• Home
  • Veprat
  • Lëkundjet që solli shekulli
  • Profetësia
  • Duke pasur parasysh se të gjithë profetët dolën në Gadishullin Arabik, ç'drejtësi ka në marrjen në përgjegjësi besimore e vepruese të njerëzve që jetojnë në zonat e tjera ku nuk janë dërguar profetë?

Duke pasur parasysh se të gjithë profetët dolën në Gadishullin Arabik, ç'drejtësi ka në marrjen në përgjegjësi besimore e vepruese të njerëzve që jetojnë në zonat e tjera ku nuk janë dërguar profetë?

Kjo pyetje ka dy aspekte: e para, profetët dolën vetëm në Gadishullin Arabik; e dyta, nuk ka drejtësi në ndëshkimin e popujve të cilëve nuk iu dërgua profet.

Tani le t'i trajtojmë me radhë secilin nga këto dy aspekte. Vetëm se është e dobishme, madje e domosdoshme, të ndalemi më parë për ë tërhequr vëmendjen rreth vendit të profetit midis njerëzve.

Profetësia është një post i lartë. Ajo është një degë e lartësisë esenciale të njeriut, e varur nga i Vërteti te populli dhe, brenda natyrës, gjuha dhe ndiesitë e qenies që përjeton trashëgimin e natyrës. Tek ajo ka edhe zgjedhje, edhe lartësim, por ka edhe ngarkim me detyrë. Siç ndodh me gjenitë, Profeti nuk është vetëm një mendje e lartë, vetëm një kapacitet që ndikon mbi sendet dhe ndodhitë. Ai është njeriu-horizont i këndshëm, në bashkëveprim  të përhershëm me ëngjëjt, i cili valëvitet vazhdimisht e në çdo valëvitje shënon një nivel lartësimi të ri, i cili pret zbërthimin e çeshtjeve që lartësohen përtej qiejve, nga frymërat hyjnore, i cili konsiderohet si pika e bashkimit të materies me botën përtej saj.

Tek ai, lënda është e kushtëzuar ndaj shpirtit, mendja ndaj zemrës; në botën e konsideratës, të emrave e të atributeve (të Zotit) hapi është kudo ku mund të ketë arritur konsiderata dhe bashkë me të...

Te Profetët, ndjenjat kanë mugulluar gjer te ai sythi më i vogël; shikimi, dëgjimi dhe njohja janë lartësuar shumë përtej kufijve natyrorë. Ashtu siç nuk ekziston mundësia për të shpjeguar atë që shohin ata me anë të valëve elektromagnetike të lërtësive të ndryshme, ashtu edhe s'është e mundur të shpjegosh me valët e zërit atë që ata dëgjojnë. Aq më pak brenda dimensioneve tona të analizë-sintezës askujt nuk do t'i bjerë në pjesë të përvetësojë njohuritë që cënojnë kornizën e natyrës së tyre.

Njerëzimi mund ta zbulojë materien duke marrë njohuri për ekzistencën me anë të tyre. Jashtë kuadrit të udhëzimit dhe aftësimit praktik të tyre, kurrë nuk qe e mundur një njohje e shkëlqyer e materies dhe e ndodhive si dhe një ndërhyrje e qëlluar në natyrë e kurrë nuk mund të bëhet...

Mësimi i parë i tyre është që t'i dhurojmë njeriut të fshehtën e natyrës dhe ligjet hyjnoe tek ajo dhe ky është mësimi i posaçëm për filleatarët. Kurse përtej kësaj, njoftimi i botës ekzistente, i emrave e i atributeve që dëshmojnë ekzistencën e Krijuesit të Lartë, maturi në lidhje  me Individualitetin që nuk mund të perceptohet, vetëpërgjegjësi tek gjërat më të imta...

