• Home
  • Veprat
  • Lëkundjet që solli shekulli
  • Islami
  • Thuhet se Islami është në përshtatje me mendjen dhe logjikën. Mirëpo Islami mbështetet mbi dogmën dhe, për pasojë, kërkon nënshtrim. A mund ta shpjegoni?

Thuhet se Islami është në përshtatje me mendjen dhe logjikën. Mirëpo Islami mbështetet mbi dogmën dhe, për pasojë, kërkon nënshtrim. A mund ta shpjegoni?

Po, ashtu është. Islami edhe është në përshtatje me mendjen dhe logjikën, edhe kërkon domosdoshmërisht nënshtrim. Sepse mendja dhe logjika me nënshtrimin nuk përbëjnë antonim(1). Diçka mund të jetë logjike emundtë kërkojë edhe nënshtrim. Përballë një spesifike që kërkon nën shtrim, askush nuk mund të konkludojë në formën kjo s'është logjike. Edhe logjika nuk e pranon nj ëkonkluzion të tillë. Dhe tani le të përpiqemi ta shpjegojmë këtë çeshtje përsëri brenda kornizës së mendjes dhe logjikës.

Së pari, Islami i ka trajtuar çeshtjet, besimi i të cilave është i domosdoshëm, me librin ku lexohet gjithësia dhe na i ka shpjeguar neve mendërisht e logjikisht. Pasi na eka provuar në këtë mënyrë madhështinë dhe kujdeatarinë hyjnore(2) të Providencës Hyjnore,është trajtuar profetësia në cilësinë e domosdoshmërisë reciproke(3), domethënë të nevojës së paevitueshme për njëri-tjetrin dhe kjo domosdoshmëri është argumenruar me argumente mjaft bindëse. Për të lajmëruar këtë madhështi, ndihet nevoja e profetëve, kurse të gjitha argumentet që sjellin si konkluzion pushtetin e Tij, janë mjaft mendore e logjike.

Pas vdekjes, njerëzit duhet të ringjallen e të fitojnë një jetë të amshuar nëmënyrë që ndjenja e përjetësisë dhenë atyre, të mo jetë ose të mos mbetet diçka e kotë. Sipas asaj që Providenca hyjnore është i pastër nga kotësirat, një jetë të tillë do t'u dhurojë njerëzve. Gjithashtu, Ai që e krijoi qenien për herë të parë, do të bëjë edhe krijimin e dytë.

Kur'ani është fjala e Zotit. Sikur të gjithë njerëzit dhe xhindet të bëhen bashkë, nuk mund të sjellin diçk të ngjashme qoftë edhe menjë ajetin e vetëm të tij. Me që ai është fjala e Allahut (Xh.Xh.), atëherë edhe Teurati, Ungjilli, Zeburi si dhe të gjitha shkrimete kalura nën vërtetimin e Tij, me identitetin e tyre origjinal, janë fjala e Allahut (Xh.Xh.)…

Këto çeshtje që i kemi trajtuar imtësisht dhe gjerësisht një e nganjë nëvendet përkatëse lidhur me tematikën përkatëse, nuk do t'i shtjellojmë këtu. i preka vetëm për të dhënë një mendim. Tani, pasi të gjitha çeshtjet përkatëse të dogmës të cilat duhen besuar, të jenë provuar me argumente të tilla mendore e logjike, puna vjen në një cak pas të cilit njeriu nuk mund të ecë me këmbët prej argumentesh. Kuptimet mbi të vërtetën që përceptoi me ndërgjegje dhe qëndjeu me zemër, janë aq të qëndrueshme, sa që argumentet atje mbeten krejt të zbehta. Kjo është një çeshtje niveli (shpirtëror) dhe është mjaft normale. Puna shkon gjer atje s personalitete të mëdhenj si Imami Rabbaniu,(4) pasi kanë plotësuar sejir minallah(5), kanë pohuar se përsëri njeriu do të ndiejë nevojë për argumente, në një kohë kur evenimenti i sipërpërmendur është një situatë e posaçme për njerëzit që kanë plotësuar miraxhin(*) në atë nivel dhe s'kanë të bëjnë me shumicën prej nesh.

Çdo punë dhe veprimtari Providencës Hyjnore është e mbështetur në mendjen dhe logjikën. Si të mos jetë, kur Ai është i Ditur dh Zotërues, gjëra të kota, s'bën… Me të vërtetë ne, me anë të ligjeve të fizikës, kimisë, astronomisë dhe astrofizikës arrijmë një pjesë parimesh të qëndrueshme dhe shohim se para kësaj veprimtarie, bëmat e njerëzve më të aftë mbetën shumë të zbehta. Kurse në çdo punë të Allahut (Xh.Xh.) kanjë urtësi. Dhe kjo urtësi është mendore dhe logjike, zhvillohet plotësisht në këtë vijë.

