Tërheqja Ndiesore Nga Këndvështrimi i Urtësisë
Tërheqja ndiesore ndaj gjërave lëndore është trupore e materiale, kurse ndaj gjërave moralo-shpirtërore, shpirtërore e ndërgjegjësore. Kështu, tërheqja dhe dashuria ndaj bukurive të jashtme, meqë ato janë të përkohshme, është e shoqëruar me ndërprerje dhe ndarje, kurse tërheqja dhe dashuria ndaj bukurive moralo-shpirtërore është pa ndarje, e përhershme.
***
Po qe se në një zemër, dashuria është e vërtetë, armiqësia është simbolike; po qe se armiqësia është e vërtetë, dashuria është simbolike. Një çelës, ky, magjik që zbërthen shumë gjëra të vështira...
***
Kur kënaqësitë e shpresuara shtihen në dorë, vjen vdekja si e shpresës, ashtu edhe e dashurisë për to. Dashuria dhe shpresa janë flatrat e shpirtrave kërkues dhe shfaqen tek ta gjatë gjithë kohës së kërkimit...
***
Mjekët e përcaktojnë veprimin e sëmundjes me anë të simptomave, kurse i sëmuri, duke e ndjerë dhe vuajtur atë. Po kështu, dashurinë, kush dashuron, tërheqjen, kush tërhiqet, kënaqësitë shpirtërore që përbëjnë diturinë e shpirtit,[1] dijetarët e shpirtit[2]...
[1] Në origjinal: hâl ilmi (osm.)
[2] Në origjinal: ârif (osm.)
- Publikuar më .