Therorët e Dashurisë
Botët e ndriçuara e të lumtura të së ardhmes do t'i ngrenë vetëm heronjtë e dashurisë me zemrat ngritur peshë me dashuri. Heronjtë e dashurisë me buzë të qeshura nga dashuria, me zemrat të gatuara me dashuri, me vështrimet të mbushura me dashuri për njeriun, heronjtë që marrin mesazhe dashurie nga diejt që lindin e perëndojnë, nga yjet që ndizen e shuhen...
***
Edhe zemërimi dhe tërbimi madje i therorëve të dashurisë të cilët e kanë përshtatur veten ndaj mjedisit duke marrë si masë dashurinë, meqë paraqesin seriozitet dhe dashuri sepse kanë veprim rregullues e drejtues, konsiderohen gjithmonë sendërtues e të dobishëm.
- Publikuar më .