Ja, pra, ajetet e krijimit të botës së ndryshueshme(6), të sjella së bashku nga ana jonë me anë argumentesh të tila objektive e subjektive(7), na shtrëngojnë t'i besojmë Providencës Hyjnore me një besim në përshtatje me madhështinë dhe lartësinë e Tij. Është fjala, pra, për mendje e logjikë në fillim e në fund për nënshtrim. Me që iu nënshtruam dhe i nënshtrohemi Atij, atëherë duhet edhe të bëjmë ato që thotë Ai. Natyrisht, këtu na dalin përpara çeshtje lidhur me adhurimin, të gjitha specifikat e namazit, agjërimit, zeqatit dhe haxhit, të tilla që kanë të bëjnë me njeriun si rob të Zotit…

Nga një këndveshtrim, plotësimi i këtyre është nënshtrim. Por është gjithmonë e mundur që midis këtyre të ecim sërish me këmbët prej mendjeje dhe logjike si dhe t'i kushtëzojmë këto me një vlerësim nga pikëpamja e urtësive që përmbajnë.

Sigurisht që ka shumë urtësi në detyrimin(8) e namazit në pesë kohë të caktuara pa lejuar kapërcimin e kohëve. Pa asnjë dyshim, nuk është i rastit detajimi i tillë i veprimeve të namazit. Urdhëri i larjes së organeve në abdes sigurisht mbështetet në një dobi. Sa rol të madh ka në ndërtimin e jetës shoqërore falja e namazit në bahkësi(9)! Sa dobi ka marrë përsipër detyrimi i zeqatit në pikëpamje të ruajtjes së ekuilibrit të varfër-të pasur! Dobitë që i sjell shëndetit të njeriut agjërimi, janë pa numërim. Madje, mrekullia marramendëse e vendimeve përkatëse të Kodit Penal të Islamit dhe sa e sa urtësi të tjera që, po të shqyrtohen e analizohen tërësisht nga këndi i mendjes dhe logjikës, do të na çojnë ne përsëri në të njëjtën pikë, në nënshtrim.

Po e shqyrtojmë haxhin, sa për shembull. Le të themi se e kemi pranuar qysh në fillim detyrimin e haxhit, sepse Providenca Hyjnore thotë: Ve lillâhi alennâsi hixhuxhul bejti… (Kur'ani, Ali Imran:97)(10) si dhe ia ka bërë të detyruar këtë çdo muslimani burrë apo grua që ka mundësi. Një vështrim i tillë është fillimi i punës nga nënshtrimi. Në emër të nënshtrimit themi si urdhëron!(11) dhe vrapojmë për në haxh. Pas kësaj nisemi të shqyrtojmë premtimet e dhëna neve nga haxhi në përmasa të botës Islame. Haxhi është një kongres i Botës Islame të përfaqësuar nga njerëz të çdo niveli. Dhe ndodhen në gjendjen bazale më të shkurtër e më të garantuar të mundësisë së sjelljes së muslimanëve në një trup të vetëm. Si dhe po ta vështronim çeshtjen nga fronti i drejtësisë shoqërore, sjellja këtu në një vend e njerëzve pa dallime të pasur-të varfër, të ditur-të paditur, me mendimin vetëm për të kryer detyrën e robit ndaj Zotit duke u trajtuar vetvetiu secili në të njëjtat kushte e në të njejtin nivel, do të na e fuqizonin afinitetin tonë ndaj të veçantës se ç'sistem mbarë njerëzor është Islami dhe do të na bëhej, kjo, mbështetje për vendosmërinë tonë besimore.

Po deshët, le të fillojmë të ecim me këmbët prej mendjeje e logjike, ta trajtojmë çeshtjen dhe, në përfundim, të arrijmë të vendosur në pikën e nënshtrimit; po deshët, letë dalim në udhë të nënshtruar, t'i përdorim si mjete mendjen dhe logjikën e pstaj të arrijmë sërish në të njejtën pikë. Këta nuk janë faktorë që do të ndikonin në konkluzion.

Për pasojë, Islami, nga një drejtim, është mendor dhe logjik. Nga një drejtim tjetër, baza e tij është nënshtrimi. Po aty fillon me mendjen dhe logjikën dhe arrin në nënshtrim, po aty, nisur nga nënshtrimi, shkon tek mendja dhe logjika, të cilat, nga ana e tyre, përsëri e çojnë njeriun në nënshtrim. Në fund të fundit, nuk mund të jenë ndryshe rregullsia dhe sistemi i Allahut (Xh.Xh.) që na ka vënë përpara këtë gjithësi në formën e një libri…


1) Antonim: (gjuhësi) fjalë me kuptim të kundërt
2) Në origjinal:rububijet
3) Në origjinal: telâzum
4) Imami Rabbani: Ahmet Faruki Serhendi (971-1034H/156-1624)
5) Në origjinal: sejir minallah: shuh bashkë me miraxh
6) Në origjinal: tekvini ajetleri
7) Në origjinal: âfâki ve enfusi
8) Në origjinal: farz shih në fund të librit
9) Në origjinal: xhemaat : shih në fund të libriut
10) …Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim...
11) Në origjinal: lebbejk (arab.)
*) Miraxh: shih në fund të librit

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.