Thonë se Kur'ani bën fjalë për çdo gjë që ka ndodhur e do të ndodhë. A është e drejtë kjo? Nëse po, a mund t'i shohim brenda kësaj edhe një sërë çështjesh të shkencave të natyrës dhe të teknikës?
Është e vërtetë se aty bëhet fjalë përmbledhtas, në mënyrë lakonike, për çdo gjë që Kjrijuesi i Lartë ia mundësoi mësimit të Birit të Njeriut dhe e bëri se në asnjë mënyrë nuk përbëjnë objekt diskutimi ato çka Allahu (XH.XH) nuk i lejoi dhe mundësoi si dhe ato çka nuk i sjellin ndonjë dobi njeriut në jetën e kësaj bote e të përjetësisë, sidomos nuk ka shqyrtime të hollësishme e tërësore. Sepse pranimi i nj ë gjëje të tillë do të thotë t'i ngarkosh kotësira një Libri plot urtësi , kur ajo deklaratë e shenjtë dhe e vyer qëndron tepër lart ndaj kësi padobish dhe kotësirash!...
Në ato gjëra që Kur'ani i merr në dorë duke i kushtëzuar me analizë, ndjek një rrugë të tillë e cila, kur njihet, shumë herë mund ta çojë analizuesin në deziluzion. Si të thuash , ai mund të mos gjejë aty atë që kërkonte.
Një herë, synimi më i parë i Kur'anit është që më fjalët, rreshtat, paragrafet dhe librat në këtë ekspozitë të gjithësisë ta bëjë të njohur të zotin e kësaj ekspozite, të hapë rrugën e besimit e të adhurimit; të harmonizojë jetën individuale me atë shoqërore; duke siguruar vazhdimësinë e lumturisë së kësaj bote edhe në përjetësi, ta çojë njeriun drejt lumturisë absolute.
Me këtë konsideratë, në rrugën e realizimit të këtij synimi të lartë, ai hap diskutime për çdo gjë. Ato çka merr në dorë, i përdor si shkas në atë drejtim dhe bën fjalë për to sipas rëndësisë që kanë. Për njeriun, sa ç'është rëndësia e tij; për yjet, sipas nivelit të tyre; për elektricitetin, në raport me përmasat e tij...
Po të mos vepronte kështu, po sikur të fliste vetëm për disa nga mrekullitë e qytetërimit të shekullit të njëzetë, të konsideruara tabu, do të asgjësohej e drejta e shumë gjërave për t;u treguar e për t'u njohur dhe një pjesë të vërtetash të përhershme, zbulimet e ardhshme dhe, mbi gjithçka njeriu, do të braktiseshin, do të liheshin në indiferentizëm. Kurse kjo është në antagonizëm të gjithanshëm me shpirtin dhe qëllimin themelor të Kur'anit.
Kur'ani që është zbritur për njeriun dhe që ka vënë si synim relacionet e njeriut me Krijuesin e tij si dhe lumturinë e tij të pafundme, në raport me madhështinë e objektit që synon, me gjerësinë dhe jetësoren e tij, është i shumanshëm e i shumngjyrshëm. Për t'iu bërë pasqyrë kësaj shumanshmërie të Tij janë shkruar libra që kanë mbushur plot bibliotekat dhe janë bërë komente.
Gjenitë letrarë që i thurin epos shprehjes së Tij mrekulluese dhe lartësisë së elokuencës, njerëzit e dijes që përshkojnë shikimet e tyre në gjithësi me ndodhitë brenda saj, në veten e njeriut, në botën e brendshme dhe jetën vetiake të tij, nën rrezet ndriçuese të tij ia kanë arritur fatbardhësisë lumturore të mundësisë së shikimit dhe kuptimit të fytyrës së vërtetë të sendeve dhe ndodhive. Ndërsa psikologët dhe sociologët kanë gjetur zgjidhjet e enigmave dhe të problemeve më të mbyllura përkatëse të shpirtit të njeriut, edhe moralistët dhe edukatorët që e kanë pranuar atë për një burim që s'di të pakësohet e të shterrojë, të pasur e të shkëlqyer në mundësitë pranuese të tij, gjithmonë Atij i janë drejtuar për edukimin e brezave.
