuk gënjen; me gjuhën e kromozomeve, me detyrën që s'e humb toruan të RNA-së dhe DNA-së dhe me shprehjen e qelizave, thotë "do të bëhem njeri me gojë, gjuhë, buzë, sy, vetulla, veshë, fytyrë, ndjenja, aftësi, etj." dhe bëhet.
Sipas astrofizikanëve, është e qartë qoftë edhe pak se ç'dimensione ekzistojnë në çdo pikë të universit, ç'efekt magnetik ekziston aty dhe se i ç'lloji është ai. Sepse intensiteti i sipërfaqeve dhe forcave gjeometrike ekziston që më parë. Edhe me shpikjen e kompjuterave është kuptuar se çdo qenie e krijuar në univers nga atomet gjer te galaktikat, krijohet e programuar ose, e thënë ndryshe, është njëkohësisht e programuar. Sigurisht, çdo gjë është e caktuar dhe e vënë qysh më parë në Levhi Mahfudh (në Tabelën e Kujtesës).
[1] Kada (ose kaza – sipas trajtës të bërë traditë në Shqipëri) që do të thotë aksident (në filoz. akcidencë), është akti, aspekti praktik dhe ekzekutiv i kaderit, paracaktimit dhe vendimit hyjnor. Në këtë kuptim, kadaja është realiteti imediat i kaderit. Si kaderi, ashtu dhe kadaja janë të shënuara në Levhi Mahfudh, Tabela e Kujtesës, ku përmbahet në tërësi dhe hollësi informacioni mbi ekzistencën.
[2] Në origjinal: mubin, dallues, ndarës, diferencues i të mirës nga e keqja, prandaj edhe i qartë e pa ekuivoke. Kur'ani dhe feja islame quhen "mubin", "diferencues", sepse mbajnë një qëndrim dhe bëjnë një vlerësim diferencues dhe pa ekuivoke të çdo gjëje.
[3] Në origjinal: Ehl-i Sunnet ve'l-Xhemaat.
- Publikuar më .