Kuptimi i Jetes
A janë të gjithë vuajtjet e jetës pasuri e përhershme? Përgjigjja kushtëzohet nga synimet tona në jetë. Në fakt, domethënia e qëllimit të jetës është një proces i ngadaltë dhe tërheqës. Ne ndjejmë misterin e saj gjatë reflektimit me ekzistencën tonë dhe me natyrën njerëzore. Prandaj, koncepti ynë për jetën zhvillohet gradualisht gjatë gjithë jetëve tona.
Qëllimi i krijimit tonë është i qartë: të arrijmë në skaj të synimeve tona për besimin, dituritë dhe spiritualitetin, të reflektojmë universin, natyrën njerëzore, dhe Zotin dhe, kështu, të demonstrojmë vlerat tona si krijesa njerëzore. Përmbushja e këtij ideali është e mundur vetëm përmes mendimit dhe qëndrimit sistematik. Mendimi do të shkaktojë veprim dhe, si rrjedhim, fillon një "cikël i mbarë". Ky cikël do të prodhojë cikle më komplekse, të cilat janë krijuar përmes spiritualizmit për zemrën dhe njohurive për trurin, prandaj zhvillojnë përjetësisht idetë komplekse dhe prodhojnë më shumë projekte ambicioze.
Aktivizimi i një procesi të tillë tregon një besim të fortë, vetëdije dhe inteligjencë. Njerëzit me këto karakteristika mund të kuptojnë dhe analizojnë mënyrën e pamenduar të jetës së të tjerëve. Njerëz të tillë reflektojnë, bëjnë atë që besojnë se është e drejtë dhe, për pasojë, vazhdimisht thellojnë mendimet e tyre dhe fitojnë ide të reja. Ata besojnë që vetëm ata që reflektojnë thellësisht janë prodhimtarë dhe që dhimbjet dhe vuajtjet i durojnë për ta bërë besimin më të fortë dhe më të pranueshëm.
Ata jetojnë një jetë të reflektuar nga vëzhgimi i krijimit për çdo ditë, nganjëherë duke e lexuar atë si një libër ose duke qëndisur mendjet e tyre me njohuritë që fitojnë. Duke besuar dhe kuptuar që universi është krijuar për të qenë "gati", ata e shohin qëllimin e krijimit tonë si asgjë më pak nga kjo.
Në vetvete, ekzistenca është pikërisht bujaria që na drejton ne në një udhë të mbarë për zemërgjerësi. Prandaj, ne duhet të njohim vlerat e saj. Meqenëse jemi krijuar së bashku me një univers të tërë shpërblyes, ne atëherë duhet t'i shfrytëzojmë këto dhurata dhe të mira prej tyre.
Për të arritur këtë synim, ne duhet të shfrytëzojmë vullnetin tonë, një zë i lajmëruar dhe i kushtuar një vlere vetëm prej të Gjithëfuqishmit, dhe të zhvillojmë aftësitë dhe zotësitë tona për shtrirjen shumë larg të tyre, kështu të provojmë veten për të qenë qenie të bindura. Detyra jonë është të reflektojmë vendin tonë në jetë, përgjegjësitë tona dhe lidhjen tonë me këtë univers të paanë. Ne duhet të shfrytëzojmë mendimet tona të brendshme për të zbuluar anën e fshehtë të krijimit. Pas kësaj, ne do të fillojmë të kemi një kuptim të thellë për veten tonë, t'i shohim gjërat ndryshe, gjë që dëshmon se ndodhitë dhe rrethanat nuk janë ashtu siç duken, dhe të kuptojmë që ata janë duke u përpjekur të komunikojnë diçka me ne.
Unë besoj se ky duhet të jetë qëllimi i vërtetë i jetës. Ne jemi krijesat e gjalla më të rëndësishme në këtë univers. Në fakt, ne jemi më shumë si shpirti dhe esenca e tij, prej së cilëve zhvillohet pjesa tjetër e universit. Duke e marrë në konsideratë këtë, ne duhet të reflektojmë në univers dhe ta vëzhgojmë atë, kështu që të mund të realizojmë dhe përmbushim qëllimin e krijimit tonë. Detyra jonë është të gjurmojmë njohuritë dhe gëzimet hyjnore në zemrat dhe shpirtrat tanë, sepse vetëm kjo rrugë e jetës mund të na shpërngulë nga përpjekjet zhgënjyese për një jetë plotësisht materialiste dhe të dhimbshme.
Vlera që merr kjo jetë e dhimbshme duke e jetuar, është gëzimi që ne ndjejmë ndërsa ecim përgjatë udhës dhe marrim këto dhurata. Ata që ecin në këtë rrugë, janë vazhdimisht të kënaqur me njohuritë e shumta. Ata vrapojnë të entuziazmuar drejt qëllimit të tyre final si një lumë që derdhet në det.
Ne nuk besojmë që lumturia vjen nga burimet e jashtme të përkohshme. Lumturia e vërtetë vjen nga brenda, përgjatë thellësive të lidhjes sonë me Zotin dhe kthehet në një jetë të amshuar në qiell… Po, ky është gëzimi ynë. Bota jonë e brendshme është si një mbretëri për njohuritë hyjnore dhe vetëdija jonë është si një ndjekës për këto njohuri. Siç ne bëjmë me shenjë dhe presim gjatë gjithë jetëve tona për një pamje të lehtë kalimthi, shpirtrat tanë këndojnë me kënaqësi të plotë:
Zemrat tona janë froni yt, O Mbret! Mirë se erdhe në zemrat tona!
M. Lutfi[1]
Gjenerata jonë është e nevojshme të na udhëzojë për të arritur një besim të tillë përmes proceseve dhe lumturisë. Udhëheqja e tyre do të pohojë freskinë tonë për ta gëzuar rininë dhe jetuar drejt jetën. Ata do të shfaqin ekzistencën dhe joekzistencën si të njëjtën gjë, prapë ata ndjejnë pavdekësi në shpirtrat e tyre. Ata do të jenë të aftë të tregojnë që mund të bëjnë më shumë nga se ata mendojnë në një çift sekondash. Ata do të shohin jetën e përtejme të reflektuar në çdo gjë dhe për pasojë dëshmojnë jetën pa fund. Ata do të zbulojnë që jeta është e vlefshme kur e jeton. Ata do të dëshmojnë që i gjithë krijimi ngrihet dhe qëndron në shpirtrat e tyre. Dhe ata do të udhëtojnë përmes dimensioneve të shpirtrave të tyre, tamam si të ishin duke udhëtuar përmes galaktikave duke vëzhguar pafundësinë brenda dimensioneve që ata kanë arritur përgjatë kësaj jete të vdekshme.
[1] Muhammed Lutfi Efendi (1868-1956), i njohur edhe si Alvarllë Efe sepse ka shërbyer për 24 vjet si imam i qytezës Alvar të Erzurumit, studiues i shquar, poet dhe person spiritual.
- Publikuar më .