Duke ia ngarkuar specialistëve parashtrimin e plotë e të pamatë të tërësisë kontekstuale të kësaj çeshtjeje të gjerë e të pasur, do ta lerë lexuesin kokë më kokë me librat e shkruar drejt këtij synimi. Përndryshe, brenda një kohe njëvjeçare(1) pohimi vetëm i disa të vërtetave që mund të nxirren nga Kur'ani, në tërësinë e aspekteve të tyre brenda një rubrike pyetje-përgjigjesh, do të ishte i pamundur, gjë që, gjithsesi, do ta miratonte edhe lexuesi ynë i vyer.
Kur'ani ka një aspekt të tillë që, kur thuhet përmbjatja e Kur'anit, është pikërisht ai aspekt që u vjen ndër mend më tepër të rinjve tanë, mundësia që Kur'ani të prekë çeshtje të shkencës e të teknikës, më drejt, ato të shkencave pozitive. Duke u nisur nga fakti që në pyetje atakohet pikërisht kjo specifikë, edhe ne do të përqëndrohemi më shumë mbi të.
Ç'është e drejta, këtë fushë nuk e quajmë të virgjër. Rreth kësaj teme, gjer tani, janë shkruar qindra vepra me anë të të cilave u ndriçuan qindra të vërteta Kuranore. Veçse, duke u nisur nga një shumicë e tyre, këto vepra të marra në dorë nën ndikimin e shkencës dhe kulturës përkatëse të epokës, si pasojë e interpretimeve formale e aparente të objektit të studimit, janë prirur gjithmonë me skepticizëm nga ana e lexuesit. Sidomos përpjekjet për t'ua përshtatur të vërtetat Kuranore pikëpamjeve apo teorive të papërfunduara duke i pandehur ato si të vërteta shkencore, janë kthyer në faktorë korrigjues e zhvlerësues pothuaj të të gjithë Kur'anit. Kurse parashtrimi i Kur'anit lidhur me ato çeshtje është mjaft i hapur dhe me një stil që mund të kuptohet nga gjithkush me një përpjekje të vogël, ashtu që, në kuptimin e qëllimit hyjnor të tij –duke lënë mënjanë nivelin e kënaqësisë ndiesore – Engjëlli që e solli atë dhe çobani në mal nuk kanë ndonjë ndryshim të madh.
Duke u nisur nga kjo konsideratë, duhet të jemi objektivë kur flasim për të, t'i qëndrojmë besnikë saktësisë dhe kthjelltësisë së deklaratës hyjnore; më tepër se të bredhurit në shpinë të ngjarjeve që përshruhen aty, të tregohemi parimorë duke u vënë përballë pasojave të atyre ngjarjeve me cilësinë e një pasqyre në këmbë. Duke njohur gjuhën, shkaqet e zbritjes(2) dhe nuancat e fjalëve, duke u lidhur me analizë, edhe po u duk diçka si e çuditshme ose e papërshtatshme si rrjedhojë e moshyrjes në terminologjinë shkencore definitive të Pasuesve (r.a.)(*), të bashkëkohësve të tyre e të komentatorëve të parë si Ibni Xheriri(3), tek më të vonshmit të dukur si më të thelluar në filozofi e më të gjerë rastisen interpretime formale e të sipërfaqshme që nuk i përshtaten shpirtit të dijes. Dhe kjo na tregon neve se ata komentatorë që e shpjeguan Kur'anin pa rënë nën ndikimin e epokës kur jetuan, qëndrojnë më pranë shpirtit të tij.
