Ç'kuptohet ose ç'duhet të kuptojmë me fjalën drejtësi?

Drejtësia është një rrugë e mesme midis qëndrimit të ashpër, ekspansiv, të rreptë, të pamëshirshëm, nga njera anë, dhe qëndrimit indiferent, tolerant, të pakujdesshëm e mospërfillës, nga amna tjetër. Duke u nisur me faktin se drejtësia bëhet shkak për shumë dobi, ajo është identiteti i përdorimit të një pjese dhuntish të karakterit të njeriut në drejtimin e përcakruar nga Krijuesi. Po, disa energji dhe dhunti që ndodhen tek njeriu, si epshi, zemërimi, ndrojtja dhe mendimi, po të kanalizohen mirë e bukur, do të kemi drejtësi, po të kalohet në skajet ashpërsi ose mospërfillje, do të kemi perversitet, mbrapshti.

La ta konkretizojmë këtë. Në kuptim të përgjithshëm, epshi është ekzistenca ose kindja tek njeriu e dëshirës për të jetuar jetë si dhe për gjera të tilla që do të bëheshin shkak për të vazhduar gjininë njerëzore. Një aspekt i kësaj dëshire është të ngrënët, të pirët e veprimtari të tjera jetësore me anë të të cilave njeriu relizon vazhdueshmërinë e ekzistencës elementare e të shëndetit të vet. Tani, po të dilnim jashtë kuadrit të trajtimit të arësyeshëm të kësaj ndjenje a dëshire, do të kalonim në qëndrime skajore. Nga njëra anë, duke e parë atë si një xhelat që na ka zënë udhën drejt përsosmërisë, do t'i shmangeshim plotësisht asaj ashtu siç bëjnë etërit e kishës e ky do të ishte një qëdrim i skajshëm mohues e mospërfillës. Nga ana tjetër, me gjykimin e sotëm vulgar, duke mos njohur asnjë lloj kufizimi, do ta quanim legale çdo marrëdhënieje të kësaj natyre, gjë që do të ishte skaji tjetër i teprisë dhe ekspansivitetit.

Po kështu qëndron puna edhe me zemërimin: një grafullim, një shfryrje ndaj gjërave pothuaj të paqena, një tepri e skajshme siç thotë populli për një plesht djeg jorganin; skaji i kundërt me këtë, është qëndrimi i qetë e mospërfillës përballë nëpërkëmbjes së gjërave më të vyera e të shenjta, përballë asgjësimit të nderit përmes shkeljes së virtytit. Kurse drejtësia – një bulurimë, një kërcënim ndaj mohimit, padrejtësisë, shtypjes, ndërsa një qëndrim i butë dhe mirëkuptim ndaj anës tjetër, veçanërisht ndaj rasteve që do të bëheshin shkak për durim dhe dobi.

E njëjta gjë ndodh edhe me ndrojtjen. Është një qëndrim i skajshëm i karakterizuar nga dyshimi dhe frika ndaj gjërave pothuaj të paqena, gjë që e kthen jetën në mundim(1); e kundërta është qëndrimi mospërfillës ndaj gjërave për të cilat duhet patur dyshim e frikë. Në rastin e parë është frika ndaj çdo gjëje në përgjithësi, për pasojë, mendimi për t'i ngarkuar çdo gjëje cilësi hyjnore, një shqetësim dhe telash ky që ka mbushur plot me idhuj rrethinat e Gangut. Në rastin e dytë kemi të bëjmë me marrëzinë për të mos ndjerë ndrojtje e shqetësim nga asgjë e askush në tokë e në qiej, me çmendurinë që di t'i zvarrisë gjer në vdekje të lidhurit a të varurit ndaj një personi të tillë. Kurse drejtësia, duke futur në llogari gjëra që priren kah rëndësia jetësore, njëkohësisht me konsideratën ndaj kujdesit e maturisë, është të mos dhënit shumë rëndësi një pjesë supozimesh shqetësuese me mundësi shumë të largët.