Po të mos ishin deklaratat e qarta të Profetëve mbi Zotin e Vullnetit dhe Fuqisë së Mrekullueshme që i mban në dorë të gjitha botërat, që e zbaton fjalën dhe urdhërin e Tij që prej molekulave gjer te nebulozat, që i përshkon nga trajta në trajtë e nga forma në formë mbi titujt që do t'i jepeshin dhe veçorive që do t'i ngarkoheshin  Atij, nuk do të ishte e mundur as për të thënë një fjalë të drejtë për të Të, as për të menduar drejt.

Kjo do të thotë se Profeti, duke hyrë në brendësinë e gjërave e të ndodhive, ashtu siç na jep neve një mësim jete, prapë është ai që na tregon për Krijuesin e Mrekullueshëm me emrat dhe atributet e Tij duke respektuar lidhjen e fshehtë dhe përshtatshmërinë delikate midis vetes dhe Individualitetit të Lartë.

Po qe kështu, nuk duhet quajtur e mundur që të ketë mbetur jashtë favorit dhe dritës së Profetëve asnjë kontinent dhe asnjë fragment i kohës. E si do të mund të quhej? Jashtë kuadrit të rrugës së drejtë të tyre, përsa i përket botës ekzistente, nuk ka qenë e mundur as dhe të jepet një konkluzion i qartë deri tani, as dhe të dilet mbi atmosferën plot mjegull dyshimi, lëkundjeje dhe kontradiksioni të filozofisë.

Në esencë, mendja, urtësia dhe Kur'ani bashkërisht përforcojnë qenien e çdo kontinenti, e çdo epoke nën këshillat dhe porositë e një profeti....

Fakti që edhe në muzeun më të vogël si dhe në panairin më të thjeshtë ndihet nevoja e protokollarëve dhe e ciceronëve dhe ku shëtitet e vizitohet me anë të një udhëzuesi e katalogu, ashtu që, në mungesë të një udhëzuesi e katalogu nuk do të kishte kuptim as ardhja, as shëtitja e vizita, argumentojnë kategorikisht se edhe për të treguar këtë pallatin e mrekullueshëm të gjithësisë, për t'ua përshkruar atë vizitorëve që do të vijnë të mahniten me të, për të tërhequr vemendjen e vizitorëve që do të vijnë të mahniten me të, për të tërhequr vemendjen drejt pikave të imta të saj dhe për t'ua zbërthyer atyre enigmat e kësaj bote, ekziston nevoja e lajmëtarëve dhe e protokollarëve.

Veçanërisht, Individualiteti që ka kompozuar këtë rregull dhe këtë harmoni, këtë ekspozitë dhe këtë kalim në revistë(1), që i ka ekspozuar gjërat në formën më të shkëlqyer në cilësinë e një panairi dhe që ka kërkuar t'ua bëjë të njohur veten shikuesve me anë të të gjitha punëve dhe veprave të Veta, a është e mundur që t'i hapë këto ekspozita, t'i tregojë veprat e Veta, të tërheqë vemendjen e shikuesve dhe, pas kësaj, të mos ua njoftojë dhe bëjë të njohur Individualitetin e Vet, atributet dhe emrat e Veta shikuesve të dëshiruar(2) me anë të disa personave të veçantë e të zgjedhur duke i zhvlerësuar, Zoti na ruajtë, punët e Tij plot urtësi?! Ta vejë nën fajin e mungesës së kuptimit veprimtarinë e Tij marramendëse?! Qenia e Lartë që na tregon neve urtësitë dhe qëllimet e Veta me anë të çdo gjëje të transformuar në gjuhë dhe tingull, është absolutisht i pastër nga çdo lloj kotësie dhe përsosmërisht i shenjtë!