Dhe tani, me qëllim që t'u jap nga një shembull gjërave të dëshiruara për të cilat u përpoqa dhe të formuloj një përgjigje për pyetjen e bërë, desha të parashtroj nja dy modele:
1. Krijuesi i Lartë që sheh dhe njeh çdo gjë nga fillimet në pafundësi, tërheq vëmendjen se, në kuptim të përgjithshëm, e ardhmja do të jetë epoka e dijes dhe kulturës dhe, si rezultat i paevitueshëm i kësaj, do të jetë epoka e fesë:
Ne do t'u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. (Kur'ani, Fussilet: 53)(4)
Që nga kohët e para gjer në ditët e sotme, ky ajet i njohur si dogmë në kuptimin e një argumenti kategorik nga gjithë komponentët mistikë të cilit ata i janë drejtuar shpesh e shpesh, mbi gjithçka, po të merrej e të shihej me syrin e dijes, do të pranohej si një mrekulli më vete.
Çdo gjë që mund të përfshihet në fushën e hulumtimit dhe gjykimit njerëzor, nga makrobota në mikrobotë, në të ardhmen, me cilësinë e ndriçuesit, do të vërtetonte Kur'anin dhe do të tregonte Ekzistencën dhe Unitetin e Krijuesit. Tash, duke u hedhur vështrimin qindra librave lidhur me diskutimin në fjalë, të ekspozuar vitrinave, shohim se si deklarata hyjnore shkon me shpejtësi drejt formësimit përfundimtar dhe që tash na bëhet sikur dëgjojmë se si mijëra gjuhë të natyrës – gjë që do të mund të kuptohet në të ardhmen – e shqiptojnë atë pa pra.
Me të vërtetë, gjërat që kuptuam nga e vërteta e sentencave të mëposhtme:
Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka në to e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron duke i shprehur falenderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj) (Kur'ani, Isra: 44)
me gjuhën e mjaft përvojave, përfshi edhe ditët e sotme, janë të tilla që nuk mund të nënvleftësohen. Po, gjuha e zbërthyer e atomeve, ato mjaft gjëra që na pohon gjurulltia e nebulozave, na japin mundësi të kuptojmë shumë e shumë neve. Ç'e do që ende është i paktë numri i njerëzve që do ta dëgjonte e do ta kuptonte këtë gjuhë që rrethon gjithësinë, gjithashtu, e pafuqishme bashkësia e Kur'anit që do të mund t'ia bënte të ditur botës.
2. Është mrekullisht interesant edhe përshkrimi Kuranor i trajtësimit dhe zhvillimit të vezës së fekonduar në barkun e nënës:
O ju njerëz, në se dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne ju krijuam juve prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, më mënyrë që t'ua sqarojmë. (Kur'ani, Haxh:5)
Kurse në një vend tjetër shënohen shkallë-shkallë etapat që kalohen në barkun e nënës dhe ndriçohet çështja:
Për Allahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu) e një balte. Pastaj atë e bëmë pikë uji (farë) në një vend të sigurtë. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi e atë copë mishi e shndërruam në eshtra dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). (Kur'ani, Muminun: 12.13.14)
Kurse në një ajet tjetër, përsëri në barkun e nënës, shohim ndriçimin e një çeshtjeje tjetër:
Ai ju krijon juve në barqet e nënave tuaja, etapë pas etape, në tri errësira... (Kur'ani, Zumer: 6)
Siç dihet, mitra, nga jashtë brenda, përbëhet prej tri indesh:
parametrium, miometrium, dhe endometrium. Këto inde janë të mbështjella me membrana që s'e përcjellin ujin, nxehtësinë dhe dritën. Kur'ani i quan errësira këto shtresa dhe pohon krijimin e njeriut brenda këtyre tri errësirave.
Tani, duke lënë kokë më kokë mjekët tanë mbi këto pohime themelore të ajeteve që i janë bërë udhërrëfyes anatomisë moderne, le të kalojmë në një çeshtje tjetër.
3. Kur'ani, edhe mënyrën e prodhimit të qumështit na e tregon qartazi, siç është vetë qumështi i plotë e i pastër:
Ju edhe kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që pinë. (Kur'ani, Nahl:66)
Kur'ani fjalë për fjalë na përcjell se si lëndët e marra në fillim gjysmë të asimilueshme, pas thithjes, kalojnë në një proçes kullimi dhe filtrimi në gjënradat e qumështit.