Edhe për mendimin mund të parashtrohen shqyrtime të ngjashme. Është teprim t'i besosh vetëm mëndjes pa futur në llogari variantet e zhgënjimit e të perceptimit; është mospërfillje dhe indiferencë t'i hysh një pozitivizmi kategorik duke mënjanuar plotësisht mendjen; ose, duke konsideruar esenciale vetëm ndërgjegjen, të mohosh çdo gjë jashtë saj. Në qëndrimin e parë të skajshëm shohim llafazanërinë hileqare të llogjicistëve të vjetër si dhe dialektikën e materialistëve bashkëkohorë; në skajin tjetër, pozitivizmin e August Kontit dhe misticizmin kristian. Drejtësia në mendim është realizimi i kombinimeve të reja duke vlerësuar frytet e vëzhgimit e të perceptimit, përpjekja për të konceptuar elementet që s'hyjnë në sferën e vëzhgimit e të perceptimit. Kurse orientimi i mendjes duket i mundur vetëm nën spektrin ndriçues të revelacionit. Një mendje që ua ka kthyer shpinën frymërave qiellore, është dënuar të jetë ose një faraon nën aureolën e jë krenarie Aristoteliane, ose diçka e tillë si një mizë dimri e vetmuar brenda mureve të një kishe.

Ashtu siç mendja është fundament në këto ndjenja, në të cilat jemi zotërues, është një fundament edhe në tërësinë e gjerave mbi të cilat, po ashtu, jemi përgjegjës. E drejta, e mishëruar në këtë formulim, është kusht në besim dhe rrjedh, së pari, nga fakti që ekzistenca e Zotit aprovohet e cilësuar me atribute përsosmërie, ndërkaq, e pastër nga atribute që shfaqin mangësi. Sepse, ashtu siç quhet ilhad dhe ta'til, ateizëm dhe mohim mospranimi i ekzistencës dhe atributeve të Zotit, ashtu edhe kategorizimi se Allahu është trup i përbërë prej elementesh dhe organesh dhe ka një vend të caktuar, quhet teshbih(2) dhe kufur, ngjashmëri dhe blasfemi. Kurse pikëpamja dhe dogma se Allahu ekziston me atribute përsosmërie dhe është i pastër nga gjëra të tilla si trupi, lënda, organet dhe mjetet, si dhe i pavarur nga hapësira, është një qëndrim i drejtë dhe rrugë e mesme midis dy rrëshqitjeve të skajshme si më sipër.

Edhe çeshtjet e tjera i përkasin dogmës, mund t;i marrim në dorë me të njejtën metodë. Për shembull, të thuash njeriu nuk zotëron forcë si dhe mundësi zgjedhjeje, përbën dhunim; kategorizimi njeriu është krijuesi dhe zotëruesi i të gjitha gjerave që dalin në shesh, është një voluntarizëm tendecioz. Kurse të pranosh vullnetin e njeriut dhe të trajtosh esencialisht se çdo gjë është e krijuar nga Allahu, e gjitha kjo, sipas një sharti adi, një kushti elementar, është diçka e drejtë.

Edhe në specifikat praktike bëhemi dëshmitarë të zbatimit të drejtësisë. Së pari, është e drejtë të trajtosh të gjitha punët tona në kuadrin e drejtpeshimit midis kësj bote dhe amshimit, midis trupit dhe shpirtit. Përkundër kësaj, vegjetimi dhe jetesa materiale pa u kushtuar kujdes jetës ndjesore dhe botës shpirtërore, është një materializëm tendencioz, kurse spiritualizmi mistik që mohon dhe refuzon tërësisht lëndësoren, është edhe ai një qëndrim i skajshëm mospërfillës në anë të kundërt. Ndërkaq, drejtpeshimi midis këtyre dy skajeve përbën një qëndrim të orientuar.

Në se ndër këto dy specifika skajore njërën e përfaqëson ebraizmi, tjetrën e përfaqëson kristianizmi. Për shembull, në ebraizëm, në vrasjen me paramendim është e detyrueshme vrasja e katilit pa u diskutuar mundësia e aktit të faljes, kurse në kristianizëm falja është e detyrueshme. Në këto kushte, në rastin e parë kemi një ashpërsi skajore, në të dytin kemi një mospërfillje po ashtu skajore. Kurse e drejta është dënimi duke mbajtur hapur udhën e faljes. Në këtë mënyrë është e mundur të verëhet e të tregohet drejtësia brenda një jete të tërë mendore.

Drejtësia shoqërore që bëhet subjekt diskutimi as padrejtësia shoqërore ndërmjet tyre.

Ndoshta do të ketë edhe ndër ata kureshtarë që do të donin të pyesin për ç'ka kuptojnë nga drejtësia shoqërore. Ç'e do që një specifikë e tillë nuk mund të shtrëngohet në suazën e ngushtë të një subjeti pyetje-përgjigje, kështu që edhe ne, duke mos dashur të bëjmë një trajtim spekulativ, nuk po i hyjmë kësaj analize.


1) E ngjashme me atë që quhet komplessi i persekutimit.
2) Është fjala për antropologjizmin që konretozon Zoti duke ia përngjasuar njeriut.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.