A ekziston eteri dhe ç'është natyra e tij?
Shumë herët, kur ideja e eterit që ndodhej kudo dhe që ishte diçka shumë e imtë, e parashtruar me lëkundje nga Hugensi, u mbështet po kështu nga J. Clark Maxwell, ideja e boshllëkut absolut u harrua. Maksuelli thoshte se, pas vërtetimit të ekzistencës së dukurive elektromagnetike brenda hapësirës, ka nevojë për një mjedis ndërmjetës si eteri. Nga makrobota në mikrobotë, çdo gjë lëviz brenda në eter. Si rezultatin e parë të këtij zbulimi, Maksuelli pretendonte se valët e dritës s'janë gjë tjetër veçse valë elektromagnetike, për pasojë, edhe drita është një dukuri elektromagnetike. Në të vërtetë, ky zbulim ishte hapi i parë që çonte në unitetin e dukurive natyrore.
Në të vërtetë, para Maksuellit, edhe Faradei pati njoftuar se ngarkesat elektromagnetike nuk mund të lëvizin dhe nuk mund të bëhen aktive në hapësirë boshe, prandaj kanë nevojë për një mjedis ndërmjetës. Pastaj, me ligjet që zbuloi, njoftonte se këto ngarkesa lëvizin në formën e rrymave valore transversale dhe, njëlloj si drita, reflektohen dhe thyhen. Kurse Maksuelli pretendonte se drita është një valë relativisht e shkurtër. Më vonë, pas shumë eksperimenteve, Hertz-i e vërtetoi teorinë e Maksuellit. Ai provoi brenda një dhome se rryma elektrike e formuar në një skaj të dhomës shkakton rryma në një qark elektrik në një skaj tjetër të dhomës pa pasur asnjë lloj lidhjeje me të dhe se valët në fjalë kanë shpejtësi të barabartë me shpejtësinë e dritës. Pastaj këto valë u quajtën "valët Herc". Në të vërtetë, me këtë zbulohej esenca e radios dhe e telefonit pa tel që njihen dhe përdoren sot nga të gjithë.
Pas sundimit për një kohë të gjatë të idesë së eterit, Morley dhe Michelson deshën ta provonin eksperimentalisht ekzistencën e eterit dhe menduan kështu: në qoftë se nga një aparat që ndodhet në një pikë të caktuar të tokës, dërgohen në të njëjtin çast valë të reflektueshme në drejtim të kahjes së lëvjzjes së tokës dhe pingul me të, do të ktheheshin në pikën e nisjes jo në të njëjtën kohë. Më shpejt do të kthehej vala që nuk lëvizte në kahje të kundërt me lëvizjen eterit, pra, që nuk do të pengohej nga eteri. Por valët u kthyen në të njëjtën kohë duke treguar, me këtë, se nuk ekzistonte ndonjë lëndë e padukshme e quajtur eter! Edhe pse u përsëritën eksperimentet duke dyshuar në rezultatet e para, të gjitha rezultatet e mëpasme treguan të njëjtën gjë. Pra, për kalimin e valëve të radios nga një vend në një tjetër nuk ishte nevoja e një lënde ose mjedisi të ndërmjetëm.
Pati nga ata që e kundërshtuan këtë rezultat negativ. Nga këta, Lorenci, duke u mbështetur në parimin sipas të cilit trupat humbin në amplitudë në drejtim të lëvizjes, thoshte se kjo gjendje ishte edhe në eksperimentet dhe provat e Michelsonit dhe përpiqej ta vërtetonte matematikisht se të dyja valët ktheheshin në pikën e nisjes në të njëjtin çast. Për atë kohë dhe për ato kushte, ky kundërshtim ishte mjaft i arsyeshëm. Ndërkaq, ishte dhe është mjaft e rëndësishme të kuptohet se ç'gjë kishte provuar Michelsoni dhe se për çfarë e kishte fjalën Lonenci kur thoshte se eteri ekziston.
Njëri nga këta, duke thënë se s'ka eter pas provave dhe eksperimenteve që kishte bërë, gjithsesi e kundërshtonte ekzistencën e eterit duke e përfytyruar atë si një trup të ngurtë. Të paktën, ai e pranonte eterin si një lëndë që i ngjante ajrit, me natyrë si të atmosferës, mendonte se kjo lëndë e rrjedhshme e rrethonte tokën dhe lëvizte bashkë me të dhe provat dhe eksperimentet i bënte brenda një "eteri" të tillë të përfytyruar.
A nuk mund të ishte, vallë, gjëja që i thoshin eter, një gjë tej lëndës, si antilënda, antiprotoni, antineutroni, etj., për të cilat na flitet sot e me të cilat përvijohet një botë tjetër, e kundërt me botën tonë?
Mbetet të themi se edhe sikur të mos ketë për eterin një konkluzion pro të mbështetur në vëzhgim dhe eksperimentim, ne s'kemi ende sot njohuritë e duhura për të thënë me një të rënë të lapsit se eter nuk ka!
- Publikuar më .