4. Një deklaratë tjetër mrekulluese është edhe krijimi i çdo qenieje në çifte, mashkull e femër:
I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet çift nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë. (Kur'ani, Jasin:36)
Ekzistenca e çifteve meshkuj-femra te krijesat e gjalla njihej që më parë, por pohimi i shtrirjes së kësaj dukurie te bari e pemët , te çka ata nuk dinë, te atomet e gjer te retë e çifteve pozitiv-negativ, të bën të mendohesh thellë e të shkakton habi. Kur'ani, edhe me ajete të tjera këmbëngul në çeshtjen e çdo gjëje çift. Me opinionin se plotësohet më tej modeli i dëshiruar, dua të kaloj në një ajet tjetër.
5. Edhe çeshtjen e krijimit të gjithësisë Kur'ani e trajton me stilin e vet të veçantë:
A nuk e dinë ata të cilët nuk besuan, se qiejt e toka ishin të ngjitura e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi. (Kurani, Enbija:30)
Ky përshkrim ëhtë aq i qartë, sa s'duhet fëlliqur as me hipotezat e Kant-Laplasëve të djeshëm, as me ato të Asimovëve të epokës moderne.
Në daç të jetë eteri elementi i parë i krijimit, në daç të jetë kaos i stërmadh resh që do të mbushte krejt gjithësinë, në daç të jetë uji që i bëhet dado jetës, ashtu që gazet dhe avujt e ngjitur lart të kthehen prapë në formë shiu e të formohen detrat, ashtu që të bëhet mjedis dhe shtrat i favorshëm për gjallesat,...
Aty tregohet se pjesët e gjithësisë, e një të tëre, modele dhe shembuj ndaj njëra-tjetrës, janë fletët e një të vërtete së vetme dhe vihet gishti në faktin se që nga brigjet e Kaliforrnisë gjer te njeriu, tre të katërtat përbëhen nga uji, duke mëshuar mbi rëndësinë jetësore të këtij elementi.
6. Midis gjithësisë, dielli ynë ka një rëndësi të veçantë. Dhe Kur'ani aspektin e tij më të rëndësishëm na e pohon brenda një fjalie katër fljalësh (në origjinal), në këtë mënyrë:
Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). (Kur'ani, Jasin:38)
Kjo deklaratë, ashtu siç tregon për lëvizjen e diellit nëpër orbitën e krijuar për të, pohon edhe se, në të njejtën kohë, ai rrëshqet drejt një qendre tjetër graviteti. Gjishashtu, tërhiqet vemendja se, pas mbarimit të detyrës së tij, dielli do të qëndrojë.
Është në pasurinë verbale të Kur'anit që, brenda katër fjalëve të pohojë shumë të vërteta dhe shumë gjëra të errta t'i çojë drejt ndriçimit. Njeri nga pohimet e tilla të magjishme e shprehimisht të plota, është edhe ajeti mbi zgjerimin e hapësirës.
7. Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. (Kur'ani, Dharijat:47)
Përsëri katër fjalë na tërheqin vëmendjen për një çeshtje universale. Ju, në daçi shpjegojeni këtë me koefiçientin e Hubles, në daçi me ndonjë rrugë tjetër, ajeti që tregon zmadhimin suksesiv të distancës midis trupave qiellorë, është shumë i ngjeshur dhe sintetik në aspektin verbal, kurse në kuptim, krejtësisht i hapur.
8. Kurse në një ajet tjetër, në lidhje me këtë afrim largim dhe lëvizje rrotulluese brenda njeri-tjetrit, tërhiqet vemendja për ligjshmërinë konvencionale.
Allahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. (Kur'ani, Rad:2)
Sistemet, yjet dhe satelitët që lëvizin brenda në rregullsie, lëvizin mbi një mbështetëse apo shtyllë, por ajo shtyllë nuk është diçka që mund ta shohim ne. Kjo shtyllë është ligji i tërheqjes midis trupave (tërheqja qëndrore). Kurse në Haxh/65 tregohet për faktin se si Allahu nuk i lejon trupat të bien mbi tokë, gjë që përbën ligjin e shtytjes midis trupave.
