Bota e Brendshme
Çdo mendim që na hyn në shpirt dhe lëshon rrënjë atje, herët a vonë e jep frytin e tij. Ky fryt mund të jetë edhe i ëmbël, parajsor, edhe helmues, skëterror... Zemra e një njeriu, në trutë e të cilit ndodhen embrionet e së mirës, së bukurës, mirëkuptimit e faljes, gjithmonë të kujton kopshtet e parajsës. Dhe kurrë nuk mund të mendohet që një njeri i tillë të ngrihet papritmas për të vjedhur e grabitur, për të kurvëruar a për të vrarë, për të pirë alkool a drogë. Për të gjitha këto sjellje e veprime të këqia është kusht që në trutë e tij të ndodhen që më parë disa ide apo plane të këqia. Ndërkaq, gjërat e bëra nga njeriu, trutë e të cilit janë plot me ide të këqia e destruktive, janë krejtësisht reflektime të botës së tij të brendshme. Prandaj ndodh që çdo individ, kur ende s'ka arritur të vendosë në botën e tij të brendshme rregullin dhe orientimin, kurrsesi nuk mund të bëhet i bukur, nuk mund të duket i bukur në pamjen e tij të jashtme; edhe nëse duket, pa diskutim që kjo është kalimtare dhe pa diskutim që nuk mund të vazhdojë gjatë...
- Publikuar më .