Mbetet të themi se Kur'ani, si deklaratë e Vetë Atij Individualiteti, flet për Profetë që kanë dalë vend më vend në çdo anë të tokës. Për të vërtetën e Madhështësisë Tonë, Ne i dërguam çdo populli nga një pejgamber me ftesën që t'i bëhen rob Zotit dhe të largohen nga adhurimi i idhujve. (Kur'ani, Nahl:36)(*) Por ç'e do se njerëzimi, mësimin që pati marrë nga këto qenie të larta, e pati harruar një kohë më vonë dhe, duke u zhytur në perversitete, pati hyjnizuar profetët  dhe personat e lartë duke u kthyer, kështu, në idhujtarët e vjetër.

Nga Olimpi grek e gjer në Lumin Gang ekzistojnë një tufë statujash të totemizuara nga imagjinata njerëzore, të tilla që, në se nga pikëpamja e sotme kanë dalje të ndryshme, kështu duhet të jetë.

Nuk është e mundur të vështrohen së bashku me kushtet përgatitëse përkatëse e as me ato çka sollën as Konfuci i Kinës, as Brahmani e Buda të Hindisë. Është mjaft e vështirë të përcaktosh se sa i kanë larguar nga e vërteta edhe këta konsiderata njerëzore si dhe koha që rrafshon e shuan çdo gjë.

Po qe se Kur'ani i Madhnueshëm, me deklaratën e tij dyshimshpërndarëse, nuk do të na e bënte të njohur Hz. Isanë, nuk do të ishte e mundur të gjendej e të nxirrej një Hz. Mesih i saktë midis koncepteve priftërore të ngatërruara brenda konsideratave pagane midis gjysëmerrësirës së mureve të kishës.

Dedikimi i Lartësisë së njeriut dhe personifikimi i Individualitetit të Lartë, sjellja në dogmë si çeshtje primare e kontradiktës edhe tri, edhe një, janë tallje ndaj mendjes dhe logjikës si dhe paturpësia më e madhe ndaj Zotit.

Në ditët tona, me traditat rituale dhe adhurimet kristiane të nxjerra nga vraga, me qoshket dhe tempujt, nuk ndihet asnjë ndryshim serioz në formë me idolatrinë e Romës së Vjetër dhe Greqisë së Vjetër. Pa u marrë në konsideratë deklarata shpjeguese dhe ndriçuese e Kur'anit, për dikë që do të shihte kishën dhe gjithçka ndodh aty, do të ishte mjaft e vështirë të dallonte Hz. Mesihun (a.s.) nga Apolloni.

Duke u nisur nga momenti dhe gjendja e sotme në të cilën i ka sjellë Kristianizmi librat dhe profetët e vet –Kristianizmi që i përket një periudhe kaq të afërt të kohës së sotme – mund të themi se kush e di se sa Mesihë u katandisën e u dërrmuan mes dhëmbëve të frikshëm të kohës! Me ç'kemi mësuar nga një lajm i shëndoshë, ekziston një fjalë profetike shumë e rëndësishme lidhur me faktin se detyrën e profetëve do ta vazhdonin pas tyre apostujt, kurse, pas tyre, një pjesë trashëgimtarësh do ta përmbysnin çdo gjë. Po, si pasojë e kësaj, shohim sot se ekzistojnë sa e sa fe në gjendje besytnie, ashtu që, duke qenë të ardhura nga një bazë e pastër, nga burimi i revelacionit, me anë të injorancës së njerëzve të hyrë në to si dhe të pangopshmërisë së armiqve, janë shndërruar sot pothuajse me të gjitha bazat e tyre parimore në një grumbull gërmadhash.

Po qe kështu, është mjaft e fuqishme mundësia që fetë me pikëpamje bestyte që kanë bartur gjer në ditët tona ekzistencën e tyre, të kenë pasur në shumicën e tyre një bazë të shëndoshë dhe se është krejt e përshtatshme që çdo periudhë të ketë mbajtur emrin e një profeti.

