Kaderi Është Çështje Ndërgjegjeje
Ekzistenca e Zotit dhe profetësia e Hz. Muhammedit (s.a.s.) mund të provohen me argumente shkencore të ndryshme. Madje edhe çështjen e ringjalljes pas vdekjes mundemi ta provojmë me argumente shkencore. Por kaderi nuk është kështu. Kaderi është çështje konstitucioni shpirtëror dhe ndërgjegjeje, nuk është çështje shkencore dhe teorike.
Njeriu i beson kaderit sipas nivelit të vet të besimit, e kupton dhe e pranon atë në përmasat e kapacitetit të vet mendor. Sa e sa njerëz ka që kanë parë e kaluar shumë gjëra gjatë gjithë jetës, por kanë ikur pa kuptuar as çështjen më të vogël mbi kaderin. Këta persona që nuk i kanë bërë vend aspak në ndërgjegjet e tyre kuptimit të të fshehtës së kaderit, janë seriozisht njerëz fatkeqë. Eshtë e pamundur të të mos vijë keq për ta, megjithëse, siç thuhet, "ai që e pranon dëmin me vullnetin e vet, nuk e meriton dhembshurinë"! Këta nuk kanë mundur ta ndjejnë e ta kuptojnë se pas veprimeve të veta është veprimi i Zotit, se është Zoti zbatuesi i veprimeve të tyre! Sytë e tyre janë të shuar, vështrimet e tyre nuk kanë arritur dot gjer te e vërteta se punët që kanë për të bërë, janë përcaktuar qysh më parë nga Zoti në planin informativ. Jeta e tyre kalon në primitivizëm mendor, prandaj është shumë e vështirë që njerëz të tillë të mos bien në mendime të shtrembra!
- Publikuar më .