• Home
  • Veprat
  • Lëkundjet që solli shekulli
  • Kaderi
  • Në një ajet, Zoti thotë: "Kë të dua nga robtë e mi, e çoj në udhë të drejtë" A s'është ky një dallim që bën Zoti mes robve të vet?

Në një ajet, Zoti thotë: "Kë të dua nga robtë e mi, e çoj në udhë të drejtë" A s'është ky një dallim që bën Zoti mes robve të vet?

Më së pari, edhe nëse Allahu bën një dallim, kush ka të drejtë t'i thotë Atij pse bën dallim? Allahu është i zoti i mallit. Na vërtit neve midis gjërave të tjera të njohura, por askush nuk ka të drejtë të pretendojë për ndonjëfarë të drejte. Ai është zotëruesi i të vërtetës së shprehur kështu: Ai, pronari i mallit, mallin e vet e përdor si të dojë. Veçanërisht, kur bëhen pyetje në lidhje me Të, duhet pyetur me shumë delikatesë dhe edukatë. Allahu është Pronari i Mallit(1) që ka në dorë çdo gjë. Në këto kushte, askush s'ka të drejtë të bëjë një pyetje si më sipër, sepse është diçka që bie në kundërshtim me edukatën.

Por mund të thuhet vetëm kështu: "Po qe se Providenca Hyjnore më çon në udhë të drejtë ose në veprime të padrejta, mbi ç'parime, mbi ç'baza dhe mbi ç'urtësi do të më kritikojë mua, vallë? Sepse Ai është Gjykatësi Absolut(2). Cila është, vallë, urtësia e Tij në këtë çeshtje?"

Po Allahu kë të dojë e çon në udhë të drejtë, kë të dojë, në të shtrembër. Në Kur'anin e Madhnueshëm kjo specifikë është përsëritur gjithkund po kështu. Dëshira Hyjnore(3) është esenciale. Në këtë subjekt, specifika ku duhet bërë kujdes, është kjo: udha e drejtë dhe udha e shtrembër janë nga krijimet e Allahut. Por shkaku është iniciativa e robit. Iniciativa e robit është aq e dobët, sa që pothuaj nuk futet fare në hesap dhe thuhet se krijimi i të gjitha universeve i përket drejtpërdrejt Individualiteti që është Allahu(Xh.Xh.)

Le ta ndriçojmë çeshtjen me një shembull. Bie fjala, ne kryejmë veprimet e të ngrenit ushqim dhe e të pirit ujë. Si rezultat i kësaj ngrënieje dhe pirjeje, proteinat, vitaminat, metalet e ndryshme zënë vendin e vet në trup dhe kryejnë funksiomnet përkatëse specifike. Të gjitha këto veprime e funksione-secila një çeshtje më vete –bëhen me aq llogarira të imta e të ndjeshme, sa ato të njeriut nuk do të mjaftonin për të zgjidhur as veprimet që lidhen me futjen vetëm të një kafshate në gojë. Edhe po të supozohej që mjaftojnë, fuqia e domosdoshme që ka njeriu në dorë për të futur kafshatën në gojë dhe zgjuarsia në kokë, janë dhënë nga Allahu që në krye të herës. Me të futur njeriu kafshatën ne gojë, Allahu ve në veprim gjendrat e pështymës, e lag gojën dhe, ndërsa ushqimi zbutet në gojë, lajmi shkon menjëherë në tru nga ku stomakut i transmetohen të shifruara: "Kujdes! Sekreto ç'duhet nga lëngjet dhe acidet se po të vijnë këto e këto lloj ushqimesh!" Menjëherë fillojnë të veprojnë të gjitha pjesët e stomakut. Sikur njeriu të marrë e të mendojë me kokën e tij vetëm këto që u thanë gjer këtu, s'bën dot as më të paktën prej tyre, madje. Mbetet të themi se nganjëherë njeriu edhe përtyp gabimisht!

Stomaku kryen funksionin që i përket. Për shembull, tret ato lëndë që tret si niseshtetë dhe glukozat. Dhe puna s'mbaron këtu; kur ushqimi nis të shkojë në zorrë i dërgohet shifra: "po vijnë këto gjëra…" p.sh, lëndë të forta që mund të treten me acide (Këtu njeriu s'përzihet.) Pastaj lëndët celulozike hyjnë në zorrë të cilat, ndërkaq, kanë filluar të funksionojnë. Një pjesë e këtyre lëndëve, si p.sh. lëkura e mollëve, meqë në trupin e njeriut nuk ka enzima për to nuk treten, por nxirren jashtë. Të gjitha këto funksione zhvillohen në kuadrin e një ndjeshmërie të lartë dhe marrin udhë me informacion. Pastaj radha i vjen mëlçisë, e cila, edhe ajo, kryen qindra detyra që i përkasin posaçërisht asaj…

Shohim se një kafshatë, pas hyrjes në stomakun e njeriut e gjersa të kthehet në trupin e tij në një gjendje të dobishme, kalon nëpër mijëra trajtime. E në këto mijëra trajtime vetë njeriu nuk merrë pjesë fare.

E, tani, po të ngrihej ky njeri mosmirënjohës e të thoshte: "unë e futa kafshatën në gojë, trupit i dërgova hekurin e karbonin e i bëra stok; qelizave të ndryshme u dorëzova nga gjërat që kishin nevojë; cilës deshi vitaminë-vitaminë, silës deshi proteinë-proteinë; ua rregullova edhe temperaturat dhe i futa të gjitha në veprim", a nuk do të pretendonte të ishte ortak i Allahut në këtë veprimtarinë e Tij?