Çka u tregua, është jashtëzakonisht e qartë, si lidhur me tërheqjen universale të Njutonit, si me teorinë e vëllimeve të epokës moderne në astronomi.
9. Është një çeshtje që midis çeshtjeve aktuale të përditshme, sot, pushton një vend të rëndësishëm, udhëtimi drejt hënës, për të cilin pandeh se me një shenjë merr edhe ajo pjesën e vet.
Dhe hënën kur ajo është e plotë, ju pa tjetër do ta përjetoni gjendje pas gjendjeje. (Kur'anii, Inshikak:18,19)
Në se komentatorët e mëparshëm i patën dhënë një kuptim të përshtatshëm shprehjes do ta përjetoni gjendje pas gjendjeje, ne, pas betimit mbi hënën e plotë (shih ajetin paraardhës), duke u mbështetur në kuptimin e kalimit nga një nivel në tjetrin të shprehjes gjendje pas gjendjeje, e quajmë më të përshtatshmë e të plotë t'i japim kësaj shprehjeje kuptimin e ngjitjes (në hënë) nivel pas niveli (ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë) dhe përjetimit të situatës së hënës nga njeriu. (Fluturimet janë bërë në pjesën e ndriçuar plotësisht të hënës).
10. Edhe deklarata në lidhje me ndryshimin e formës së rruzullit tokësor, është jashtëzakonisht, intriguese
A nuk e vërejnë ata se ne u pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues? (Kur'ani, Enbija:44)
Më shumë se sa ulja e lartësive tokësore, erozioni i maleve me anë të rreshjeve dhe erës, kjo duhet të jetë identike me shtypjen e poleve.
11. Le të japim një shembull të fundit duke u ndalur tek ngjasimet hënë-diell:
Ne i bënë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë tonë) e shenjën e natës e shlyem (e errësuam) e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme… (Kur'ani, Isra:12)
Ibni Abbasi(5) thotë se shenja e natës është hëna dhe shenja e ditës, është dielli. Duke u nisur nga shprehja shenjën e natës e shlyem, kuptohet se edhe hëna dikur, si dielli, jepte dritë dhe kishte nxehtësi; pastaj Krijuesi i Lartë ia shuajti asaj dritën dhe nxehtëinë, ashtu që nga njëra anë tregohet e kaluara e hënës, nga ana tjetër aludohet për përcaktimin dhe fundin edhe të yjeve të tjerë.
Ashtu si këto pak modele që bëjnë shenjë, në Kur'an ka akoma shumë ajete që tregojnë se aty përfshihet çdo lloj çeshtje që ka lidhje me njeriun, sado në formë lakonike dhe, gjithashtu, lidhur me këto çeshtje që tregojnë për deklaratën hyjnore në atë formë të kuptueshme për këdo, veçse pohimi i tyre për njeriun duket pamundësisht i jashtzakonshëm.(!)
Me shpresën se në të ardhmen një tjetër më i aftë do t'i komentojë këto lloj ajetesh të Kur'anit brenda përmasave të shprehjes së tyre, nuk dua të zgjatem më tej.
1) ...brenda një kohe njëvjeçare është fjala për një kurs kualifikimi njëvjeçar.
2) Në origjinal: esbabi nuzul (osm.)
3) Ibni Xheriri (Taberiu): Ebu Xhafer Muhammed bin Xherir Ibni Jezid (224-310H/838-932). Komentator i shquar i Kur'anit.
4) Citimet e Kur'anit janë marrë nga përkthimi shqip i H. Sherif Ahmetit. Kur janë interpretime të vetë autorit të librit, janë të cilësuara.
5) Abdullah Ibni Abbas: djali i të ungjit të Profetit Muhammed. I shquar në disa fusha si koment Kur'ai, drejtësi, etj. (vd.68H)
- Publikuar më .