T'i thuhet profet atij që s'është profet, konsiderohet blasfemi si të mohohej misioni profetik i një profeti. Vetëm se, me shembullin e kristianizmit, ku u përqëndruam, njeriut s'i vjen për mbarë të mos shohë me dyshim burimin e budizmit si dhe të mos e shqyrtojë brahmanizmin me kujdes. Madje, kërkimi përtej asaj filozofisë së ngecur të Konfucit si dhe veprimi duke llogaritur interpretimin ndryshe të shamanizmit, pandeh se konsiderohen si një qëndrim i mençur.

Askush nuk nguron në faktin se, pavarësisht në se nga këto (fe) del ujë i kthjellët apo një lagështirë e turbulluar, në gjendjen e sotme nuk zotërojnë ndonjë identitet të veçantë. Koha dhe ngjarjet kanë ndikuar aq shumë mbi to disa herë duke fshirë e disa herë duke i transformuar me anë të shtresave të reja, sa që, po të supozojmë se themeluesit e tyre do të ktheheshin prapë, nuk do të mund ta njihnin fenë që patën sjellë.

Në botë ka edhe sa të tjera të korigjuara si këto, ndërkaq, është gjithashtu e domosdoshme të pranohet pastërtia në themelin e një pjese të madhe  të tyre. Një herë, Kur'ani, me thënien "Nuk ka një popull në mes të të cilit të mos ketë një pejgamber" (Kur'ani, Fatir:24), jep një konkluzion mbarënjerëzor. Ç'e do se ne, nga profetët e shfaqur në të gjitha anët e njerëzimit nga të cilët, sipas një njoftimi, 124 janë në moshë madhore, njohim vetëm 28 prej tyre. Dhe, për shumicën mes tyre, nuk zotërojmë ndonjëfarë njohurie se kur dhe ku kanë jetuar.

Në thelb, nuk ekziston ndonjë përgjegjësi për të njohur gjithë pejgamberët që kanë ardhur e shkuar. Duke u shprehur "Të treguam ty për një pjesë prej tyre përmes ngjarjesh, kurse një pjesë nuk ta treguam" (Kur'ani, Gafir:78), Kur'ani na tërheq vëmendjen që të mos përqëndrohet mbi ata për të cilët nuk ka treguar.

Është e vërtetë kjo që, në shqyrtimet historiko-fetare, filozofike dhe antropologjike, bie në sy se edhe në bashkësitë ose popullatat shumë të largëta nga njëra tjetra, ekzistojnë një numër i madh pikash të përbashkëta. Kështu, te të gjithë vihet re ecuria nga shumica tek njëshi; duke lënë çdo gjë mënjanë përballë marrëdhënieve qëndresë-dorëzim, vihet re zgjatje duarsh në formë lutjeje drejt një rezidence të lartë; në kalimin në marrëdhëniet me ngjarje përtej caqeve fizike, qëndrim dhe sjellje e përbashkët; të gjitha këto bëjnë shenjë gjithmonë për të njëjtin burim dhe mësues. Nga autoktonët e ishujve Kanarie gjer te Majatë, nga lëkurëkuqtë gjer te hanibalët e Afrikës Qëndrore, në traditat dhe këngët fetare shihet gjithmonë e njëjta ngjyrë i njëjti dekor, ndihet gjithmonë e njëjta thirrje dhe i njëjti ritual...

Hulumtimet e Prof. Dr. Mahmud Mustafait(3) rreth dy fiseve shumë të egra, po e përforcojmë këtë çeshtje. Sipas shprehjes së doktorit, Mavmavët i besojnë një zoti të quajtur Muxhaj. Ky zot, në Individualitet dhe në veprim , është një. Nuk ka lindur kënd dhe nuk është i lindur prej ndokujt. Nuk ka as shok, as të ngjashëm. Nuk shihet, nuk dihet, vetëm me anë të veprave të veta njihet. Edhe për fisin Nejamnejam na përcjell gjëra të ngjashme me opinionin e Mavmanëve: ekziston një zot që i shkon fjala për çdo gjë, që në pyll çdo gjë e ve në lëvizje me vullnetin e vet, që njerëzve të prapë e të dëmshëm u dërgon shkëndia rrufeje dhe mendojnë se ky zot është Ai i Adhuruari Absolut, pra!

