Bukuria e përjetshme e kërkon jeten tjeter
Le të dëgjojmë në një stinë pranvere këngën e zogjve dhe shushurimën e ujërave. Le të sodisim bukuritë krejt të blerta si smerald të të gjithë barërave dhe pemëve, lindjen dhe perëndimin e diellit dhe hënën në një natë pa re. Dhe le t’ia ofrojmë të gjitha bukuritë që shfaqen me pasqyrimet e tyre në gjithësi, shikimit të imagjinatës sonë!
Ja pra, kjo dhe të gjitha tablotë e ëmbla si kjo, janë paraqitje e bukurisë së Zotit. Me këto pamje e peizazhe që e ndjekin njëri-tjetrin, Ai na e tregon neve bukurinë e Tij. Edhe ne, duke e soditur bukurinë në këto veprat e Tij, biem në dalldi. Ai kërkon të na e bëjë të njohur veten, edhe ne përpiqemi ta njohim Atë!
Po qe se Ai, ndërsa ne jemi duke i soditur këto bukuri, e mbyll perden dhe na le në errësirën e mosqenies, dhuntia kthehet në ndëshkim, dashuria në fatkeqësi, kurse mendja në një vegël që na shkakton dhimbje dhe ankth. Mirëpo një Bukuri si Ai është i pastër nga një shëmti e tillë dhe i shenjtë.
Në të vërtetë, ajo që e bën dhuntinë dhunti dhe mendjen të marrë kënaqësi nga çdo gjë, është vazhdimësia e atyre dhuntive. Prandaj, Allahu do të hapë një vendbanim të veçantë ku do të na e tregojë vazhdimisht Bukurinë e Tij të përjetshme, do të na mbledhë dhe shpërndajë ne atje dhe dhuntitë e Tij të pafundme, Bukurinë dhe Përsosmërinë e Tij atje do të na i tregojë!
Gjithashtu, bukuritë e Tij janë të përjetshme. Në është kështu, duhet një botë e përjetshme ku bukuritë e Tij të gjejnë vazhdimin e vet dhe ku bukuritë e mërguara prej këtu, të vazhdojnë atje në mënyrë të pafundme. Sigurisht, ashtu siç në këtë botë ramë në dalldi me bukurinë e paraqitur, një ditë do të biem në dalldi edhe duke soditur Bukurinë e Zotit!
“Ka fytyra që atë ditë shkëlqejnë plot dritë dhe e shohin Zotin e vet!” (Kijame, 75/22, 23)
- Publikuar më .