Sjellja dhe Veprimi
Besimi fetar konkretizohet me veprim...
***
Gjërat që bën, besimtari i bën me mendimin se i nënshtrohen kontrollit të Allahut.
***
Shiu ndodhet në ajrin me re, kurse sjelljet e mira, në zemrat e lidhura pas Allahut!..
***
Çdo gjë mund të vihet nën kontroll, por karakteri, vështirë...
***
Eshtë turp për njeriun e moshuar që të pijë gji, por edhe prerja prej gjirit, e vështirë...
***
Nxehja e njeriut që nuk nxehet kurrë, është e veçantë...
***
Ashtu si hija e shkopit të shtrembër nuk do të jetë e drejtë, ashtu edhe sjelljet e dikujt që nuk e ka balancuar mirë peshoren e zemrës, nuk mund të jenë të drejta...
***
Po qe se njerëzit të kanë dhënë ty një vend sipas sjelljeve të tua, është e kotë të presësh një trajtim tjetër prej tyre pa e ndryshuar veten...
***
Nuk ka gjë më të ëmbël se kënaqësia, më të hidhur se nevojtaria ndaj të tjerëve dhe më të rëndë se besimi kur kushtet nuk e lejojnë...
***
Fjala pa punë, miqësia pa besë dhe jeta pa kënaqësi s'janë tjetër veçse nga një gënjeshtër më vete...
***
Afrohuni e shkrihuni me njëri-tjetrin si të dashurit, por në punë e veprime silluni sipas parimit të të qenit të huaj...
***
Lëre, mos fol ti për veten tënde, të flasin punët dhe sjelljet e tua për ty!..
- Publikuar më .