Dihet se midis konsideratës mbi Zotin tek këta fise dhe konceptit të Individualitetit të Lartë në Kur'an, pothuajse sikur nuk ka ndryshim. Madje, do të ishte me vend të thoshim se Mavmavët shprehin të njëjtën përmbajtje të kaptinës Ihlas të Kur'anit (shih).

Këto fise primitive kaq larg qytetërimit dhe jashtë sferës së ndikimit të profetëve që njohim ne, megjithëse ende nuk i njohin as ligjet më të thjeshta të jetës, ku do ta dinë konsideratën më të thellë e më të kulluar për Allahun? Kjo do të thotë se deklarata sipas së cilës Çdo komb ka një të dërguar dhe kur vjen ai, midis njerëzve gjykohet me drejtësi, askush nuk dëmtohet (Kur'ani, Junus:47), është një e vërtetë mbarënjerëzore dhe asnjë kontinent nuk ndodhet jashtë sferës së përgjithshme të kësaj të vërtete. Gjëra të ngjashme me çka përcjell Dr. Mahmud Mustafai, të njëjtat çeshtje m'i pat përshkruar edhe profesori i matematikës Dr. Adil Beu nga Kejruku(4) me të cilin gjeta rastin të njihesha më 1968. Në vitet ku po përgatiste doktoratën në Amerikë, duke u takuar shpesh me banorët vendas (autoktonë), i përshkruante kështu disa situata  që e kishin lënë të mahnitur atë: vendasit kryenin mes vedi rite që i përputheshin dogmës së Njësisë(5) dhe shpallnin  se Zoti nuk ha, nuk pi, nuk ndikohet nga koha, madje, përsërisnin se çdo gjë që ndodhte në gjithësi, i bindej vullnetit të tij. Akoma më tej, ata flisnin për një sërë atributesh selbi dhe vuxhudi(6), gjë që është krejtësisht e pamundur të shpjegohet ky nivel i lartë në mendimet e tyre me jetesën e egër dhe nomade...

Kjo do të thotë se në Lindje e Perëndim, në qoshet më të largëta të botës, ky unitet besimi dhe konsiderate mund të shpjegohet vetëm me përfaqësuesit e dërguar nëpër ato vende nga ana e Zotit të gjithësisë. Sepse kurrë nuk është e mundur t'ua dedikosh Mavmavëve, Nejamnejamëve ose Majave të zhytur në egërsi një të tillë besim uniteti të ekuilibruar që nuk kanë mundur ta konceptojnë as filozofët më të mëdhenj. Kjo do të thotë se Mëshiruesi i Amshuar që nuk le pa nënë bletën dhe milingonën, nuk ka lënë pa pejgamber as specien njerëzore; me anë të tyre u ka shpërndarë shkëlqime kohëve e vendeve dhe ka ndriçuar njerëzimet.

Dhe tani të shqyrtojmë pjesën e dytë të pyetjes, çeshtjen në se do të ndëshkohen apo jo njerëzit që nuk kanë parë pejgamberë.

Më së fundi, në pjesën e parë pamë se toka në asnjë kohë nuk ka mbetur e privuar nga drita profetike(7).  Edhe në se kohë më kohë është ndjerë një thatësirë kalimtare, menjëherë  pas saj është derdhur mëshirë me rrëke. Për pasojë, çdo individ pak a shumë e ka parë këtë mëshirë, e ka dëgjuar, e ka shijuar dhe është ngopur. Ç'e do që në ato vende ku korrigjimi ka qenë i shpejtë, edhe periudha kalimtare(8) ka ardhur shpejt dhe e ka mbytur në errësirë atë vend. Ndërsa çdo  errësirë e ka ndjekur një ndriçim dhe çdo ndriçim një errësirë, edhe atyre të mbeturve në errësirë jashtë vullnetit të tyre, i Drejti u ka dhënë myzhden e mëshirës: Ne, pas mosdërgimit të pejgamberit nuk jemi të tillë që ndëshkojmë. (Kur'ani, Isra: 15). Kjo do të thotë në fillim paralajmërim, pastaj përgjegjësi e më pas ndëshkim ose mëshirë...