Në këtë subjekt, ndoshta gjëja e domosdoshme që duhej menduar e thënë, do të ishte kjo: ky mekanizëm enigmatik vihet në veprim me një dorë të padukshme. Sapo të fus kafshatën në gojë, menjëherë fillojnë të ngjajnë gjëra të fshehta. Për pasojë, unë s'kam të bëj me trajtimin e kësaj kafshate. Allahu (Xh.Xh.) është krijuesi i kësaj verptimtarie. Hyrjen e kafshatës dhe gjithë ç'ndodh më tej e ka krijuar Ai. Me këtë formë të shprehuri, puna që i përket njeriut nuk i ngarkohet Allahut. Ndoshta i ngarkohet Allahut puna e Allahut(!) Në këtë subjekt njeriu ka një iniciativë aq fragmentare, saqë nuk ka te drejtë kurrë që punën t'ia ngarkojë vetes!

Le të vijmë te udha e drejtë. Kjo është çeshtje e tillë e rëndësishme, sa që vullneti i njeriut për ta siguruar atë, është identiteti i një manifesti aftësie në miniaturë(4). Për shembull, shumë herë dua që me zemrën të ngrohtë e të hapur, me të gjithë pasurinë e ndjenjave t'i hapen plotësisht xhemaatit(*). Mirëpo, ve mâ teshaune illâ en jeshaallah, po s'deshi Allahu, ju s'mund të dëshironi asgjë (Kur'ani, Insan:30)(5). Për pasojë, nuk mund t'i shpreh tërë ndjenjat, nuk mund të hapem plotësisht. Vetëm mund të them ca gjëra fatalisht të mundshme(6). Dua që Ligjësinë Hyjnore(7) dhe Ligjësinë Kuranore(8) si më sipër, t'i transmetoj sinqerisht. Mirëpo çdo gjë ngec në një pikë. Sa shumë që dëshiroj të kapërcej vetveten kur drejtohem në namaz, ta harroj vetveten duke u fundosur në emocione, të zhvishem krejt nga bota dhe gjërat e saj! Ç'e do se nuk arrij të realizoj as një të mijtën e kësaj dëshire. Kjo do të thotë se, në qofsha i sinqertë, në dorë kam thjesht vetëm një dëshirë. Të tjerat i përkasin plotësisht Krijuesit… O Zot, gjer kur të mbyllim sytë për të fundit herë, mos na ler ne për ne!…

Kujdes! Eja për ngazëllim fetar, për pasion fetar, për kënaqësi fetare, për dëshirë parajsore dhe për të pranuar e marrë çdo gjë që vjën nga Providenca Hyjnore, të gjitha këto janë dhurata hyjnore të tilla që në gjoksin e njeriut mund t'i shtresojë vetëm Allahu. Njeriu vetëm merr iniciativë. Prandaj Saduddini Taftazani(9), lidhur me këtë, ka thënë kështu: Besimi, përmes përdorimit të vullnetit të vet të cunguar nga njeriu, është një pishtar që ndez atë pishtar! Në një përfundim të tillë të madh, ajo çka bën ti, s'është gjë tjetër veçse përdorimii vullnetit tënd të cunguar. Është sikur vetëm të shtypje një buton dhe mbi jetën tënde të përhapej dritë! Si të ndriçohej mjedisi nga mijëra abazhure vetëm me një të shkelur butoni, vetëm një kthim i vullnetit të cunguar kah ana e besimit bëhet shkak për ndezjen e dritave të udhës së drejtë!

E, pra, jemi të detyruar që këtë çeshtje ta kuptojmë në analogji me atë kafshatën në gojë. Ve mâ teshaune illâ enjeshaallah, po s'deshi Allahu, ju s'mund të dëshiroi asgjë dhe…Allahu e le të humbur atë që do dhe e udhëzon atë që do… (Kur'ani, Muddesir:31). Sipas këtyre koncepteve, njeriu nuk mund të dëshirojë tjetër nga ajo që dëshiron Ai, ata që Ai i le të humbur, s'i kthen dot në udhë të drejtë dhe as ata që Ai i udhëzon, s'i shmang dot nga udha e drejtë!

Si përfundim, shumica e punëve i përkasin Atij. Çka na përket neve, është aq fragmentare dhe e cunguar, aq e vogël, sa që të dalurit për zot tërësisë së gjërave nga ana jonë si pasojë e moskonstatitmit të këtij fakti, s'është gjë tjetër veçse guxim dhe mungesë edukate ndaj Allahut!


1) Në origjinal:: Maliku'l-m,ulk(o.s.m.)
2) Në origjinal: Hakim-i Mutllak (os.sm.)
3) Në origjinal: Meshiet Ilahi (o.s.m.)
4) Në origjinal: izhar-i Lijakat (osm.)
5) Transriptimi de interpretimi i autorit
6) Në origjinal: ala kaderil-imkân (arab.)
7) Në origjinal: Ahkam-i Ilahije (o.s.m.)
8) Në origjinal: Ahkam-i Kuranije (Osm.)
9) Saduddini Taftazani (722-792/1322-1389) Dijetar i shquar në fushë të Islamit

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.