Lutja
Lutja është ushqimi i shpirtit dhe ky ushqim i duhet dhënë pandërprerë!
***
Lutja është një magjistar që i jep krahë vullnetit; sekretin e kësaj nuk mundet ta kuptojnë veçse ata që luten vazhdimisht!
***
Duke i kapërcyer shkaqet dhe pretekstet, lutja është edhe siguria në fuqinë e Allahut, edhe shpallja e dobësisë së njeriut!
***
Virusi më i rrezikshëm që i bie në qafë lutjes është njohja e shkaqeve si agjentë të vërtetë. Shpirti i kapur nga ky virus kërkon mjekim "ekstra"!
***
Lutja më e mirë e bërë kundër dhunës është lutja e bërë në kohën e prehjes dhe rehatisë!
***
Imzot, shtoma besimin dhe sigurinë në Ty dhe në lutjet drejtuar Ty dhe më bëj ta ndiej me vetëdije se respektimi i shkaqeve është një detyrë!
***
Imzot, as kam mundësi ta duroj ndëshkimin Tënd, as dhe kam fuqi të mbes pa mëshirën Tënde!
***
Imzot, dhe në bëfsha pabesi duke ndenjur larg Teje, gjendja ime thërret me të madhe se nuk do të mund të rri pa Ty! E kërkoj favorin Tënd jo për të shpëtuar prej pabesisë sime, por se kam aq shumë nevojë për Ty!..
- Publikuar më .