Në të vërtetë, imamët e fraksioneve(9), në hollësira, mendojnë pak ndryshe. Për shembull, Imami Maturidi(10) dhe përkrahësit  e tij thonë se, duke patur në gjithësi me mijra argumente, secili një libër më vete, nuk mund të justifikohet ai që s'njeh Zotin. Kurse Esharitë(12), Ne nuk do të ndëshkojmë pa dërguar pejgamber, për meritimin e ndëshkimit marrin për bazë të qenët ndjekës i shpalljes.

Ka edhe nga ata që i nterpretojnë pikëpamjet e të dy imamëve. Po qe se dikush nuk ka parë asnjë pejgamber, por as nuk u është kushtuar idhujve duke u bërë blasfemi, është nga të shpëtuarit. Sepse, mes njerëzish ka të tillë që, ashtu siç nuk janë të aftë për asnjë lloj analize dhe sinteze, nuk kanë mundësi të nxjerrin ndonjë kuptim nga vëzhgimi i gjërave dhe i ndodhive. Për pasojë, një të tilli i tregohet udha e drejtë, pastaj, sipas sjelljeve, i jepet ndëshkimi ose shpërblimi.

Por në se një njeri e përvetëson si profesion blasfeminë, zhvillon filozofinë e saj dhe me dije shpall luftë përballë Allahut, sikur të ndodhet edhe në skajin më të largët të botës, do të vuajë ndëshkimin e mohimit e të blasfemisë së vet.

Si përfundim, mund të themi se, ashtu siç ka ndonjë kontinent bosh, pa pejgamber të dërguar nga Zoti, nuk ekziston as dhe ndonjë periudhë ndërmjetëse e gjatë në të cilën të mos ketë ardhur pejgamber. Pothuajse njeriu i çdo periudhe pak a shumë ka marrë pjesën e vet nga flladi i një profeti. Kurse në vendet ku emri i pejgamberëve ëshë harrruar krejtësisht dhe veprat ua ka fshirë koha, gjersa të dërgohet një pejgamber i dytë, ajo kohë është quajtur periudhë ndërmjetëse dhe është pohuar se njerëzit e saj do të falen nga ndëshkimi. Mjafton që të mos biesh në mohimin e Zotit më të ditur dhe në mënyrë të ndërgjegjshme.

Të drejtën e çdo gjëje e di Ai që mbështjell materien me diturinë e Tij!


1) Në origjinal: resm-i i geçit (osm.)
2) Në origjinal: myshtak sejirxhi (osm.)
*) Të gjitha citimet nga Kur'ani në këtë artikull, janë interpretime të vetë autorit.
3) Prof. Dr. Mahmud Mustafai: Shkencëtar bashkëkohor egjiptian
4) Dr. Adil Beu nga Kerjuku. Shkencëtar bashkëkohor turk
5) Në origjinal: Tevhid (arab)
6) Selbi ve vuxhudi (osm.): Shih "Artibutet Hyjnore të mohimit të mohimit" në artikullin e tretë.
7) Në origjinal: Nur-u  nubuvet. (osm)
8) Në origjinal: fetret, (arab.) periudha kalimtare midis dy profetëve
9) Në origjinal: mez'hep, fraksione, sekte, shkolla fetare alternative në disa çështje, por të pandara nga bazat e Kur'anit, nga urdhërat dhe Tradita Profetike.
10) Pmami Maturidi: Muhammed Ebu Mansur (vd..332H/944)
11) Esharitë: Pasuesit e Imami Eshariut (vd.324H/944)
12) Në origjinal: meal-i alisi. (osm.)

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.